Shtohen dyshimet se vjedhja është më e madhe se 713 mln lekë

8 Shtator 2014, 21:53Politika TEMA

Për llogari të hetimeve që synojnë të gjejnë përgjegjësit dhe destinacionin e vërtetë të 713 milionë lekëve të vjedhura, Prokuroria e Tiranës ka vijuar gjatë së hënës marrjen në pyetje të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në cilësinë e personave që kanë dijeni për shkak të detyrës së tyre.

Anëtari i këtij këshilli, Petraq Milo është pyetur i pari dhe ka qëndruar në organin e akuzës të kryeqytetit për mbi një orë e 30 minuta. Pas tij është pyetur për gati dy orë anëtari tjetër, zoti Dhori Kule. Ndërkohë që edhe marrja në pyetje e zotit Ardian Civici ka zgjatur përafërsisht sa ajo e dy anëtarëve të tjerë të Këshillit.

Jozyrtarisht mësohet se të tre ata, me këndvështrimin e tyre kanë lehtësuar pozitat e Këshillit Mbikëqyrës, duke rënduar pozicionin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, tashmë i paraburgosur tek burgu 302.

Sipas tyre, Këshilli Mbikëqyrës ka funksionuar pa rregullore dhe ishte detyrë funksionale e guvernatorit të bankës që të emëronte guvernatorin e dytë, një post ky që ka mbetur bosh, e që sipas tyre ka sjellë edhe mungesën e kontrollit në Departamentin e Emisionit.

Për shkak të axhendës së paparashikuar dhe të ngjeshur, prokurorët kanë toleruar mos paraqitjen e anëtares tjetër të këtij këshilli, zonjes Elisabeta Gjoni, aktualisht gurvernatore e komanduar. Ajo do të pyetet të martën jo vetëm për rregulloren, por edhe për firmën e hedhur prej saj për asgjesimin e disa milionë lekëve, proces ky që në fakt nuk është zbatuar, që nga prilli deri në qershor 2014.

Pikërisht në këtë drejtim, hetimet duket se po marrin një kthesë të re. Në rrugë jozyrtare mësohet se prokuroria po firmos kërkesat për thirrjen e ekspertëve të pavarur, të cilët do të ribëjnë nga e para ekspertizën në Departamentin e Thesarit.

Ky veprim hetimor pritet të kryhet sa më shpejt, për shkak të dyshimeve të forta të prokurorisë se Banka e Shqipërisë në auditin e saj mund të ketë qenë e pasinqertë, atëherë kur deklaroi se janë vjedhur vetëm 713 milionë lekë, raporton Top Channel.

Prokurorët dyshojnë se vjedhja është edhe më e madhe dhe se tejkalon një ngjarje me vetëm një autor. Prokuroria dyshon se Bitraj nuk është protagonisti i vetëm dhe kryesor përgjatë vjedhjes dhe ai jo vetëm është ndihmuar nga Mimoza Bruzia dhe nipi i tij Klevis Bejtjaj, por me të kanë bashkëpunuar edhe persona të tjerë që ndodhen nën hetim e për të cilët po grumbullohen prova.

Prokurorët thonë se janë të pakta mundësitë që shuma prej 713 milionë lekësh të jetë nxjerrë e gjitha nga banka duke u fshehur në trup, sikurse rrefeu në fillim Bitraj. Pyetjes së Top Channel se cili mund të jetë ky mekanizëm, prokuroria i përgjigjet me një frazë të shkurtër “po punojmë për ta zbuluar”.

Të gjitha këto dyshime, nëse do të provohen qoftë edhe pjesërisht, mund të hedhin dritë mbi një skandal shumë herë më të madh dhe më tronditës.

30 komente në “Shtohen dyshimet se vjedhja është më e madhe se 713 mln lekë”

  1. Anonimi says:

    Ah moj Shqypni, e mjera Shqypni…….

  2. Pelasgian says:

    Petraqis Milos , Dhimitris Kules , Ardianis Civicis , Ardianis Fullanis , Ermelinda Meksis , te gjithe korrake , te gjithe hajdute por mbi te gjitha , all ORTODOGS ! Ortoqen te ndyre !

    Masakra mbi Ortomutet = ZGJIDHJE E PROBLEMIT !

    Cdo komb ka marre masa kunder armqive te brendshem .

  3. Pelasgian says:

    Sa per vjedhjen ….ndoshta kurre sdo ti gjeni parate sepse ktu ka te beje dora e sales por mund t’u sekuestroni pasurite te lartepermendurve nese keni ndermend te beni DREJTSI ! Nese doni te beni show vazhdoni ti bieni fyllit ne nje vrime .

  4. translator says:

    TE VJEDHESH NGA THESARI I SHTETIT LEKA ME TONELATA FUTUR NE BREKET E BITHES

    Edhe kalamajte e rruges e kuptojne se versioni i Bitrajt nuk qendron dhe se 7 milion USD nuk mund te vidhen duke i fshehur ne breket e BITHES, ndryshe do te mbetet si nje rekord i pashenuar “GUINNESS WORLD RECORDS” qe ka bere vaki ne Shqpnine e Saliut dhe te Fullanit.

    Ceshtja me kryesore eshte:

    A DO TE RIKTHEJE HETIMI DHE PROKURORIA LEKAT E VJEDHURA NGA tHESARI I SHTETIT?

    Ndryshe cdo gje tjeter do te mbetet si nje roman i Agata Kristit me fund te paparashikuar.

  5. Kolera Komuniste. says:

    I kane dhier te gjithe guret, si laraska thoshte gjyshja ime rahmet paste.

  6. Koco says:

    Birtaj mendoj eshte futur ne kete loje , Kjo Tragjedi – Komedi tashme eshte e vjeter e dale boje = ” Fshatari dhe bashke puntor Gomari ” Shume shpejt mendoj se do dale kopili dhe bushtera qe e ka pjelle .

  7. prizem says:

    Hani derra, pini derra…po do ju zgjerohet vera.

  8. AK-47 says:

    Edhe keni dyshim per kete??!! Me falni kush e beri inventarin dhe kur?? Nuk e kuptoni se cfare ka ndodhur? Banka ka per detyre te injektoje para ne qarkullim, dhe e ka bere, jo si duhet por nepermjet vete punonjesve/hajduteve te saj, i jepte nga nje thes me kartemonedha dhe u thoshte hidhini ne treg… dhe ata blinin prona, dyqane, ore, vetura… e kjo histori kushedi deri kur do te vazhdonte nese nuk do te rekrutonin nje kumarxhi….

  9. Dita says:

    Ne financa nuk ecet me hamendesi.. Kapet gjurma e veprimit me trasaksion apo nga emetimet qe gjithmone dalin nga thesari????

  10. Tarasi says:

    Te fshehtat qe kerrkoni i mori Santo me vehte…

  11. komentues says:

    Bitraj ka marre persiper nje genjeshter teper bombastike ,qe veshtire se mund ta besoje njeri.Aty ka dore vetem Fullani dhe askush tjeter .Bitraj
    eshte heroi i bankes ,i cili nuk besoj qe te sakrifikoj kaq shume pa marre shperblimin e tij .

  12. ona says:

    Duhen fute te gjithe keshillin mbykqyres ne burg, ata do thone te verteten duke akuzuar njeri tjetrin,nuk e kam provuar dhe mos e provovsha kure se ne ate dere as hasmin mos pace,por kush e ka provuar thone qe atje nuk pyete per nene e baben jo me komshiun,

  13. vemendje* says:

    Aman ore sa na vdiqet.
    Ua them une se sa jane (vjedhur)hequr nga perdorimi.
    Aq su u shpenzuan nga pd per zgjedhjet e 2009.
    Kush nuk e di?
    Ore pse nuk merret njeri me ceshtjen:SI DILNIN PARATE NGA THESARI?SA LEK I BIE QE TE DILNIN NE DITE?
    Kjo di i sqaroj te gjitha.

  14. . says:

    ===========================================================================

    -Atehere ?

    -Sali Krimineli te varret nga gjuha.

    -Personi qe u dorezua i pari eshte “vikitime” qe Sali Bisha i ka premtuar se nuk do te arin te denoje dot Edi Rama sa te jem une.

    ===========================================================================

  15. . says:

    ******************************************************************************************

    SOS, SOS ….

    -Tani qe shifrat e vjedhjes po dalin ne drite ….
    prisni kur “VIKTIMA” Fullani t’a zhdukin apo helmoje banda kriminale Berisha, qe mos te dali se kush ka perfituar nga kjo vjedhje “gjigante dhe historike” per Shqiperine.

    -Sa me shpejt te izolohet Sali Krimineli qe te mos realizoje dot ndonje ngjarje te “papritur per shqiptaret”.

    *********************************************************************************************

  16. Opinionisti says:

    Do te therrasin nje elektriçist dhe nje hidraulik te pavarur te bejne ekspertizen?!

  17. Prova says:

    Mundet te jete hapi i pare i foshnjes se rilindir ne Shqiperi qe te fillojme te besojme se amaqello nuk ka me. Noshta po pregatitet carku per te rene ne rrjeten e drejtesise Sali Berisha krykrimineli i ketij vendi qe vrau shpresen per jeten nepermjet punes dhe vlerave… Shikoni rreth e rrotull sa amulli, mosbesim mungese shprese dhe hije, nga e cila nuk duhet te kemi frike, na mbeshtjell si ne nje rrjete merimange qe ne kete rast po na mbyt….

  18. ooooooooooo says:

    e kam thene qysh ne fillim,eshte bere kerdia…vjedhur me shume se 713…kane ngrene te gjithe prandaj rrine si muter….bajgat duhet te pastrohen,kane ndyre kete vend,kaq vite demokraci,,,

  19. lupi says:

    LLalla duhet te mare ne pyetje ate” fshatarin” nga Elbasani urgjentisht ,pasi vetem ai di sesi vidhet thesari i shtetit shqiptar, te tjeret mos u mundoni kot se nuk dine asgje.

  20. sauku says:

    Pysni dhe ilir meten qe beri reformen ne banken e shqiperise ne vitin 2001-2003 duke futur cdo gje por jo speciliste me te vetmin qellim vjedhjen e floririt thesarit ne krrabe pyeteni se mund tja tregoi mekanizmin se per vete gjithmon ka dale pa lagur nga drejtesia por pas cdo skandali eshte ngriturne nje shkalle me larte popull injorant dhe I meritoni keto qe ju drejtojne

  21. TAHIRI says:

    Mirmjes CEN GJASHI a mujte me fjet,mos u merzit se shpejt po vjen aty SADIK LLULLA me ta hek merzin.Jini te dy antar krysie te PD kshtu qe kini munsine me kriju ni celul PD nburg.

  22. Papa Jani says:

    na katandiset me keq se greqia more malaqe allvaniqes

  23. il popolo says:

    akoma ne dyshime jane keta !! kjo gje nuk do shum per te kuptuar , se ne banken e shtetit jan hequr qindra miliona euro , fullani ishte ne kulmin e karjeres se tij dhe mendoj se nuk do e shkaterronte ate duke ndare shifren qe thuhet me stafin e tij , sigurisht me i madhi me shum e deri te i vogli ne detyr me pak , keshtu qe pjesa qe do merte fullani eshte shum e vogel perball fitimeve dhe rrushfieteve apo abuzimeve te vogla nga puna e tij , kjo te le te kuptosh qe shifra e vjedhur eshte marramendese ,

  24. daku says:

    ne kemi degjuar shuma te frikshme, qe shkojne edhe 20-fishin e shumes se deklaruar tashme.

    Referuar gazetave.

  25. problemi qendron tek vipat dhe me nji president qe kemi nuk mundet tikalojme kollaj ata tani funksjonojne me drejtesin dhe ikane ne duart etyre ligjin prandaj duhet me shpejtesi nderhyrje ushtarake ne qeveri prandaj ikeni ne duar te gjitha provat dhe sbatoheni sa me shpejt prandaj pd . nuk paraqitet ne parlament se idalin te gjitha korupsionet lerini keto jo nuk paraqitem se kam takim me kryeministrin por duan te zvarisin qe te kene kohe per te vepruar fshejen edekumentave duhet urgjentisht shkarkimi ipresidentit qe ata kane vene keto instuticione njerezit etyre se edinin nji dite do dalin vjedhjet vrasjet qe kane bere koto 20 vjet prandaj fullani eshte kyci kryesor egjith me radhe servilat e pd apo te edi rames populli ska asnji detyrim per keta qe kane kryer krime ndaj shtetit prandaj zoti rama mos thuaj se eritohet populli per kundrasi populli lirohet nga keta sheike qe sot dalin si shpetimtare te ketij vendi po nuk bete keto arestime brenda nji kohe te shkurter populli me shume do hiritohet dhe ti zoti rama ke pergjegjesit etua si kryeminister se populli te kallen voten dhe ti mbaje premtimin zoti brace ti dha argumentat cfar kerkon me shume sbato ligjin dhe mos kerko lemosha tek presidenti apo takim me pd kjo nuk te ndihmon ty sa ps por ngjall nji lekundje qe ske force hoqet nji mafios te bankes vute ortaken etij jogomarin po samarin behu serioz ivendosur mbill parlamentin dhe vendos nga fillimi deri ne fund te gjithe rjetin ebankes shteterore kjo eshte qe ju ti jepni drejtim shtetit nuk behet shaka me monopolin eshtetit prandaj enver hoxha ishte gjithmon vigjilent ne te gjitha fushat dhe te eksekutonte me nji here pa mare fryme na dalin avokatet te e dalin permbi shtetin se ata mbushin xhepat dhe duhan sa me shume probleme te kene vipat dhe parat fitohen nga karigia mos lini kohe te zgjaten proceset se dokete shume te papritura ne qeveri ecila ka mare situaten ne duar ata qe sparaqiten ne parlament ti hiqet roga tamam sinji punetor qe nuk paraqitet ne pune dhe shikoheni sa shpejt vijne se ipreken interesat ju uroj dite mete mira shqiperise dhe popullit shqiptar

  26. Lisi says:

    Germo o Tare, germo.713 mln leke nuk i dalin as familjes.Po stresit te Fullos si do ja bejme?

  27. ekspert says:

    Ekziston mundesia qe vjedhja te jete me e madhe , pasi kjo qe eshte publikuar eshte vetem shuma qe vete BSH vendosi te beje te ditur, duke na servirur nje hajdut te vetem bixhosxhi , qe merrte tre celesat cdo dite dhe futej i vetem , qe vidhte gjithmone ne turnin e nje vezhguesi te vetem , qe mbushte trupin perdite me kartmonedha etj,etj per kater vjet rresht.Besoj se kjo alibi eshte FALLCO.Per shumen e lekeve te reja te arkes stok eshte e lehte te behet verifikimi, por eshte shume e veshtire me leket e vjetra te cilat kane qene objekt i asgjesisimit. A jane asgjesuar realisht???? Sa per fajesine e Anetarve te Keshillit Mbikqyres duhet theksuar se ata kane qene aq rehat me shperblimet e majme qe merrnin , sa nuk donin tia dinin fare se c’behej me pjesen e administrimit te brendshem financiar te BSH.

  28. Vk says:

    Beni tifozin beni, po keto leke i keni ngrene te gjithe per zgjedhje!! Tani lahen duart sikur luftohet korrupsioni – keta po mbrohen ne burg se jashte shkojne si santo…

  29. Emigranti says:

    Edhe gazetat kur dalin treg e kane nje Nr serie dhe date.Po keto para te shkreta nuk paskan nr serie. Ne kohen e Dulles te gjithe punonjesit e kontabilitetit ne cdo banke nuk shkonin dot ne shtepi ne qoftese nuk kuadronin Brenda dites edhe per 10 qindarka. Do ti plaste koka deri sa te gjenin gabimin duke patur parasysh se atehere veprimet kryheshin me mendje se nuk kishte kompjutera. Une mendoj se me kete ceshtje ne organet e drjtesise nuk duhet te marri pjese asnje nga plepat e Berishes se nuk dine. Nuk mungojne specialistet. Turp I madh cka degjojme perdite ka humbur fisnikeria,bujaria,njerzilleku.tani mbizoteron harbutlleku, kusaria ku nje pakice me Sali baba ne krye jetojne ne lluks dhe nje shumice qe mezi ushqehet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje