Tahiri: Komision Kombëtar për azilantët

9 Shtator 2014, 12:33Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për azilin në Republikën e Shqipërisë.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai theksoi se ky projektligj erdhi si nevojë e mangësive që kishte ligji ekzistues. Sipas Tahirit në ligjin ekzistues janë konstatuar problematika të veçanta .

Projektligji i ri përmbledh dy ligje atë për azilin në Republikën e Shqipërisë si dhe ligjin për bashkimin familjar.

“Projektligji ngre komision kombëtar për azilantët dhe refugjatët. Ai parashikon parimin e moskthimit kur personi konsiderohet rrezik për vendin apo është i dënuar me 7 vite heqje lirie”, sqaroi ministri Tahiri.

“P/ligji përcakton edhe rrethanat ose kriteret, përjashtimin e personit në mbrojtje të përkohshme nga ushtrimi i të drejtës së azilkërkuesit, gjatë kohës kur ky ka aplikuar për azil dhe gjithashtu parashikon detyrimin për regjistrim në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe regjistrin e administruar nga autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët, azilkërkuesve, refugjatëve dhe personave në mbrojtje”, u shpreh kreu i Ministrisë së Brendshme në Komision.

Tahiri shtoi se në draft është parashikuar kujdes i vecantë për fëmijët.

“Janë futur për herë të parë nocione të reja si vendi i tretë i sigurt, azilkërkues i mitur, i pashoqëruar e kështu me radhë. Dhe sigurisht, praktika tashmë e konsoliduar ndërkombëtare për refuzimin e azilit si rrjedhojë e ardhjes së shtetasit nga një vend i tretë i sigurt, duke përfshirë edhe trajtimin e veçantë të të miturve të pashoqëruar, që kërkojnë azil dhe zbatimin e parimit të interesit më të lartë të fëmijës”, theksoi Ministri.

Në vitin e fundit numrin më të lartë të kërkesave për azil e kanë bërë shtetas nga Irani, Siria, Eritrea, vende të përfshira në konflikte të armatosura.

5 komente në “Tahiri: Komision Kombëtar për azilantët”

  1. Janullatos Necuratu says:

    Me ne fund i ju hap rruga dhe te huajve si janullatos qe te natyralizohet ne allvania…

  2. Andreas says:

    Shteti duhet te jete rigoroz ne zbatimin e ligjit te asylbewerber. Lindin pyetje rreth personit te janullatosit, duhe qene qe eshte nje auslander, me cte drejte te ligjit i lejohet qendrimi ne Shqiperi kaq gjate duke ditur se nuk posedon dokumenta shqiptare ?

    1. Safo says:

      E kunderta duhet te thuhet, ne baze te cilit legjislacion i refuzohet shtetesia nje personaliteti boteror qe drejton nje nga religjionet ne Shqiperi?

  3. Drenicak says:

    Andreas me qe qenke azil kerkus ne gjermani besoi qe ke vrejt qe gabimin fatal qe e ban nje shtet eshte qe te lejoj shtetas arab ti futet ne shtet.
    Po lejove hyrjen e arabve ne shtet eshte vetvrasje kombtare.
    Shqiperia nuk duhet me leju qe arab te futen nga greqia dhe serbua sepse ojesa dermuse e tyre eshte me misione te caktume per destabilizim te shtetit shqiptar.

  4. gershet says:

    ju lutem dua te me sqaroni dicka se po e kerkoj prej shum kohesh a lejohen shqiptaret te kerkojne azil se jam tuj kerkue azil qe ne1990 e spo me japin as nje lloj ndihme e shpi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje