Kryeministri Rama mbërrin në Pekin

9 Shtator 2014, 11:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mbërriti mëngjesin e sotëm në Pekin, duke filluar vizitën dy ditore në Kinë.

Sipas Radio së Jashtme të Kinës, Rama dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit nga Chen Guo You, zv-drejtor i Europës në Ministrisë e Jashtme.

Kryeministri pritet të drejtojë të mërkurën, sesionin interaktiv “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore.

Në një komunikim me gazetarët një ditë më parë,  Rama tha se janë hapur kanalet e komunikimit me qeverinë kineze për disa projekte.

“Do të vazhdojë axhendën e parashikuar për të zhvilluar një vizitë në Kinë, ku bashkë me kryeministrin kinez do të diskutojmë mbi disa projekte për Shqipërinë”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama po ashtu ditën e enjte do të mbajë një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it.

Më parë, Kryeministri Rama është takuar me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, zotin Li Keqiang, në kuadër të takimit me krerët e qeverive të Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës më 26 nëntor të 2013-ës, në Bukuresht.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që Qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.

31 komente në “Kryeministri Rama mbërrin në Pekin”

  1. Franc Kafka says:

    Shif shife me lule me gjera, hajde thith investitore kineze se ata jane e ardhmja
    http://bit.do/te-famshme-prej-gjoksit-dhe-byth

    1. besa says:

      I lumte kryeministrit Rama po e ndryshon krejtesisht imazhin e vendit.

      1. Veterrani HERO says:

        Po shoke! Tani…., ehhhhh, vendi yne eshte bere kantier ndertimi. Vlon vrulli popullor per te ndertuar Atdheun. Poshte kulaket, shoke! Unitet!

        1. Sokrati says:

          Me shpirt do donte te shkonte ne Kore te Veriut

      2. Dardan says:

        Haaaa me Aeroplan te Behgjetit?

    2. frida says:

      Te gjithe e duan Ramen, kreminister populllor dhe i pelqyer nga te gjithe.

    3. denisa says:

      Kudo qe shkon shkelqen me i miri prej krejtve eshte Rama.

    4. sidorela says:

      Bashkepunimi me Kinen do te thote me shume investime dhe me shume projekte te reja per vendin.

    5. ina says:

      Super kryeministri Rama

    6. kasia says:

      Prioritet per qeverine terheqja e shteteve te cilat kane kapacitetin ekonomik per te investuar ne vend. Bravo

    7. Sokrati says:

      Me shpirt do donte te shkonte ne Koren e Veriut.

  2. fishta i leshs says:

    vajti Rama ne Peqin
    me taku kineze

  3. aurora says:

    Sa dinjitoz qe eshte ! ka lezet

    1. Kosta says:

      mbaje vehten moj aurore…..dinjitoz nje pervers….dhe me nje thes me te meta apo plot me vese……

  4. arberi says:

    Rrugen e Arbrit,please!!!!!

  5. Berlin says:

    Kryeministrin shqiptar e pret nje zv. minister !!!!
    ja niveli social i Rames !?

    1. o pallat e edit says:

      u prit nga zv-drejtori i europes ne min. e jashtme kineze. goxha sukses

  6. rita says:

    Ndër të tjera, “Shkëlqesia e Tij”, Kryeministri shqiptar, u prit nga Zv. Drejtori (e theksoj ZV.) për Evropën, në Ministrinë e Jashtme Kineze…(???!!!) Bravo, reputacion dhe nder i madh për Shqipërinë…(?!)

  7. ardjani says:

    do me i rrejte Kinest sikur beri Enveri
    sepse shqiptari …ahhh!… e ka ne gjiak rrenen !

  8. uriahipi says:

    Ku ja paskan gjet rojen 2 metra

  9. deus says:

    Nuk e kuptoj kete tallje, humor kinez; kryeministrin e nje shteti e pret zv.drejtori i ministrise se jashtme.vari leshte, tallin trapin…

    1. Masteri says:

      Nuk eshte vizite shteterore, por private e ka ftuar presidenti i forumit te Davosit. Edhe mund te mos e priste njeri pervec ambasadorit tone. Por ka dale nje zyrtar i diplomacise qe e pritur!

  10. Eri says:

    Ore qorra jeni ….artikulli e thote qarte…eshte takuar me Kryeministrin Kinez. Kryeministri Kinez nuk eshte Mao dhe kryeministri une nuk eshte Enveri qe te puthen e lahen me peshtyme sa zbresin nga avioni. Rezultatet duken me vepra si per mire ashtu dhe per keq, s’ka vend per demagogji se kujt i dha doren, ke puthi, sa ngrohte e puthi dhe….
    Ato qe flasin ne fund fare jane rezultatet…te presim dhe t’i shohim te tjerat jane lloqe….
    Te gjithe duhet te urojme qe te jene te suksesshme ne rrafhe te pare per te ardhmen e femijet tane….

    1. o pallat e edit says:

      o eri topsheqeri lexoje ti mire kryeministri kinez e ka pritur me pare ose saktesisht ne 26 nentor 2013 ne nje takim te meparshem pune pra mos ja hidhni kaq perpjete ujin shatrivanit se n uk qenka vizite kaq pompoze sa reklamohet

  11. Idealisti says:

    QR e paska prit zv. Drejtori….

  12. xxx says:

    Shiko mos ka ardhur dhe Idjoti per te thyer rekord te muri, se cfar smendon ai per te terheq vemendjen.

  13. Dibra says:

    Rruga e Arbërit
    Rruga e Arbërit
    Rruga e Arbërit
    Rruga e Arbërit

  14. Nje i zakonshem says:

    Degjoni ketu: Doni te kontaktoni me antishqiptare ,po te vertete ama i gjeni ne kete blog kur shkruajne po pike turpi per Edi Ramen.Keta armiq nuk duane ta dine dhe nuk duane ta degjojne emrin shqiperi.
    Pamvarsishte se ke force politike perfaqson more injorante ai ka shkuare per te bere diçkaper kete shqiperi qe u dogj dhe u poq per 23 vjete nga kremineli Sali qe edhe tani kur ka dale nje njeri dhe do te beje diçka per shqiperine ai prap llap se te tille jane armiqte kombetare si viçidolesi qe ju proftas shqiperise dhe akoma nuk ka dhene shpirt qe te shpetojme nje here e mire.
    Bravo dhe drite tu befte kjo vizite ne ate shtet aq te madh qe na ka ndihmuare dhe duhet te na ndihmoje se ne jemi nje popull qe kemi nevoje per ndihmen e te medhenjeve siç eshte kina popullor.
    Edi Rama tani nuk diskutohet me qe ju i kini dhene nje vizion te ri politikes se jashtme te shqiperise dhe per kete ju lumte dhe populli ju do pa mase dhe do tju respektoje per ate qe po beni.Armiku le te pelcase se shqipja jone eshte shume e forte me ty si K/minister dhe neser si president.

  15. rita says:

    @Eri, vër syzet…! Edi Rama, u takua me Kryeministrin kinez para një viti, në Bukuresht…!

  16. UN says:

    SALIUN ne FRANC kur erdhi per vizit e priti dezhurni i ministris jashme, as ne lajme nuk e dhan vetem nje rresht ne fund te gazetes me shkronja te vogla,ku i la dinjitet kafsha viçidolit kti vendi e mori neper kemb siç deshi dhe e turperoj me shum se çdo antishqiptar,ED RAMA edhe kur iken per vizit shkon me bilet te thjesht dhe nuk mban dyzin malokesh nga pas siç bente saliu,per politikansi ED RAMA ka nevoj ky vend sot.

  17. Azem says:

    …………prandaj nuk behet Shqiperia. Po moj zonja dhe zotrinje, shkoji ne Kine po pastaj…????. Rendesi ka te behet dicka ……………sado qe bota nuk i pelqen mallerat kinez. Ketu ca debile dhe debila u shqyn nga komplimentet b….lepirese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje