Edhe këtë vit drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike, familjarë, miq dhe simpatizantë të heroit të demokracisë Azem Hajdari, janë mbledhur në një ceremoni përkujtimore 16 vjet pas vrasjes së tij.
Duke folur nga memoriali, ku edhe u ekzekutua në pritë lideri i lëvizjes së Dhjetor ’90 Azem Hajdari, Kryetari i PD-së Lulzim Basha vlerësoi veprën dhe kontributin e tij në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave themelore të njeriut.
Sipas tij, dora gjakatare mundi ta marrë vetëm fizikisht Azemin, por nuk mposhti dot kurrë vlerat për të cilat ai qëndroi.
“Jemi mbledhur sot këtu me qindra demokratë, qytetarë të Tiranës për të përkujtuar si çdo vit heroin e demokracisë , tribunin legjendar të dhjetorit 1990 Azem Hajdarin dhe bashkëpunëtorin e tij Besim Çerën.
16 vjet më parë, dora kriminale e armiqve të lirisë, demokracisë dhe të drejtave themelore të shqiptarëve shtiu zjarr dhe hekur mbi trupin e tribunit të lëvizjes studentore të dhjetorit Azem Hajdari në një përpjekje të kotë për të rrëzuar bashkë me trupin e tij edhe idealet dhe vlerat për të cilat ai dhe miqtë e tij u ngritën në dhjetor të ’90, për të cilat u themelua dhe nisi misionin historik PD, për të cilin u përkushtuan miliona shqiptarë për të përmbysur terrorin dhe diktaturën më të egër të Europës për ta zëvendësuar atë me Shqipërinë e paqes, lirisë, demokracisë.
Aleanca e armiqve të lirisë dhe krimit ndau fizikisht nga jeta Azem Hajdarin, por nuk mposhti kurrë vlerat për të cilat ai qëndroi, vlerat që mëshirohen tek çdo demokrat, te PD, çdo qytetar i lirë shqiptar, çdo i ri dhe e re” , tha ai.
Për kreun e demokratëve, sot më shumë se kurrë Azem Hajdari është një frymëzim për tu përballur me aleancën e krimit me pushtetin. Para memorialit të tij, Basha u zotua se PD do të fitojë çdo betejë për tu dhënë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë.
“Sot 16 vjet pas këtij krimi makabër, shoqëria shqiptare po përballet me një aleancë akoma më të egër dhe djallëzore të krimit me pushtetin. Sot nga ky vend, Azem Hajdari përbën frymëzimin tonë forcën dhe vendosmërinë për të qëndruar fort për vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, shtetit ligjor.
PD nuk do tërhiqet për asnjë çast para kësaj ofensive të pushtetit me krimin për ti zhbërë këto të drejta dhe për të nënshtruar shqiptarët përsëri si në kohët e errëta të dikaturës moniste.Sot, në emër të çdo demokrati dhe qytetari shqiptar zotohemi se do vazhdojmë deri në fitore të çdo beteje, në çdo formë dhe mënyrë për tu dhënë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe ish-kryeministër i vendit, Sali Berisha, kur tha se “askush nuk mund ta shpëtojë vendin nga kthetrat e kësaj klike në qeverisje, përveçse forcat demokratike”.
“Sot mbarë kombi përkulet me nderimin më të madh para veprës së tribunit legjendar, njeriut që bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve në krye të lëvizjes studentore që përmbysi sëbashku me qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë diktaturën më të egër komuniste. Çdo vit që kalon, piedestali i udhëheqësit legjendar të lëvizjes studentore dhe PD, lartësohet edhe më shumë.
Sot ne nderojmë Azem Hajdarin me një detyrim madhor ndaj veprës së tij dhe studentëve.Të frymëzuar nga guximi dhe kurajoja e tij duhet të përballemi me një regjim mafioz, me një regjim të inkriminuar nga koka deri te këmbët. Askush tjetër mbi këtë dhe nuk mund të shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat e kësaj klike përveçse forcat demokratike.
Edhe njëherë i shpreh ngushëllimin tim më të sinqertë familjes, miqve dhe mbarë simpatizantëve të tij kudo që janë, nderimin më të madh për veprën e tij dhe le të vazhdojmë ne të të frymëzuar nga idealet fisnike të Azem Hajdarit për të çuar përpara Shqipërinë drejt horizonteve europiane”.
Azemin e vrau Saliu si kundershtar bindjesh( Sala komunist 24 karadsh, Azemi demokrat), e perdori arkivolin e tij per grusht shteti, e perdhos figuren e tij per 16 vjet rradhazi. O zot cfare pafytyresie dhe mjere ata qe akoma i vene pas. Ai eshte figura me e keqe , me kriminale dhe me poshteruese per vendin tone.
ky bandit te vret naten e te qan diten serb hesapi
Njerzimi nuk ka per te njohur me idjot se ky lulezime Basha.
Lulezime nuk mbulohet djelli me shoshe dhe lexo pak se çfar ka thene Izet Hxhija nga Turqia.
Po nejse juve nuk beheni me as njerez as demokrat siç ngaterroni veten ju.Ju ini vetem plehrat e kombit shqiptar dhe kaq.
Ti kujton se vertete ne do ta hame sapunin per djath siç ligjeron zotrote me ato mitingje te shemtuara dhe pa pik interesi dhe morali.
Prisni hitorine se ajo do tju vere ne maje te hostenit.
po kush e vrau mor aman EDI ha ha ha
vete e vrate e vete e qani more kriminele
SALA VRAU AZEMIN
LULI VRAU OLLDASHIN
SALA-LULI VRANE 4 VETA ME 21 JANAR TANI KUSH E KA RADHEN DUHET TE MBLIDHET GRUPI I QIFTELISE PER TA VENDOSUR MJER KUJT I HA SHPINA DHE SA HERE KA PERKUJTIMORE SALA MUNDOHET ME ORGANIZU RREVOLTA PER MARRJEN E PUSHTETIT ME DHUNE POR HARROJE MORE MONSTER KETE HERE TY VETEM PRANGAT TE MUNGOJNE
Keni bere gabim qe nuk keni marre edhe Fatos Nanon e Ramen ne kete perkujtimore pasu u takon se e rivarroset se bashku per te mos e zbardhur kurre. Ju takon se i pari e vrau e i dyti deshi ti zhgule permendoren me vinxh.Vemje te ndyra lereni Azem Hajdarin te prehet i qete se nuk mundeni ta perdorni ne perjetesi.
Po qysh folet me shume per Fullhajnin sa sa per A.Hajdarin
a u qivja udhet.E pse e zhgarravitet veten keshtu a derezinj.
apo jeni duke u rrokullisur?
E po mire Qafen thyefshi se as Dreqit nuk i duheni.
Po kush e vrau Azem Hajdarin z.Basha e Berisha? Sa qete ne pushtet pse nuk i paditet kriminelet? Po tani pse nuk i padisni? Cilet jane keta – sic thoni ju “armiq te lirise, te demokracise dhe te drejtave themelore te shqiptareve”? Domethene eshte nje i huaj qe e ka vrare? Pse? Pse?
Ikni more legena…! Të vrisni natën e të qani ditën…! Racë e pjerdhur…!!!
Tre muter.
Ja dhe sulltan Berisha qe e ka ngritur
pashallekun e vet ne shqiperi. Tani nuk
na mbetet gje tjeter vec se te flasim per
gita, cita, xheni. Dhe rrofte rilindja e pordhes.
Rrojme ne nje vend te cuditshem ku hajduti del ne mbrojtje te hajdutit, vrasesi nderon viktimen .dhe me keqja se jane te bindur per kete mah!!!!!
Po ca tribuni ka qen Azemi,ai ishte thjesht nje anarchist.
Sipas liderit te mafjes shqiptare Azem Hajdari eshte eksekutuar nga qytetare te thjeshte dhe jo nga mafja.
Ai akuzon 1.000.000 shqiptare si mafjoze pse votuan kunder partise se tije.
Populli shqiptare e din shume mire se vrasesi i Azem Hajdarit eshte ne rrjeshtin e pare te mitingut qe mbahet sot. Eshte njeriu me kollare vishnje qe bizedon me Fatmira Hajdarin. Vrasesi i Azemit eshte bere njeriu me i afert i familes Hajdari. A nuk e din Zonja Fatmira kete realitet?! Azemi eshte i tradhetuar dhe nga e shoqa,zonja Fatmira. Arsyet pse e ka tradhetuar zonja Fatmira jane ekonomike. Tradhetia qe i beri Azemit siguroi jeten.
Gjithmone krimineli vete te vendi i krimit.
Ky qe vete e organizoi vrasjen e Azemit,qan me lote krokodili.
Hekurat i ke hak o z.Sali po se kur?????
Shqiperia shpeton vetem po te futesh ne varr ti o Sali muti ! dhe te marri drejtim te sakte PD-cka se me kete Idiotin lulushin dhe ty o Sali muti keni me u fundos si “titaniku” ! o Sali antishqiptari, mallkuar qofte ai Enveri qe ste zhduku qe atehere do i kursente popullit 20 vjet shkerdhatokraci !