Kina shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë dhe rajonin në zhvillimin e projekteve në fushën e energjisë, infrastrukturës, arsimit dhe ekonomisë.
Vizita dyditore në Kinë që kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi së fundi në krye të një delegacioni qeveritar, u shoqërua me rezultate konkrete që lidhen me intensifikimin e bashkëpunimit me një vend që konsiderohet fuqi botërore ekonomike.
Kryeministri Rama në intervistën e dhënë seksionit shqip të Radios së Jashtme të Kinës tha se po punohet për finalizimin e një marrëveshje për financimin e punimeve për Rrugën e Arbrit, ndërsa janë në diskutim një sërë projektesh të reja, ku veçohen ato për sistemin hekurudhor, projekti i Autostradës së Kaltër, si dhe projekte që lidhen me zhvillimin e bujqësisë, peshkimit, por dhe arsimit.
Gjatë takimit me kryeministrin kinez Li Keqiang, z. Rama u njoh me nismën për t’i dhuruar qeverisë shqiptare një grand prej 10 milionë juanësh, që do të shkojnë për financimin e projektit të transformimit të sistemit të mësimdhënies përmes inovacionit. Po ashtu, me interes nga pala kineze shihet dhe projekti madhor i portit të Shëngjini.
Kryeministri Rama, gjatë vizitës në Kinë, mbajti një fjalim në Universitetin e Financës dhe Ekonomisë të Tianjinit. Në fjalën e tij ai theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ndryshuar modelin ekonomik të vendit, që më parë është mbështetur në prurjet e emigrantëve dhe sektorin e ndërtimit.
rrofte populli i madh vella qinez. rendesi ka qe ato projekte mos mbeten ne leter. Hajt per hajer.
Rimekembja e hekurudhes shqiptare do te qe me interes te vecante per shqiptaret
Kinezet jan tregtar serioz, dhe nuk jan shfrytezues sic jan amerikanet qe te zhvasin parat sic ben me rrugen ekombit si kompesim ndaj luftes se Kosoves.
Shqiperia te mbaj afer mardhenjet me Kinen dhe Gjermanin, jan 2 vendet me serioze qe ne mund te mesojme dhe perfitojme shume nga keto 2 vende.
Kur te behen fakt ,do ti besoj .
Nuk e kuptoj cila është Autostrada e Kaltër, por më shkoi mendja se ne kemi nevojë urgjente edhe për një dorë të fortë në fushën e rrugëtimeve detare drejt Italisë e më tej, sidomos për meritë të dhjetëra apo qindra mijërave emigrantëve që rropaten e vidhen nga disa shoqëri detare jo serioze që operojnë me ca anije rrangalla të kohës së karvaneve, si për transport kafshësh. Do të ishte BUKUR që Kina jonë e dashur të futej në këtë sektor. Edhe unë kam shumë nderim e respekt për kinezët, të cilët i kam ndjekur nga afër në kohën e miqësisë së madhe ?
Edhe kinezet e paskan mare vesh se u qerua Sali Bisha.
Shpresojme mbaresi.