Ambasadorja çeke në Tiranë Branislava Tomasova gjatë një takimi me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, kërkoi një bashkëpunim në të ardhmen në fushën e biznesit, në veçanti të rafinerisë ku shumë kompani çeke kanë përvojë.
Kreu i bashkisë, Sejdini, pasi i bëri një paraqitje historikut të qytetit, si edhe marëdhënieve të hershme që ka pasur Shqipëria me Çekinë që para 55 vjetësh, u ndal tek reforma territoriale, që sipas tij kjo reformë do të sjellë zhvillime të menjëherëshme për qytetin e Elbasanit.
“Elbasani pas një viti do të jetë një njësi bashkiake që do të përmbledhë 13 komuna, gjë do të sjellë një zhvillim të qytetit, do të ketë shumë resurse, shumë turizëm, do të ketë ujërat termalë, zonat malore të Gjinarit, do të ketë industrinë, ambientet e ish Kombinatit Metalurgjik dhe ne si bashki kemi nisur përgatitjet. Gjithashtu shpresoj edhe tek decentralizimi i kompetencave për zhvillimin e mëtejshëm të rritjes së mirëqenies”, theksoi Sejdini.
Kryetari i bashkisë, Sejdini u shpreh më tej se “do t’iu ftoja edhe ju që nëpërmjet bizneseve çeke të tregonit interes për qytetin e Elbasanit. Do të ishte në interesin tonë që një grup binesmenësh çekë të vijnë dhe të njihen me qytetin dhe me resurset që ai ofron për investime”.
Ky propozim i Sejdinit u mirëprit nga ambasadorja çeke, e cila tha u shpreh “mendoj se ka ardhur koha që të kemi një bashkëpunim më të gjerë mes dy shteteve”, ndërsa i kërkoi kreut të bashkisë edhe një herë se ku janë fushat sociale që ka më shumë probleme qyteti i Elbasanit.
Sejdini e vuri theksin tek punësimi që vazhdon të jetë problem për qytetin, që sipas tij “ vetëm me rritjen e biznesit do të ulet papunësia, si edhe një tjetër fushë ku mund të investohet është bujqësia, pasi Elbasani njihet për një fushë pjellore, si edhe shëndetësia dhe pyjet”.
Problemi nuk qendron tek investitoret, por tek Qazim Beu, qe kerkon llokmen si gjithmone, me sekseret e tij servile te neveritshem. Fatkeqesi qe zgjodhem kete Kryetar Bashkie…nuk I gjendet shoku per mediokritet. Per BABEZI…kryeson.
Moooooos vetem me ceket mos u perzieni…
Qe Ceket kane goxha pervoje s’ka diskutim Ja sapo mbaruam pune me Cezin Po po duhe ta zgjerojme mardhenien me Ceket Domdo qe ambasadorja eshte e interesuar te gjeje budallenj per te fituar ndonje lek te Ceket Ehhhe…..
Ore plere ore hajdut po prap do te vjedhesh ti se nuk u fryve me.O mos i hengsh ishalla.Hajdut,mafioz o cer te te them.Kudo ke futur hundet.Mallku qofte Ed Rama po te rikandidoi perseri.