Mbyllet AKEA, OJQ-ja e imamit të BIK-ut, i lidhur me “Vëllazërinë Myslimane”

22 Shtator 2014, 19:29Rajoni TEMA

Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA) që drejtohet nga imami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Husamedin Abazi është pezulluar si OJQ.

Express ishte tek zyrat e tyre, ndërtesa e madhe shumëkatëshe në lagjen Arbëria në Prishtinë, por aty ishte vetë vetëm një mbishkrim që ky aktivitet është pezulluar, pa thënë se kush e ka bërë këtë.

Gazeta ka dy ditë është duke pritur një përgjigje nga imami Husamedin Abazi për pezullimin e aktivitetit të OJQ-së që ai drejton, por ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.

Gazeta nuk ka marrë përgjigje as nga Prokuroria, Policia e as Njësia e Inteligjencës Financiare për këtë veprim.

AKEA është njëra nga OJQ-të më të fuqishme kosovare, me orientim edhe fetar, që madje ka bashkëpunim edhe me Qeverinë e Kosovës- ka së paku aktivitete të përbashkëta me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Mjedisit.

Besohet që është e lidhur me lëvizjen politike islamike “Vëllazëria Myslimane”, e cila vite më parë e mori pushtetin në Egjit, por që e humbën pushtetin pas nj viti me një grusht shteti nga gjenerali El-Sisi, i cili është tani president i zgjedhur i Egjiptit.

“Vëllazëria Myslimane” në Egjipt dhe disa vende arabe konsiderohet tashmë organizatë terroriste.

Faqja zyrtare e Forumit i të Rinjve Myslimanë (FRM), OJQ e afërt me partinë islamike LISBA, ka njoftuar se pos OJQ’së AKEA, janë mbyllur edhe OJQ të tjera me orientim islam.

Në një artikull me titullin “Vazhdon terrori ndaj myslimanëve, mbyllen mbi 10 OJQ”, FRM njofton se është Ministria e Punëve të Brendshme ajo që ka mbyllur OJQ’të./Express/

8 komente në “Mbyllet AKEA, OJQ-ja e imamit të BIK-ut, i lidhur me “Vëllazërinë Myslimane””

  1. tourkofagos says:

    hahahahaha,ngeli Meriton suniti pa mesuar shkrim e kendim……….
    ”muslim brodhers= terroriste…..hahahahaha

    1. Toni KS says:

      Po ndonje fjale te mire a ke per ata qe po luftojne terrorizmin dhe po i mbyllin qerdhet e tyre?
      A ke bole me kerku te njejten gje per orthodox brothers te Janulles (qe duan te bejne lidhse kepucesh me lekure te shqiptareve – ashtu kendojne vete) ?

      1. Nallbani says:

        Tungate Toni, me duket se ketyre qelbsirave extremiste po u soset tagjia, cfar thu ti?

  2. Lisi says:

    Jo vetem AKEA,por te gjitha ato OJQ,qe puojne punen e armiqve tane ne Shqiperine Etnike,duhet te mbyllen dhe themeluesit te dalin para drejtesise shqiptare per aktivitet antishqiptar.Sigurisht,ketu nuk e kam fjalen veç per ato islamike por edhe ato katolike dhe ortodokse,te cilat jane ne sherbim te pikepamjeve te grupeve ekstremiste ne bote dhe kryejne veprime kriminale ose propogande antishqiptare.

  3. WEB says:

    Nuk ka grupe ektremiste katoliko-ortodhokse ne shqiperi ,jane te gjitha sajesa ,akoma nuk doni te pranoni qe nuk ka me ekstrem se islami

    1. Lisi says:

      @ WEB,Shqiperise nuk i vjen rreziku nga Islamistet te cilet gjeografikisht gjenden larg teritorit shqiptar,por nga fqinjte tane ortodokse sllave dhe greke,te cilet ne shekuj aq shume e tkurren trupin e quajtur Shqiperi,sa qe sot,nga 110 mije Km² sa kishte dikur,sot ka afer 29 mije Km²,me tendence tkurrejeje ende nga agjenti grek,uzurpatori i KOASH,A.Janullatosin dhe Agimit te Zi,qe para organeve te shtetit shqiptar,deklarohen ,ne Himare dhe Korçe se,ketu eshte Greqi.Bej pyetj:Cili shtet islamik sot mban te okupuar ndonje cope toke shqiptare ose pretendon ta okupoje,perveç ortodokseve sllave dhe greke?!

  4. WEB says:

    O lisi ,nuk jemi me ne 1944 qe merrje token dhe nuk pyesje kush ,nuk merren me territore me force apo intriga sepse lufterat per koloni dhe territore ne europe kane mbaruar(flas per europen) ,pastaj ti shkruan qe ka esktremiste katoliko-orthodhoks ne shqiperi ,ne shqiperi nuk ka ,perjashta shqiperise ndoshta po ne shqiperi jo.Leri te bertasin sa te duan kane bere gje deri tani ?pervec propagandes ?pastaj kush tha qe islamistet i ke larg gjeografikisht ,kur ne shqiperi dhe kosove jane ti peshosh me ton ,nuk kane rastin ,forcen ,dhe perkrahjen e duhur se pastaj do ti shikoje se cfare jane ne gjendje te bejne

  5. ndue gjeka says:

    no, no no!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!mbylle!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje