Nga Enver Robelli
Në kulmin e marrëzisë: “imami” Irfan Salihu amniston krimet e Rankoviqit, i quan ardhacakë shqiptarët në Kosovë dhe manipulon egërsisht me fakte historike. Pse shoqëria kosovare, Bashkësia Islame, intelektualët, politikanët, shoqëria civile, mediet i durojnë këto fyerje ndaj shqiptarëve?
Ka diçka pozitive në ligjëratat e “hoxhallarëve” injorantë të Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Naim Tërnava: po zbulohen vetë se janë në shërbim të politikave serbe kundër Republikës së Kosovës. Shqiptarët e Kosovës kanë bërë shumë sakrifica për të arritur lirinë, pavarësinë dhe Republikën e Kosovës. 10 mijë vjet burg janë mbajtur për këtë shtet, mbi 10 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia në luftën e fundit vetëm pse e kanë dëshiruar këtë shtet. Tash dalin pseudoteologë dhe duan ta varrosin këtë shtet. Çdokush i interesuar mund të gjejë në kanalin “Youtube” një pjesë të një biçim-ligjërate që “hoxha” i cirkut Irfan Salihu ka mbajtur para xhematit (me gjasë në Prizren). Në atë biçim-ligjëratë Salihu sulmon, siç thotë, ateistët në Kosovë që, sipas tij, fajin për prapambetjen shoqërore ia ngarkojnë osmanlinjve. Në fjalimin e tij propagandistik Irfan Salihu bën këto deklarata skandaloze:
1. Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë.
2. Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.
3. Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.
4. Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë.
5. Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.
Për aq sa shihet në videon e postuar në “Youtube” askush nga xhemati nuk reagon kundër manipulimeve ekstreme të “hoxhë” Irfan Salihut. Kundër deklaratave skandaloze të tij nuk ka reaguar deri më sot as Bashkësia Islame e Kosovës – dhe derisa nuk reagon me gjasë pajtohet me fjalët që Irfan Salihu i lëshon me pehar dhe pa karar. Deri më sot nuk ka reaguar kundër këtyre budallallëqeve askush as në medie, as nga rrethet intelektuale, universitare etj. Liria për të llomotitur duket e pakufishme në Kosovë. Dhe këtë liri soji i Irfan Salihut po e keqpërdorë egërsisht.
Ka disa gënjeshtra në llomotitjen e Irfan Salihut, që duhet korrigjuar. E vërteta është se:
1. Osmanët kanë qenë pushtues të Ballkanit. Këtë pushtim ata nuk e bënë me llokume e bakllava, sytliaç e salep, por me shpatë. Si çdo perandori. Faza e parë e pushtimit u shoqërua me dhunë e terror. Në vijim Perandoria Osmane u konsolidua në territore të caktuara të tri kontinente: Azi, Afrikë dhe Europë. Faza e tretë perandorake është ajo e fundosjes së ngadalshme për shkak të mungesës së reformave dhe refuzimit të modernes. (Një burim i rëndësishëm mbi pushtimin e Ballkanit janë “Kronikat e Tursun Beut”, por edhe shumë vepra të tjera mbi historinë e Perandorisë Osmane). “Kurse arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri qe se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi dhe arroganca… Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit”, shkruan historiani dhe burokrati osman Tursun Beu.
2. Osmanët nuk i kanë bërë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit, siç pretendon “hoxha” mashtrues. Është e saktë se një pjesë e elitës myslimane shqiptare ka bërë karrierë në Perandorinë Osmane, siç kanë bërë edhe serbët, grekët, arumunët. Por, Irfan Salihu, me sa duket, nuk e ka lexuar veprën e historianit të njohur turk Halil Inalcik “Perandoria Osmane. Periudha klasike (1300-1600)”. Inalcik shkruan: “Osmanët vendosën Danubin si kufi verior natyror të Perandorisë. Tashmë ishte kthyer në politikë të (Mehmet) Pushtuesit që të mos lejonte vendosjen në gadishullin e Ballkanit në jug të Danubit të asnjë shteti të huaj dhe të aneksonte këdo që kishte atje ndonjë pikëmbështetje; kjo u bë e qartë me pushtimin e Moresë në vitin 1460, të Shqipërisë Veriore më 1464-79, si dhe të Bosnjës më 1463. Duke qenë se gjithmonë ekzistonte rreziku që qeverisjet dhe dinastitë vendore të bashkëpunonin me armikun në rast pushtimi, Mehmeti u përpoq të largonte të gjithë anëtarët e dinastive vendore nga Ballkani, duke i shkarkuar ata me një pension apo duke i dërguar guvernatorë në zona të largëta”. Ata që nuk pranonin ofertat osmane eliminoheshin, shkruan Halil Inalcik. Ndër të eliminuarit ishte edhe Mbreti i asokohshëm i Bosnjës. Mashtruesi Irfan Salihu me gjasë nuk i ka lexuar as kujtimet e Edith Durhamit. Ajo pasi mbërrin në Prizren merr një ftesë të shkojë në pritjen e guvernatorit osman për diplomatët e shteteve të ndryshme që kishin përfaqësi në këtë qytet të rëndësishëm të Kosovës. Edith Durhami tregon se ishte bërë merak se si do të merrej vesh me guvernatorin, pasi udhëtarja e famshme nuk e dinte osmanishten. Por, vazhdon ajo, doli që guvernatori ishte një njeri nga Trebinja e Bosnjës, që kishte bërë karrierë në Perandorinë Osmane. Me të Durham foli serbisht. Pra, edhe në prag të shkatërrimit të Perandorisë Osmane Prizreni nuk kishte guvernator shqiptar, por sllav, me vulë të Sulltanit.
3. Deklarata më perfide, më fyese, më e pacipë kundër shqiptarëve të Kosovës është të thuash, siç thotë “hoxhë” Irfan Salihu, se në kohën e Aleksandar Rankoviqit shqiptarët kanë shkuar vetvetiu në Turqi. Faktet flasin të kundërtën dhe e nxjerrin “hoxhën” si rrenacak: para Luftës së Dytë Botërore Serbia u përgatit gjithanshëm për të dëbuar sa më shumë shqiptarë nga Kosova. Kjo trevë u kolonizua brutalisht dhe për këtë çështje ka shkruar një punim shkencor prej mbi 350 faqe historiani serb dr. Milovan Obradoviqi (“Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu. 1918-1941”). Obradoviqi e botoi librin në vitin 1981 në Prishtinë dhe u gjend menjëherë në shënjestër të qarqeve nacionaliste serbe. Ai që në parathënie shkruan: “Mënyra e kolonizimit të Kosovës ka qenë specifike për dallim nga zbatimi i reformës agrare dhe kolonizimi i pjesëve të tjera të Jugosllavisë – Vojvodinës dhe Sllavonisë. Me atë rast nuk u morën parasysh pozita ekonomike dhe kërkesat e të interesuarve lokalë agrarë, para së gjithash shqiptarëve, derisa ‘qëllimi nacional’ i kolonizimit apo thënë më mirë i serbizimit të Kosovës, ku shumicën e përbëjnë shqiptarët, ishte në plan të parë të politikës së partive borgjeze sunduese”. Mbretëria e Jugosllavisë, e dominuar nga Serbia, lidhi marrëveshje me Turqinë për shpërnguljen e shqiptarëve. Akademiku nacionalist serb Vasa Çubriloviqi shkroi Memorandumin e tij famëkeq, që për nga përmbajtja i përngjan ideologjisë naziste të Adolf Hitlerit. Çubriloviqi e thotë hapur se, meqë bota nuk po bëhet merak për hebrenjtë e terrorizuar nga Hitleri, atëherë kush do të shqetësohet për shqiptarët. Si atëherë, si sot në elitën serbe dominon racizmi i egër kundër shqiptarëve. “Deri më sot bien në sy injoranca dhe mungesa e kompetencës e shtresës udhëheqëse shkencore dhe kulturore të Serbisë në çështjet e kulturës shqiptare. Kjo mund të shpjegohet me qëndrimin arrogant dhe racist të shoqërisë serbe ndaj shqiptarëve. (…) Kush merrej me kulturën shqiptare përtej strukturave shtetërore, rrezikonte jetën: ati françeskan Shtjefën Gjeçovi, i cili kishte kodifikuar Kanunin, u vra më 1929, kroati Millan Shufllaj (Milan von Sufflay), një historian i Shqipërisë i njohur në arenën ndërkombëtare, u vra më 1931 nga një agjent serb dhe ky rast i shtyri Albert Einstein-in dhe Heinrich Mann-in të ngrenë zërin në një apel protestues që bëri jehonë të madhe. Qëllimi ishte që jo vetëm shqiptarët në Jugosllavi të mbaheshin të paditur, por edhe publiku europian duhej të mësonte mundësisht pak mbi shqiptarët”, shkruan historiani Oliver-Jens Schmitt në veprën e tij “Kosova. Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”. Vetëm shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore pamundësoi realizimin e marrëveshjes serbo-turke për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët. Pas Luftës së Dytë Botërore Beogradi dhe Ankaraja filluan realizimin e marrëveshjes për shpopullimin e Kosovës. Në realizimin e saj ka qenë i kyçur edhe ministri i jashtëm i Turqisë i asaj kohe (1950-1956), Mehmet Fuat Köprülü, i cili ishte historian dhe, çka është më e rëndësishme, ishte me origjinë shqiptare, pinjoll i familjes së Qypërlinjve. Si ministër i jashtëm i Turqisë ai vizitoi edhe Jugosllavinë e Titos. “Hoxhë” Irfan Salihu ose nuk i njeh këto fakte për shkak se vuan nga injoranca ose i fsheh ato, sepse nuk i bien tamam takëmit të tij për deformimin e historisë së shqiptarëve, e cila si historia e çdo populli ka anë të ndritshme dhe të errëta.
4. Nuk dihet se cilës statistikë i referohet Irfan Salihu kur thotë se në vitin 1455 në Kosovë vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë. Historianë seriozë perëndimorë si Noel Malcolm flasin për një prani të vazhdueshme të shqiptarëve në Kosovë. Varësisht nga rrethanat historike përqindja herë ka qenë më e madhe, herë më e vogël. 1 për qind mund të jetë vetëm në fantazinë e Irfan Salihut.
5. Nuk është e vërtetë se në Betejën e Kosovës më 1389 osmanët luftuan vetëm kundër serbëve dhe hungarezëve, siç shpif “hoxha” nga Prizreni. Historianët perëndimorë i përmendin edhe shqiptarët si pjesëmarrës në këtë betejë antiosmane. Pas Betejës së Gazimestanit (1389) paria serbe u bë vasale e Perandorisë Osmane dhe nuk i mbështeti më shqiptarët e krishterë (katolikë e ortodoksë) dhe hungarezët për të nisur një luftë të re kundër osmanëve. Në vitin 1448 hungarezët dhe shqiptarët luftuan edhe njëherë në Gazimestan kundër osmanëve dhe pësuan disfatë. Jo beteja e parë (1389), por “tek beteja e dytë në Fushë-Kosovë vulosi fatin e Kosovës”, shkruan Oliver Jens-Schmitt. Perandoria Osmane e trajtoi Kosovën me mospërfillje, si një nga provincat e shumta të largëta, prej së cilës korrte tatimet dhe ndërtonte ndonjë urë, hamam a xhami. Rrjedhimisht, në fillim të shekullit 20-të popullsia e Kosovës ishte aq analfabete, saqë kundërshtonte çdo reformë moderne në Perandorinë Osmane. Në atë periudhë Kosova e kishte vetëm një politikan që merrte vesh një grimë nga politika gjeostrategjike. Ai ishte Hasan Prishtina. Vetë themeluesi i Turqisë moderne Mustafa Kemal Ataturku i godet juristët e Perandorisë Osmane për shkak se me shekuj refuzuan shtypjen e librave. Perandoria lejoi shtypjen e librave tek në vitin 1728: “Paramendojeni veten në vitin 1453 (…) Pushteti, që Stambolli e kishte marrë përgjithmonë për komunitetin turk kundër botës armiqësore, nuk qe në gjendje që kundër rezistencës së poshtër të juristëve të sjellë në Turqi shtypshkronjën që ishte zbuluar afërisht në të njëjtën kohë” (nga një fjalim i Ataturkut, cituar nga libri i historianit gjerman Klaus Kreiser: “Ataturku. Biografia”). Edhe para Ataturkut disa dijetarë osmanë kishin kritikuar injorancën e teologëve dhe juristëve të sheriatit. Enciklopedisti osman Ahmed Tashqyprillizades (1495-1561) ankohej që në vitin 1450 se “teologjia skolastike dhe matematika e kishin humbur popullaritetin e tyre të dikurshëm mes ulemasë në medrese dhe se niveli i përgjithshëm i dijes kishte rënë. Sipas tij, librat për shkencat teorike nuk ishin më të kërkuar dhe se ulematë e konsideronin veten dijetarë, pasi i kishin lexuar thjesht ca doracakë elementarë. Ata nuk u kushtonin rëndësi shkencave, siç ishin teologjia dhe ekzegjeza kuranore, por vetëm anës tokësore të ligjit islam apo ‘kotësive’ si vjershat, kompozicioni apo anekdotat”.
“Hoxhë” Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderriz, myezin, myftar e çka jo tjetër, por këta tituj nuk do t’i bëjnë të besueshme dhe shkencore përrallat dhe anekdotat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq agresivë dhe absurdë lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me fenë islame kjo propagandë nuk ka të bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan Salihut duken si pjesë e një agjende antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi jemi fundosur si shoqëri.
e ka fajin janullatosi edhe per kete?
Prandaj ca Komentus ketu si MERITONI, ALBA PRISHTINE, DARDANI Shkruajne vetem Budalliqe. Megjithate edhe keta skan Faj, Fajin e ka Pjesa INTELEKTUALE e Kosoves qe u lejon ketyre Hoxhallarve INJORANTE qe te Meren me POLITIKE IDIOTE dhe Jo me Punet e Allahut dhe te Muametit me gjith Gruan e tij Ajashja 9vjecare. Keta Kosovaret snjohkan VetVeten dhe na Krenohen Ne si RRace e Paster ARIANE Bionda Bardhosha Shtatlarte SyShkruar etjetje Pordhe me Rigon e Mut me Qep. Prandaj e Sketoje dhe e Urrejne cdo Emer Kristjan si KRISTOFORIDHI keta, u pelqejne e marat e “bukur” Aqif, Mamut, Abdylaqim etjetj. DARDANE ju te vertetet po qe se nuk ja dilni dot me keta Hoxhallare LeshQushka kerkoni Ndihme nga VELLEZRIT ALBANE se i Sistemojne ata. Tung
@Epiri kjo qe thua ti nuk qendron. Jane te panumerta rruget, shkollat dhe institucionet ne Kosove qe mbajne emrat Kristoforidhi, Andon Zako Cajupi, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi etj. Kjo eshte Kosova zyrtare qe vene keta emra. Po mos te kishte dashur nuk do ti kishte vene. Mirepo ti gabon kur thua emra kristian sepse ata jane emra patriotesh shqiptar dhe si te tille kane vend edhe ne Kosove si treve puro shqiptare. Mos ngatrro ndonje zagar te rruges me banoret e lagjes.
Padyshim do te kete emra patriotesh dhe petsonalitetesh si Hasan Prishtina, Hoxhe Kadri Gjilani, Idriz Seferi, Haxhi Zeka apo Bajram Curri po edhe At Gjergj Fishta, Gjon Buzuku, Pjeter Bogdani, Shtjefen Gjecovi, Ndre Mjeda, Migjeni apo Luigj Gurakuqi. Por prape keta nuk jane emra musliman apo katolik por emra njerezish te shquar me kombesi shqiptare me te cilet krenohemi dhe na perkasin te gjitheve.
Agjenturat E Aksit Athine Beograd qe u mbyten se paguari Hoxhallar debile per percarje edhe per te manipuluar popullin Ilir;)
irfan salihu eshte burr zotni http://bit.do/REPORTER-AL
adm i Tema, pse nuk e zhduk kete idiotin nga komentet?
Irfan Salehu oshte turko-qerkez i mbetur ne Kosove, te gjithe turko-qerkezet dhe hoxhallaret ishin spiuna te Cubrilovic-it, Garashanin-it, Rankoviq-it dhe ma vone te Millosevic-it. Gjate revolucionit anti-serb dhe luftes se fundit, keta ishin terthorazi
ne anen e qetnikve, gjate exodusit te shqiptarve me 1999 keta te gjithe mbeten ne shtepite e tyre, sepse ishin te sigurt, prandaj
s´oshte cudi se kjo kerma Saleh lehe si qeni rrugaq kunder shqiptarve. Yyyyyyyyyyyyyyyyyyttttttttttt, fare e flliqur!
Jo ne kete rast fajin e kan kosovaret, ketij derri qetnik s´duhet nderpre hunin deri ne Beograd, mandej me vazhdu deri ke shpia e Davut Oglou´s ne Stamboll!
Largone nga Kosova kete derr-qen te flliqur!
Hoxhe z.Irfan Salihu,eshte shume i shkolluar dhe smund te bjere viktime e deklaratave te tij pa patur me pare nje grumbull diturish per cdo ceshtje qe diskuton.Duke u bazuar ne studimet e akademise se shkencave te R.P.S.Shqiperise,ne studimet albanologjike vihet ne dukje se,sanxhaku i shkodres i kishte te gjithe fshatrat te krishtera,me emrat e kryefamiljareve te krishtere ortodokse dhe vetem nje familje ose nje individ sundimtar turk ishte muhamedan.
Mos i bini me qafe kot z.Salihu.
Mos kalo ne ‘eksasze, more i mjere…Trojet tona i njeh gjithe bota e qyteteruar(jo gomeret).. Trojet ILIRE ne vazhdim te jetes me stuhi te kohes..u tkurren ne SHQIPERINE NATYRALE..Cdo njeri normal qe di te lexoj historine EUROPIANE (jo vetem nga autor shqiptare)..e ka te lehte ta gjej faktet qe Kombi yne eshte I PARI ne Ballkan dhe se ‘barbaret’ kane ardhe shume vone nga pyjet e akullta pertej URALEVE ku jetojshin me arinjte….Bota ka vend per te gjithe …por te respektohen te paret… Dita po vjen…Kombi yne jeton e zhvillohet e fete kryejn ritet e tyre..
Eshte cudi qe ky bulleci “koqiash” hala nuk gjindet ne birucen e Dubraves!
caku…. po edhe cfar do me thene me kete???!!??
Myslymajmunizmi duhet te zhduket nga trojet fisnike shqiptare! ?
Kjo delja e Anadollit ketu ma nolte thote: “Hoxhe zIrfan Salihi eshte shume i shkolluar”! Mori dele, ka shume njerz te shkolluar, ka edhe shume shkolla ne kete “dynja”, po ne cilen shkolle u shkollua ky? Mos u shkollua ndoshta ne universitetet elitare si qe jane: Princton, Heidelberg, Yale, Tübingen, Oxford, Freiburg, Bologna, Montpellier Paris, Upsala apo Viene? Ik pirdhu ti me gjithe Salehun, se me erdhi per te vjelle!
pune sunitesh,varu kkkkkkkk………
Sa injorant qe je o qyq.
I vetmi koment i yti eshte; pune sunitesh.
Je bere fiks gjelle qensh.
Injorant patologjik.
Te lutem cito ndonje liber qe ke lexuar.
@shqiptari, ky s´lexon libra, ky Toukopordhos, para se t´ia fusish,
don te ha nji suxhuk dhe nji gyros, hahahaha, futja malluten!
Brravo Gazetari !Por duhet ti drejtohet jo hoxhallareve injorant,por historjaneve dhe akademikeve injorant: si R.Qosja dhe Pellumb Xhufi,te cilet ne dekleratat e tyre ne lidhje me osmanet ,nuk kane ndonje ndryshim me ket hoxhe Irfanin
Gjergji,
Gazetari e di shume mire qe akademiket nuk hane mbeturina prandaj ai gjeti koshin e plehrave vendin me te pershtatshem “gazeten tema” per ta ricekluar idene e tij!
Kosova, fatkeqesisht ka marre rrugen e islamit politik. Cka eshte me e keqja, ky islam eshte prezent edhe ne qeverine e Kosoves. Kemi deputet dhe ministra me keto ide. Sot gazetat kosovare lajmeruan per rastin kur 11 pjesetar te njesise speciale te kosoves refuzuan qe te jene pjese e arrestimit te imameve terroriste. Se cfare rruge te mbrapshte ka marre Kosova me se miri tregon edhe ky shkrim: http://www.reporter.al/muslimanet-e-devotshem-ndryshojne-fytyren-e-nje-lagjeje-te-prishtines/
Po shqiperia I ka terroristat ne kosove.Por ne rast se per fene I kane prere pak ka..in po vjen koha qe do tjua presim krejt ketyre moterq…..meve.
Shume me vend, zoti Robelli!
Per hir te polit-vehabizmit te tyre keta injorantet tane (te grupit te shefqetit) jane ne gjendje t´i perkulen edhe djallit, te behen argate arabi e serbi, kur eshte ne pyetje hymnizimi dhe zmadhimi i sulltaneve te djeshme dhe neo-otomaneve te sotshem.
Mos e merrni kaq rembyer zoti Robelli,qe ky nervozim se paku ju ben te fyer etiken profesionale.
Ne enciklopedit e vendeve perendimore,Kosova paraqitet si berthama e shtetit serb,po keshtu dhe ne librat e historianeve te ketyre vendeve.
Berthama e shtetit serb ishte ne Rashke!
Astren, nese ke ndonje fakt per keto qe shkruan nxirre, perndryshe shktuaj me emrin origjinal qe ke Asdrenovic
Ne cilat enciklopedi? Ishte shkollari perendimor Noel Malcolm qe rrezoi kete teze me burime arkivore. Gjeneza e shtetit serb eshte Rashka apo Sanxhaku i sotem. Kosova ishte thjesht territor i pushtuar siq ishte Shqiperia e sotme dhe Greqia e Veriut.
Ku ke mesuar shqip?
Kerkesa tjeter per ty “vella” sllav eshte qe te mos perzihesh me shqiptaret. Jane kocke e forte per ju shkijet.
Keni qe ne shekullin e pordhes qe perpiqeni te na zhdukni, se bashku me turqit myslyman dhe turqit ortodoks (greket e zinj) e s’ja keni dale.
Tani na ka ardhur koha neve, qe ndryshe nga ju nuk jemi as barbare e as djephumbur.
Ndaj mos u lodhni shume (dilni te beni ndonje para) se vjen vera shpejte.
Si duket hoxhe Salush leshi njeh per shqiptare ne Kosoven e shek.15 vetem 1% te shqiptareve te kthyer ne muslimane !!!! hoxhe haleja te paret tone qe kthyen fene ishin kristiane si katolike e ortodoks qe na e trasmetuan brez pas brezi historine tone te origjines etnike e fetare , vellezerit e Kosoves duhet te hapin syte e ti kthejne shpinen ketyre te shiturve tek turku njesoj si atyre tek greku .
lloji juaj i te analizuarit eshte nje specje drejt zhdukjes, nje specje e cila rrenjet i ka ne komunizem e mbetjete ne demokraci.
Lipjani prej Avganistani ? ne shek. 16-17-18 jane te dokumentura si periudhe e konvertimit(nderrimit)te besimit fetar nga ortodokse ne muslimane te popullsise se krahinave jugore shqiptaro-epirote te Laberise e Camerise , kjo nuk ka te beje me komunizmin tunxh bir , tung .
Burrë leshi, pemë pa kokrra ky hoxha
Hoxha ka te drejte ,por eshte gomar sepse te gjitha shtetet kane histori fallco ,dhe po e shkaterove kete histori shkatrohet gjithe kombi.Ne jemi pasardhes te Ilireve kemi hero kombetar Skenderbeun keto jane vija te kuqe qe nuk duhen prekur ,pavarsisht jane te verteta apo jo, perndryshe morem fund.
Car flisni o shqiptar? Dardanet e lasht kan jetu me shekuj para krishtit ne ato toka. Sllavet kan ardh shekuj me vone. Ne koloseun e romes keni nje hart te lasht te botes ku sllavet nuk ekzistonin dhe tregon qart shtetin ilir. Europianet mund te thon cka duan ,por kur iliret kishin shtet e flote ,europianet dhe sllavo ruset ishin akoma majmune . Ky hoxha paska pjerdh bashk me Slav e turq bashke. Ky hoxh le te behet prift Serb ose grek meqe I paska per zemer.
Enver Robelli ose “Rrotkari” e ka nxjerre nga konteksi fjalimin e hoxhes. Kuptohet qe nga emri ky “sharlatan” qe eshte me origjine “SLLAVE”! Faktet historike tregojne qe “Perondoria Bizantine” favorizoi popullsine sllave me prona e pasuri te mara nga iliret pagane. Me ardhjen e “Perandorise Osmane”, shqiptaret e shperngulur nga kto troje e te pakenaqur me padrejtesite qe u ishin bere nga kishat ortodokse sllave, u konvertuan ne fene Islame e u rikthyen serish ne tokat e stregjysheve te tyre. Kete gje e kane thene me qindra akademike e historiane qe jane mare me studimin e historise se ballakanit e hoxha s’ka thene ndonje gje qe te re.Fjalet e hoxhes jane nxjerre nga konteksi me qellim dashakeq nga Islamofobet si ky steriotipi “Enver Rrotkari”!
tiransi denbabaden=1 ton sytliac, hurma, corbe, bakllava, gurabi e felliqesira tjera qe jane naterial i ndonje haleje anadolli qe i vjen era edhe ne tirane denbabaden
Ha qofte te daj tiransi dem babadem , tironsit turq jane si ne zakone muzike kulture ! Tironsi haxhiqamilist . O gomar cilet akademik akademiket Turq!
Aaa me tere mend e ke ti qe ishin pagane iliret ne shekullin e shtate. Po si ka mundesi qe nje pjese perandoresh romake te krishtere ishin ilire? Si ka mundesi qe kishat e shqiperise por jane dhe ca ne kosobe ne shumice jane te stilit bizantin dhe jo sllav? Si ka mundesi qe Millosh Kopili ose obiliq sic i thone sllavet sipas kroateve nuk ishte sllav? Dmth perandoria osmane na ndihmoi ne arnauteve? Ik o shoku lexo ndonje liber historie se na lodhet. Dhe keto thuaja arberesheve te italise po nuk te peshtyne ne surrat. Sa per historiane e ka sakte ky gazetari me tursunin dhe me noel malcolm. Por thellojuni kur ti lexoni.
Tironc denbabaden dhe shqiptar???!!!! Nuk rezulton ne asnje liber historie te shkruar. Te ardhurit prej Teheranit, te pergjumur prej hashashit, te lene ne mizerjen e tyre shekullore jo me larg se nje shekull me pare, tani duhet tju degjojme edhe teorite “shkencore”??
Opa, e arrestuan dhe nje tjeter. Sic duket nuk paskan mbetur te kenaqur me kaq sa bene, por duhen edhe te tjere.
Enver ti duhet te rrish 24 ore ne dite te studiosh e te arrish tek gishti i vogel i kembes se Irfanit ti o mjer
Enver Robelli, qeshtja eshte e thjeshte, keta individ (Irfani, ShefQeni, Terrnavci,Ramiqi me shoke) jane shkeputur nga trungu shqiptar. Ata kane interpretimin (joshqiptar) e tyre te se kaluares, te sotshmes dhe te ardhmes.
Per ti kuptuar me lehte imagjinoj popat dhe ideologet gjenocidal serb. Edhe ata kane tregimet e tyre per Kosoven. Keta hoxhollaret e BIKut jane njesoj si popat serb. Pra keta mbrojne vijen otomane dhe arabe. Prandaj ajo cka thone ne youtube ka kuptim me logjiken e tyre.
Problemi jone eshte pse lejojme se pari krijimin e nje pakice wahabiste ne truallin tone qe sfidon figurat, flamurin dhe ideologjine tone kombetare e ne fund vete shtetin laik.
Ku eshte nje nga hoxhallaret me kafshe dhe debil ne Kosove.
Ata kosovare qe degjojne kete kafshe jan vertet njerez me bisht
Edhe ky i Vetvedosjes eshte besoj.
Keta te Albin Kurtit hane buken e kaurrit e bejne duvane e turkut.
Te na rrojne hoxhallaret ishalla, se nuk dim ta kuptojm injorancen dhe t`gerrditshmen…!
keta hoxhallar injorant te miren me fen dhe jo me historin e shqiptareve.
para osmanlive shqiparet e kosoves kan qen ne shumice ortodoks dhe tjeret katolik. statistikat 1 % shqiptar jan te fashistave serb. ne at koh nuk ka pase identifikim etnik por fetar.
kot per kuriozitet kta hoxhat mjekerr cjapa a kan qen komandant a kan pas naj rrol te rendesishem ne luften kunder serbit,apo vec pas clirimit te kosoves dolen kta mjekerr morrat me mend tre cerekshe
te vjen shume keq kur lexon komentet rreth shkrimit,sidomos ne kete periudhe kohe kur cdo shqiptar ndihet krenar per kombin e tij,sepse me ne fund erdhi koha qe bota vlereson ate karakteristike tonen te vellazerise nderfetare.kur sheh qe simboli i katolicizmit ben te paren vizite ne europe ne nje shtet qe shpreh nje vecori te domosdoshme per kohen qe jetojme dhe e vlereson kete vecori si jetike , dhe nga ana tjeter lexon fyerje nga me te ndryshmet thjesht per perkatesine fetare te njerit apo tjetrit eshte te vesh duart ne koke.O shqipetare mblidhni dhite.komentoni artikullin dhe jo njeri tjetrin
Ti enver rebeli je ni hiq qe se din edhe pse jeton ti je krimi i krimeve je bir kurve
Ja me ne fund edhe nje hoxhe qe paska lexuar histori.Por debili sduhet ti thote keto gjera me ze te larte,se shkaterron bazat mbi te cilat eshte ndertuar miti i Kosovistanit.Lexoni me vemdendje ne 1455 1% shqiptare,sot 1% katolike ne Kosovistan.Pjesen tjeter merreni me mend nga e kane sjelle turqit.Vec nje pyetjeje nuk i kam dhene akoma pergjigje o hoxhe,ku dreqin mesuan shqip keta turko-mongole,e kam fjalen kuptuan se shqip nuk dine as sot e kesaj dite.
Redaksi.Komentet ju lutem?!
Nese shqiptaret e Kosoves dhe Shqiperise nuk arrijne te kuptojne se Turqia eshte thika ne shpine , kurre nuk kane per te ngritur koke . Eshte e habitshme se perballe fakteve ne historine e afert ku turqit ishin pjese e marreveshjeve me serbet per shpernguljen me force te shqiptareve , injorantet vazhdojne dhe mbrojne me fanatizem islamin dhe turqit bashke . Shqiptaret kudo qe jane ashtu sic per shkak te dhunes mbi ta pranuan masivisht nderrimin e fese nga kristiane ne islame , duhet me ndergjegje te plote ta braktisin ate dhe te rikthehen ne rrenjet e tyre . Veten atehere dhe vetem atehere do te fillojne te rilindin .
Tashme shqiptaret pavaresisht fjaleve te politikes ende jane ne koma .
@Frederik nga pikepamja e paster strategjike Turqia paraqet nje balance kunder aleances (antishqiptare) ortodokse serbogreke. Mirepo si duket kostot e aleances me sojin e erDOGanit jane teper te larta. Prandaj duhet gjetur aleat tjere. Gjermania duket si zgjidhja me e natyrshme natyrisht krahas SHBAse.
Zoti Robelli pervec qe eshte nje shqiptar i formuar mire, eshte dhe nje gazetar i talentuar qe e shkruan sakte dhe shume mire shqipen.
E kam shenuar edhe nje a dy here me pare se gazetare si zoti Robelli, zoti Agustin Paloka dhe pak te tjere qe jane vazhdimisht te pranishem ne shtypin e pertej e ketej kufirit politik te shqiptareve japin ndihmes te madhe per perparimin e shoqerise shqiptare.
Me vjen keq qe disa komentues e shprehin mospelqimin e tyre me fjale denigruese. Mund te mos jemi dakord me nje apo shume pikepamje, por kjo nuk duhet te na erresojne arsyen e te arrijme deri aty sa te perdorim nje epitet fyes per te percmuar autorin dhe gjithe shkrimin.
Dielli, nuk mund të mbulohet me shoshë…!!!
E kam thene dhe e them pa pushim, se mbi 90% e predikuesve myslimane ne trojet shqiptare…..duhen futur nefurrame gaz , qe te shpetoje shqiptaria dhe identiteti yne, se perndryshe, me parate qe marrin nga udbashet e serbit…na e bejne te veshtire mbijetesen ne keto troje!
Kolinizacjoni fetar eshte me problematik se sa parvasia e nje populli. Thenjet e Marksit ishin « Feja eshte opiom per popullin » et si domos per popullin Shqiptare , qe mbas shume shekujsh ka qene ne dyret e fejave te drysheme , jo per te miren e popullit shqiptare, por per idologjine strategjike fetare. Shuqyr qe populli shqiptare kishte fatin te jetonte pas fene ne nje momente te historis , qe para se gjithash , ishte bashkejetesa e nje populli te perçare . Asnje nuk mund te vendosi qe çfare feje ka nje popull, eshte historikishte e gabuar . Fejat dryshonje sa here ka nevoje politikat e vendeve te fuqishme . Pytja behet çfare feje kane pasur Ilirjanet ? Jam e sigurte qe as i shkonte mendja per fe Katolike , muslimane , ortodokse etj……