Serbët e Bosnjës ngrenë një kryq gjigant mbi Sarajevë, zemërohen myslimanët

22 Shtator 2014, 18:38Rajoni TEMA

Instalimi i paautorizuar i kryqit në një kodër mbi qytetin me shumicë myslimane të pushtuar nga forcat serbe në kohën e luftës, shkaktoi zemërim, e raportet tregojnë se disa njerëz po përpiqen ta rrëzojnë.

Policia në Lindje të Sarajevës tha të hënën se pesë njerëz janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje mbi planifikimin për të rrëzuar kryqin e bardhë prej 10 metrash që u ngrit në fundjavë nga ish të burgosurit serbë të Bosnjës të kampit të izolimit.

Kryqi shkaktoi zemërim sepse u instalua në Zlatiste, një zonë mbi malin Trebovic, nga ku serbët hodhën predha në kryeqytetin e Bosnjës gjatë luftës 1992-95. Platiste është tani nën kontrollin e entitetit të serbëve të Bosnjës, Republikës Srpska.

Kryebashkiaku i Sarajevës, Ivo Komsic, tha se kryqi, i cili u instalua nga Bashkimi i të Burgosurve të Kampit të Republikës Srpska gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ishte një fyerje për ata që kanë vuajtur gjatë luftës.

“Kjo fyen viktimat e Sarajevës, por gjithashtu edhe serbët që u vranë në luftë,” tha Komsic, duke i nxitur vendasit t’i rezistojnë provokimit.

Ai fajësoi presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, për instalimin e kryqit, duke pretenduar se ishte një përpjekje për të rindezur kujtimet përpara zgjedhjeve parlamentare muajin e ardhshëm.

“Monumenti-kryq mbi Zlatiste është një provokim i qartë parazgjedhor nga Milorad Dodik, që, jam i sigurt, do të largohet pas zgjedhjeve të tetorit,” tha ai.

Organizatat serbe kanë biseduar rreth vendosjet së kryqit në atë vend për disa vite, duke planifikuar një strukturë 26 metra të gjatë si monument për më shumë se 6600 serbët që vdiqën në dhe rreth Sarajevës gjatë luftës.

Por ideja nuk u përmbyll kurrë për shkak të ndjeshmërisë së qytetarëve të Sarajevës, të cilët i mbijetuan pushtimit katër-vjeçar të qytetit.

Zëvendës presidenti i entitetit të Federatës së Bosnjës, Svetozar Pudaric, i cili është një serb etnik, tha se kryqi kishte qëllim të provokonte.

“Ka si qëllim vetëm të shkaktojë një reagim negativ rreth ‘atyre’, ‘të tjerëve’,” tha Pudaric.

Ai tha se ishte bërë në një mënyrë sekrete dhe të burracake gjatë natës.

Disa dhjetëra persona mbajtën një protestë të shkurtër paqësore në Sarajevë të dielën kundër vendosjes së kryqit.

Zyra e Përfaqësuesve të Lartë, kontrollore ndërkombëtare e Marrëveshjes Dayton të Paqes, që i dha fund luftës, gjithashtu paralajmëroi se kryqi do të nxisë trazira etnike.

“Siç ka theksuar OHR disa herë, simbolet fetare nuk duhet të përdoren për të nxitur tensione ndër-etnike,” tha zëdhënësi i OHR, Eldar Subasic të dielën.

“Autoritetet e Republikës Srpska duhet të ndërmarrin masa menjëherë në mënyrë që të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të drejtuar nga ligji,” tha Subasic, sipas agjencisë së lajmeve Klix.

Ndërkohë, disa politikanë, përfshirë partitë opozitare serbe nga Republika Srpska, akuzuan Dodik për përgjegjësi direkte të incidentit, që sipas tyre po përpiqet të rrisë ndjeshmërinë e fushatës së tij zgjedhore./BIRN

15 komente në “Serbët e Bosnjës ngrenë një kryq gjigant mbi Sarajevë, zemërohen myslimanët”

  1. tourkofagos says:

    kjo eshte diferenca e tolerances fetare[pordhe me Rigon]mes korrakeve te Bosnias dhe ketyre te Alvanias,ata e mbajne kriqin kurse keta nuk e lejojne…!!!

  2. vemendje* says:

    Denohen 2 greke,12 dhe 13 vite burg secili,per plagose me motive naziste!Ngjarja ka ndodhur ne nje Shkolle private ne vitin 2008,ka pasur edhe nxenes te plagosur.
    ADN naziste foli…ske ci ben ADN-se.
    …me kenaqesi per turkofagon.
    Mero se mos ben gabim dhe publikon lajme te tilla…se i ngelet qefi turkofagosit.

  3. tourkofagos says:

    Nje kryq i tille duhet te vendoset edhe ne Skoumpini,duke treguar fillimin e xristianizmit aty ku mbaron ferri i myslimanizmit!
    Nje tjeter ndryshim qe duhet te behet eshte ndarja e varrezave ne ato xristiane dhe myslimane[ashtu sic kane qene .
    Nuk mund te prihen bashke ne te njejtin vend gjyshi im xristian me kryqin e G.Kastriotit,me kockat e Zike sunitit,qe te koka mban gjysmehenen turke………

    1. MERITONI says:

      turkofagos

      nje kryq te tille,duhet ngulur ne bythen tende,hahahhhahahaahahahaha!

      edi,ty te behet qefi per ket pune!

      oooooooo,derviiiiish,merre malluten,futja turkofagosit,po lyp kungj pe me ngul!

    2. vemendje* says:

      Mire e ke turkofago,nuk mund tte prihen kockat e gjyshit. tend ne te njetin vend bashke me kristoforidhin,po kush te kupton thuaj!

  4. Fufi j says:

    Ti marron leje myslimanve e ne europe Pse ku jan n’è Iran o Pakistan

  5. Alba says:

    Me kryq n’dor kan masakru shkavellat popujt e ish Jugosllavis. I uroj boshnjakve suksese, rrzoni sa ma shpejt kryqin e shkijeve.

    1. mer says:

      epo diku duhet te filloje.

      zakonisht gjerat qe fillojne ne bosnje kane permasa globale!!!

    2. alba bushtra says:

      Qashtu bre alba ,shkavellat me at kryq te popava na kan masakrue ,,rrofte vllaznia kosovare -turko-boshnjake

      1. Alba - Prishtine says:

        Asht ni fjali ne ni kang kosovare qe thot kshtu “ju pafsha gjenaze, si qent, tu ju kajt popi”. Hala fjal ma t’pershtatshme per shkavellat dhe vllehogreket, si ti, nuk kam ni.

  6. askushi says:

    Sejcili te besoj cfar te doje. Serbet bejne kryqe, le ti bejne. Myslimanet e Bosnjes bejne gjera te tjera le ti bejne.
    Nuk e kuptoj pse duhet marr leje. Kujt si pelqen, te mos flase.

    1. benbenedeti says:

      me ta ba te dera jote si tduket ty mor cjap

  7. maximus says:

    me muslimanet e ballkanit duhet bere nje revolucion , o te kthehen ne fene tone te lashte ose te largohen andej nga ku mund te ndjehen te qete dhe te luten sa here te duan ,ne xhamite e tyre qe i gjen si kerpudha ne çdo cep pallati.

  8. disa says:

    po me ta edhe te dera jote se edhe ti nuk e din se ka vjen e ka shkon me 100 flamuj e E 100 fe lereni te besojne ku te don e ca te done vec te shikojne punen e vet per mir per tan njerezimit se edhe ju erdhet si gbel ne ket bot e po doni me e privatizue por sikur te doni ulni kryet e shtrine hapin sa te keni takatin se eshte vetem nje ZOT e ai e din cka ban me te gjith more te pangijshem more syshkyem

  9. akili says:

    Mos e ngaterroni besimin dhe simbolet e tij me kombesine. Kryqi eshte simbol i krishterimit ashtu si hena e islamit. Nese Serbet jane kafshe te egra nuk eshte faji i kryqit por i manipulimit te tyre te gjate me nacionalizem ekstremist ashtu sic ndodh me Arabet qe manipulohen nga ideologjia e Islamit radikal dhe vrasin edhe njeri-tjetrin si kafshe gjakatare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje