Shefi i EULEX-it Bernd Borchardt ka konfirmuar se do e braktisë EULEX-in duke theksuar bashkëpunimin e mirë ndërmjet Beogradit, EULEX-it dhe Prishtinës gjatë mandatit ë tij.
Borchardt, në një intervistë për Tanjug, ka thënë se EULEX-in do ta braktisë në fund të kësaj jave dhe se misionin europian për sundimin e ligjit do ta udhëheqë Josoele Wachter.
Borchardt ka thënë se ai dhe 2.000 persona në EULEX kanë sjellë përparim në sundimin e ligjit
“Gjatë mandatit tim kemi pasur më shumë 400 raste penale, nga të cilat 329 të akuzuar janë shpallur të fajshëm, ndërsa 152 persona janë liruar,” ka thënë Borchard duke e kujtuar me dhembje rastin e vrasjes së kolegut të tij në Zveçan, më 19 shtator 2013, Audrius Shenaviçius dhe duke shtuar se po vazhdojnë hetimet për autorë e krimit./KD