Departamenti amerikan i Shtetit e ka listuar Kosovën si një nga vendet të cilat janë pjesë e koalicionit kundër Shtetit Islamik.
Në një shënim për media të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, Kosova, Shqipëria dhe Serbia janë të shënuara sipas rendit alfabetik krahas dhjetëra shteteve dhe aleancës veri-atlantike, NATO si pjesë e koalicionit kundër brutalitetit të Shtetit Islamik.
56 shtete dhe NATO e kanë për qëllim që:
1) T’i ofrojnë partnerëve irakian përkrahje ushtarake,
2) Të ndalojnë luftëtarët e huaj
3) Të luftohen financat dhe fondet e ISIS-it
4) Adresimi i krizës humanitare dhe
5) Demilitarizimi i ideologjisë së ISIS-it.
Ky dokument vlerëson se dhjetëra shtete tashmë kanë kontribuar në përpjekjet ushtarake, duke ofruar armatim, pajisje, trajnim apo këshillimi.
Shtetet e Evropës dhe Lindjes së Mesme kanë ofruar edhe përkrahje në sulmet ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik.
Dokumenti, në pjesën e titulluar “Jo vetëm një përpjekje ushtarake”, më tej vlerëson se kontributi ndërkombëtar ku përfshihet edhe shteti i Kosovës, megjithatë nuk janë dhe nuk duhet të jetë vetëm në aspektin ushtarak.
“Përkundrazi, përpjekja për të degraduar dhe përfundimisht shkatërruar ISIS kërkon rritjen e përpjekjeve në linja të shumëfishta”, vlerësohet në këtë dokument.
Arrestimi i dhjetëra personave dhe imamëve që dyshohen se kanë luftuar apo kanë nxitur të rinjtë të luftojnë përkrahë kësaj organizate terroriste, konsiderohet si përpjekja kosovare në luftën kundër Shtetit Islamik.
Serbet jane ende nacionalist dhe shovenist ndaj nesh qe i bene ata armiqe tane nga pikepamja etnike. Mirepo ISIS dhe bishat xhihadiste jane armiq te civilizimit qe i takojme edhe ne edhe serbet prandaj nuk ka asgje te cuditshme qe ne kete lufte gjindemi ne anen e njejte.
DASH duhet te mendoje per heqjen e vizave me Shqiperine,si vend totalisht i survejuar prej tyre,NATO,qeveri,ushtri,inteligjence,pergjime ndaj kujt i do qefi,nje vend teper amerikanofil,pra nje cope pazell e USA e shumemirekontrolluar.
Serbia dhe Greqia !?!? Amerikanet duhet te kene kujdes nga keto vende. Historia ka treguar se keta njerez e kane pabesine ne gjak..