Nishani takon pёrfaqёsues tё komunitetit hebreo-amerikan: ISIS, kёrcёnim serioz pёr çdo individ

24 Shtator 2014, 10:19Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi takime të veçanta me një delegacion të Komitetit Hebreo-Amerikan, me drejtues të B’nai B’rith, organizatës së hebrenjve amerikanë me seli në New York dhe me një përfaqësi nga Kongresi Botëror Hebre.

Në qendër të takimeve ishin marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, dhe ato ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, bashkëpunimi i Shqipërisë me komunitetin hebre në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, lufta kundër antisemitizmit dhe çështjet e sigurisë në vijim të zhvillimeve më të fundit.

Presidenti Nishani i vlerësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mikun dhe partnerin më të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët për arsye të rolit vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë, në rrëzimin e komunizmit, anëtaresimin e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të proceseve demokratike në vendin tonë dhe integrimit evropian.

Duke u ndalur te marrëdhëniet me Izraelin, Presidenti u shpreh se ato janë të shkëlqyera, të mbështetura në një histori të pasur dhe miqësore, dhe me mundësi të shumta bashkëpunimi të mëtejshëm në fushën ekonomike, politike dhe kulturore, duke shtuar se bashkëpunimi më i ngushtë me komunitetin hebre mund të ndihmojë më shumë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe veçanërisht, në edukimin për Holokaustin, luftën kundër antisemitizmit dhe ideologjive të tjera ku bazohen diktaturat.

Duke folur për rreziqet e sigurisë nga ekstremizmi dhe fondamentalizmi, Kreu i Shtetit e cilësoi ISIS si një kërcënim serioz për çdo individ dhe vend, pavarësisht fesë dhe racës, duke shtuar se Shqipëria, për këtë arsye, është rreshtuar me vendosmëri dhe me kontribut konkret, përkrah partnerëve tanë, në luftën kundër kësaj të keqeje globale, në një koalicion të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, si fuqia më e aftë për të drejtuar një sipërmarrje të tillë.

Përfaqësuesit e komunitetit hebreo-amerikan shprehën vlerësimin e lartë për atë çfarë shqiptarët bënë për shpëtimin e hebrejve gjatë periudhës së Holokaustit, për pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për çështjet e sigurisë kudo në botë dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar në luftën kundër antisemitizmit dhe formave të tjera ideologjike diskriminuese, ndërsa bënë propozime për bashkëpunim me synim rritjen e pranisë së investimeve nga Izraeli dhe komuniteti hebre në përgjithësi në Shqipëri.

2 komente në “Nishani takon pёrfaqёsues tё komunitetit hebreo-amerikan: ISIS, kёrcёnim serioz pёr çdo individ”

  1. usrus spelaus says:

    cifutet sioniste(zionist jews) i quajne te gjithe jo cifutet “gojim” qe do te thote “me te keqij se kafshet”
    racizmi me extreme qe existon ne bote qe ka vetem nje paralel me te ka qene nazizmi.
    por jo te gjithe cifutet jane sioniste (moxhoriti jane)
    shikoni ne video cifute ne demostrate sebashku me palestineze ne new york kunder izdraelit.
    https://www.youtube.com/watch?v=jdOj2AAHRZY

  2. analist says:

    Kercenimi me i madh ne bote eshte Izraeli dhe çifutet dhe jo krijesat e tyre si IS, Al Kaida etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje