Bill Clinton: Koha e provoi se vendimi për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës ishte i drejtë

25 Shtator 2014, 09:56Rajoni TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte i ftuar nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në Takimin e Dhjetë të Nismës Globale Klinton, që zhvilloi punimet në New York, nga 21-24 shtator 2014.

Në sesionin plenar të mbylljes të kësaj veprimtarie të rëndësishme e të përvitshme me temë: “Riimagjinimi i ndikimit” që trajtoi, bazuar në përvojë, se si i vlerësojnë anëtarët e kësaj nisme rezultatet e përkushtimit të tyre, si i shfrytëzojnë sukseset dhe mësojnë nga dështimet për të nxitur qasjet paraprirëse që ndikojnë në krijimin e vlerave dhe në zhvillimin e botës, Presidenti Clinton përshëndeti Presidentin Nishani për praninë në këtë sesion.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Clinton vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë gjatë Presidencës së tij, dhe theksoi, më tej, se koha ka provuar se sa i drejtë ishte vendimi amerikan për të vepruar energjikisht për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga dhuna dhe gjenocidi serb.

15 komente në “Bill Clinton: Koha e provoi se vendimi për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës ishte i drejtë”

  1. Drogaxhiu says:

    Hajde mos vra veten me kaci kur kapteri zagar i Berishes merr pershendetjet e Klintonit nderkohe qe Ustai i tij ne ate kohe ne opozite perdori gjithe artilerine e tij te ndyre kunder marreveshjes se Rambujese te hartuar nga Klintoni dhe minitrja e tij e jashtme Madeleine Albright, marveshje e cila i hapi rrugen nderhyrjes shpetimtare te SHBA ne Kosove.

  2. nisa says:

    jemi shume te lumtur qe ka njerez ne bote qe duan te miren e shqiptareve http://bit.do/BILL-CLINTON-Faleminderit

  3. Arna says:

    Mirenjohje pa fund Amerikes…

  4. Ilir says:

    Shpresoj qe ne presidencialet e arrdhshme te fitoje hillari Clinton se ky bythaziu doli shume spurdhjak.Thank you usa

    1. Uncle Sam says:

      Ka kalu koha e pianecit Yeltsin

  5. krio says:

    Ka shum ish presidenta, po ky vazhdon akoma sikur esht president.
    Nqs e do Kosoven deri ne fund, investoni sic investuat ne Ishjugosllavi ne luften e ftoht. Se kur u ben Jugosllavet me te zot se te tjeret.
    Pra jo lufta ka qen e drejt, por ndertimi fabrikave do te jete e drejte.

  6. Mal says:

    Ndoshta amerikanet kane bere gabim qe i shpetuan kosovaret. Kosovaret jane treguar mosmirenjohes. Shume prej tyre predikojne fene e luftojne ne krah te armiqeve te Amerikes.

  7. Beni says:

    Thuaja edit qe po shkon si lango ne serbi z.president.
    Se shqiptaret e thjeshte te jane mirenjohes dhe Ty dhe amerikes.
    Per fat te keq kemi pasur dhe vazhdojme te kemi politikane plehra ne shqiperi.

  8. Akilis says:

    Edhe ky nuk ka qene ndryshe nga te tjeret, betimin ne emer te Bibles si President e ka bere per interesat e Amerikes.
    Njeriu apo shteti kur influhencohet nga qellimi personal apo nacional qe bie ne kundershtim me te verteten, termi Humanizem ka pushuar se egsistuari.
    E verteta eshte qe interesat e Amerikes nuk jane ne anen tone pamvaresisht qe per te verberit duket ndryshe.
    Ne qofte se Serbia apo Sllavet ne pergjithesi kane ardhur ne shekulline 6te te Eres sone si pushtues, me vone Osmanet, pastaj Anglesey qe zhduken vendasit dhe krijuan Ameriken.
    Tani kush eshte me pak kriminel Sllavet te paret, Osmanllinjte te dytet apo Anglezet qe jane te fundit.
    Dikush thote qe nuk me duhet mua se cberen me te tjeret Amerikanet shtet ky me gjuhe Angleze dhe ithemeluar prej tyre.
    Atehere pse te denojme krimet e
    Enverit qe vrau, nternoi, burgosi me mijera kurse per disa dhe per mua kalova mire.
    Per nje njeri me shpirt humane qe te gjithe keta duhet te kerkojne falje, popullsive dhe te paguajne taksen e krimit se ndryshe ckuptim ka Bibla apo Kurani!
    Termi Zot eshte respekt me vepra dhe jo llafe.
    Le te ikin Amerikanet te paret andej, Turqit te dytet dhe pastaj Sllavet.
    Mirepo ne nuk urrejme keta por Greket se jane qe ne kohen e majmunit ketu bashke me ne.
    Jam me zotin parashkrues qe thote per ndertimin e fabrikave.
    Edhe Bin Laden isshe me Amerikanet kunder Ruseve por kur Ruset u larguan premtimet e Amerikaneve per ndertimin e Afganistanit mbeten ne leter.
    Vurini gishtin kokes dhe kthellohuni se jemi viktima e rradhes.
    Ciklopi do ta hante te fundit Odiseun per Veren e mire qe I dha.

    1. lan says:

      Blla….blla….blla. Qenke lodhur shume me keto filozofira qe edhe vet nuk i kupton.

  9. d says:

    Tek Clintoni si rralle here u bashkuan te gjitha cilesite e nje Presidenti i te gjithe Botes. I pati te renda “b….”.
    I urojme jete te gjate dhe te lumtur.

  10. amerikan says:

    Respekt per kete njeri qe koha I dha shansin te tregoje dhe te beje ate gje per shqiptaret qe brezat do ta mbajne e duhet ta mbajne mend dhe ne te njejten kohe do te e duhet te ndjehen mirenjohes e deturues per ta shprehur kete respect ndaj USA dhe Bill CLINTON
    VOTAT E SHQIPETAREVE NE ZGJEDHJET E ARDHSHME PRESIDENCIALE KETU NE USA duhet te shkojne per Hillary CLINTON

  11. SHPETIMTARI says:

    Po mos te ishte Mr.Klintoni nuk do kiste Kosove e rrezik nje shqiperi te coptuar.Leni keta legenat sot ne paqe nukm mund tze krjojn qeveri shqiptare
    Atehere cfare udheheqesi esht Limaj Ram,vetfundosja:::////
    Ja UCK_JA e tyre si i zabthi……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje