Blloku paralajmëron bojkot, nëse zgjedhjet shihen si zgjidhje

24 Shtator 2014, 18:27Rajoni TEMA

Blloku i partive të koalicionit pas-zgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje e përjashton opsionin e zgjedhjeve të parakohshme për dalje nga ngërçi politik në Kosovë.

Ky koalicion paralajmëron se do të bojkotonte një proces të ri zgjedhor, duke pretenduar se si shumicë parlamentare duhet t’i jepet mundësia që ti formojë dhe udhëheqë institucionet e reja.

Avni Arifi, këshilltari i parë politik i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i kandiduar për postin e kryeministrit nga koalicioni i gjerë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje përderisa blloku pas zgjedhor e ka shumicën në Kuvend.

“Nuk ka zgjidhje te zgjedhjet. Zgjidhja është te 120 deputetët në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në parim ekziston një gatishmëri te të gjitha subjektet e koalicionit (LAN) që zgjedhjet të bojkotohen. Natyrisht që ky është vendim që duhet të kalojë edhe nëpër strukturat partiake. Por, këto bojkotohen sepse nuk ka rrugë kushtetuese që e qon Kosovën në zgjedhje”, ka thënë Arifi.

Një koordinim me LDK-në, AAK-në dhe partinë Nisma për opsionin e zgjedhjeve e ka edhe partneri i ri në këtë koalicion, Vetëvendosje.

Dardan Molliqaj nga ky subjekt politik ka thënë se në asnjë moment, zgjedhjet  nuk janë paraparë si opsion.

“Zgjedhjet nuk mund të thirren pa dy të tretat e deputetëve e as pa marrëveshje politike në mes presidentes me subjekte politike. Në këtë rast koalicioni jonë me bllokun është shumica e Kuvendit dhe ne jemi përcaktuar për zgjidhje nëpërmjet formimit të institucioneve e jo për zgjedhje”, ka theksuar Molliqaj.

Kriza rreth formimit të institucioneve të reja është thelluar tek posti i kryetarit të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj me të cilin e kishte zhvleftësuar zgjedhjen e Isa Mustafës në këtë post më 17 korrik, e ka përcaktuar se kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të vij nga grupi më i madh parlamentar.

Sipas këtij interpretimi, kandidimin për kryetarin e Kuvendit duhet ta bëj Partia Demokratike e Kosovës.

Mirëpo, më 18 shtator, PDK dhe kandidati i saj morën vetëm 44 nga 61 sa është minimumi i votave në Kuvend për të marrë postin e kryekuvendarit.

Tani, kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina ka thirrur seancën e radhës për datën 2 tetor.

Por, në mungesë të një marrëveshjeje ndërmjet dy blloqeve, PDK-së në njërën anë dhe koalicionit pas zgjedhor në anën tjetër, pritjet janë që seanca mund të jetë sërish reprizë e dy mbledhjeve paraprake që nuk kishin sjellë ndonjë rezultat.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë për Radion Evropa e Lirë se koalicioni pas zgjedhor duhet të fitoj të drejtën e kandidimit për postin e kryetarit të Kuvendit.

Sidoqoftë, ai nuk ka folur për mënyrën se si mund të bëhet ky kandidim, pasi që kryesuesja e Kuvendit ka deklaruar tashmë se duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese do të merr parasysh vetëm kandidaturat e PDK-së si grupi më i madh parlamentar.

“Ne e kemi shumicën parlamentare dhe ne jemi ata që do të duhej ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Jemi të bindur që e drejta dhe vota është në anën tonë. Është e habitshme se si sot PDK dhe subjektet që janë bashkë me të flasin sot për besimin e qytetarëve që e paskan marrë. Por shtrohet pyetja, ne besimin e kujt e kem?- Edhe ne e kemi besimin e qytetarëve dhe jemi 63 deputetë”, ka theksuar Beqiri.

Për seancën e paralajmëruar të 2 tetorit dhe opsioneve për daljen nga kriza, sot nuk janë deklaruar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Edhe pse të kontaktuar të flasin për këtë temë, zyrtarë të PDK-së kanë preferuar të mos flasin.

Konstituimi i Kuvendit ka filluar nga data 17 korrik, por nuk është përmbyllur pasi që nuk po mund të zgjidhet kryetari i këtij institucioni. Pa zgjedhjen e tij, nuk do të mund të bëhet hapi tjetër, ai i formimit të qeverisë.

Duke i pasur parasysh pozicionet e dyja blloqeve, opinionistët nuk e kanë përjashtuar mundësinë që edhe faktori ndërkombëtar dhe presidentja Atifete Jahjaga të përfshihen në lehtësimin e një dialogu mes dyja blloqeve me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme./RFE

6 komente në “Blloku paralajmëron bojkot, nëse zgjedhjet shihen si zgjidhje”

  1. DRENICA E KUQE says:

    Blloku VVLAN ne tere periudhe e pas zgjedhjeve u tregua si bllok i vendosur anti shqiptar. Blloku edhe kercenon se do ta perseritin 2 korrikun qe eshte bere ne marreveshje me deputetet “shqiptare” te LDK dhe Serbise se Millosheviqit! Blloku i ka meri edhe zgjedhjet se e dine grune te kuq se kane me dale humbesit me te mdhaj. Bllokut VVLAN sja jep voten me asnje shqiptar qe i thote veti shqiptar. Prandaj kane hy ne “istikame” dhe kane ba blok me e kthy Kosoven ne Serbi!…
    Marrja e Zotit e Bllokut qka eshte kah ban!

    DRENICA E KUQE

    1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPERIA PO NDRYSHON ME EDI RAMEN NE MENYRE POZITIVE.. says:

      Drenica, qenke nje debil. Lexo kushtetuten e Kosoves para se te prodhosh marrezira kunder opozites se Kosoves. Thaci sikur po e tepron me mbajtjen e pushtetit duke bllokuar vazhdimin e punes per nje qeveri te re.

      1. Tarrasi says:

        Thaci eshte nje gangster qe kerkon te kete pushtet per te mos dhene llogari per gjithe prapesirat cfare ka bere gjithe kete kohe.

    2. MERITONI says:

      DDRENICA LARALARA

      hahahahahhahahaha,epo,jaqe katunarhones i erdhi fundi!

      ka maru logjika e katunarve,qe ti quajne ter aristokracin sherbetore te serbise!
      a e keni pa sa e mire eshte prishtina,ka banesa te medheja,njerzit rrin deri ne ora 03,femrat krejt cullak dalin,hiq sju vjan marre!

      hahahahahaahha,shume shkurte ju zgjati knaqesia,aq shkurte,sa ORGAZMI!!

  2. DRENICA E KUQE says:

    Debilat si ti BASHA DHE BERISHA… i shoh kudo dhe perdite. Mua me duhet Kushtetuta shqiptare dhe vetem athere do ta lexoj. Per prodhimet jugosllave te Prishtines si ti nuk jam i interesuar as t’i di as t’i njohe, anime si ky VVLAN serb qe po i dilke ti krah!!!

    DRENICA E KUQE

  3. SHPETIMTARI says:

    Ani blloku p e r j a s h t o n veten
    Ka parti te t j e r a qe marrin pjes ne votime
    Mjaft me 100 parti.
    shyqyr 4 e perjashtojn veten
    Por esht
    P o p u l l i qe Voton
    Hic mos u t r e m b n i keto jane Parti me falni S T E R V I N E qe e qelben KOSOVEN e me gjere
    Per pozita e per me VJEDHE edhe ata si ne shqiperi.
    Thirrje Popullit Kosoves te Dalin ne Votime per shqiptar,per nder dhe lavdi
    Edhe mos votfshi per PD delni ne vortime votoni per dishroni por jepjani mbi 65 % qe te mos mundet askush me
    Ba KOALICION.
    Ketaq qe thone do bojkotojm jap pjesa me e keqe me e ndyer e Kombit shqiptare
    Gjithnje me
    Prapaskena.
    A m e d e g j u a t j e p j a n i k u j d o p o r m b i 6 0% g j a s h t d h j e t .
    pe r q i n d e q e o p o z i t a te jete e d o b e t .
    A degjuat O MIULETE:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje