Çfarë do të bëni nëse avioni me te cilin ju udhëtoni do të jetë i detyruar të bëjë një ulje emergjente?
Kjo është një pyetje që “British Airways” ua bën rregullisht pasagjerëve të saj.
Që nga viti 2004, rreth 15,000 njerëz kanë marrë pjesë në Kursin e Sigurisë në Fluturim pranë Aeroportit Heathrow në Londër.
Udhëtarët janë mësuar që të jenë të vetëdijshëm dhe të familjarizohen me atë që ndodh gjatë një emergjence kur udhëtojnë me avion.
Andy Clubb, Instruktor Sigurie në British Airways tha: “Gjëja më e rëndësishme është që pasagjerët të shkojnë në pozicionet mbajtëse – kjo është me rëndësi jetike. Dhe pastaj pasagjerët të mësojnë se si të dalin jashtë avionit duke hapur dyert që ndodhen në daljet e mbi-krahëve”.
Pasagjerët trajtohen përmes një demonstrimi për sigurinë nga personeli i sigurisë në avion.
“Ne u japim atyre përgjigje dhe ata papritmas e kuptojnë se në çdo situatë të caktuar kur ka një evakuim ose një përplajse, ka gjëra me të vërtetë pozitive që udhëtarët mund të bëjnë për të pasur sërish kontrollin në duart e tyre”,- shton Clubb.
Statistikisht, fluturimi me avion mbetet një nga format më të sigurta të udhëtimit.
Çdo ditë, rreth 8,3 milionë njerëz përreth globit ngjiten në bordin e rreth 93,500 avionëve dhe ata pothuajse gjithmonë e prekin tokë në mënyrë të sigurtë.
Në dekadën e kaluar, ka pasur vetëm 138 rrëzime avionësh në mbarë botën që kanë rezultuar fatal për pasagjerët e tyre.
Ore gaZetar. Ti edhe thua qe bejne kurs shpetimi edhe thua qe dekaden e kaluar kane vdek te gjithe nga aksidentet ajrore. Hajde merre vesh
mos e pac kismet, se tu i pas kembet ne toke e sje i sigurte jo me me bythen 10 mije metra lart ne fluturim
Ka nje cinizem ne ate se cfare kane bere kompanite e fluturimit per trajnimin e pasgjereve qe udhetojne me avion.Dhe thote British Airways,qe, nga viti 2004 deri tani jane trajnuar 15 mije njerez. Pse nuk thote kjo kompani qe per nje periudhe 10 vjecare,kjo kompani ka transportuar me qindra milion pasagjere, Dhe e dini se cdo te thote qe nga keta qindra milion udhetare,te trajnosh vetem 15 mije.
Nje therime rërë ne bregdet.
Dhe te mendosh qe na duhet te ulemi ne ate sedilje 10 mije metra lart!zoti na shpetofte!
Perpara se sa British Airways te trainoje pasagjeret se si te veprojne ne rast te nje ” May-Day ”, ajo duhet tu mesoje investitoreve te kompanive ajrore se ne aviacion sherbimet teknike te planifikuara qe neglizhohen me dashje nga kompania per te ulur shpenzimet e per te rritur fitimet jane faktori me i rendesishem qe ka cuar ne rritjen e numrit te aksidenteve. Babezia e kompanive ajrore per te rritur ne stratosfere fitimet duke rritur pa shkak cmimet e biletave, duke ulur sasine e bagazheve per person, duke zvogeluar apo hequr fare ushqimin ne avion e duke neglizhuar me dashje sherbimet teknike te planifikuara ka bere qe sot fluturimi me avion te behet me i pasigurt jo per faj te avionit por per faj te njeriut. Te tera te tjerat jane pallavra e nuk sjellin asnje dobi. Dikur fluturimet Europe – Amerike kushtonin rreth 700 dollare dhe ne avion te sherbenin deri edhe masazh fytyre me kompresa te ngrohta dhe mund te merrje bagazhe deri 50 kg, kurse sot fluturimi Europe – Amerike ka vajtur deri 2000 dolare dhe pervec ndonje ushqimi bajat e ndonje coca cole te tjerat harroji. Kam degjuar per nje kompani ajrore RyanAir qe po don ti heqe fare sediljet e ti lere pasagjeret ne kembe ne fluturime te shkurtera dhe e gjitha kjo per te siguruar fluturime low cost por me cmim bilete normale. C’fare ironie me jetet e njerezve
Sa je lodhur zotrote!!!???
Shqipetaret s’kane buke te hane, ti u meson notin!!????
Transporti ajror eshte me i sigurti dhe me shume pak te vdekur ne shekuj.
Ka avione karakatina qe fluturojne. Kjo sepse ne nje aksident puqen shume faktore. I pari eshte sherbimi i planifikuar i avionit, i dyti moti, i treti piloti. Me Rayan shkon me 30 Eur nga Bruxeli ne Berlin e nga te duash zotrote.
Ku ma gjen! Ku ma gjen… sepse ushqimin e ha ne toke e ske nevoje per masazh fytyre.
Ne ate moment merrni te afermit ne telefon tregoni ku ndodhet karta e bankes jepni PIN e kartes dhe lamtumire se nuk ke se c ben me