Amsterdam, hapet “kopshti i parë zoologjik” i mikrobeve

1 Tetor 2014, 20:59Lifestyle TEMA

Kopshti i parë zoologjik i mikrobeve në botë është hapur këtë javë në Amsterdam.

Gjithë dritat u drejtuan mbi këtë kopshtin e mikrobeve, të cilat përbëjnë dy të tretat e të gjithë materies së gjallë dhe janë jetike për të ardhmen e planetit tonë.

10-milion-euro ka kushtuar muzeu “Micropia”, i cili ndodhet pranë “Artis Royal Zoo” në Amsterdam.

Drejtori i këtij muzeu të pazakontë e pati idenë e krijimit të këtij kopshti për mikrobet 12 vjet më parë dhe tani e ka bërë realitet.

“Kopshtet zoologjike janë prirur tradicionalisht të tregojnë vetëm një pjesë të vogël të natyrës, domethënë kafshët më të mëdha,” tha drejtori Haig Balian për AFP.

“Sot ne duam të shfaqim mikro-natyrën,” tha Balian, i cili beson se rëndësia e veçantë e mikrobeve në jetën tonë të përditshme është nënvlerësuar, që nga koha kur shkencëtari holandez Antonie van Leeuwenhoek vërejti krijesat mikroskopike në shekullin e 17-të.

Mikrobet janë shpesh të lidhura me sëmundje, me anë të viruseve, baktereve, kërpudhave dhe algave, por ato janë gjithashtu thelbësore për mbijetesën tonë dhe do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit, tha Balian.

“Mikrobet janë kudo prandaj ne kemi nevojë për Mikrobiologët që punojnë në çdo sektor:. Në spitale, në prodhimin e ushqimit, industrinë e naftës apo industrinë farmaceutike, – tha drejtori i  kopshtit zoologjik “Micropia”.

Eksperimentet kanë treguar potencialin e ardhshëm të mikrobeve deri edhe për prodhimin e energjisë apo kurant kundër tumoreve.

“Ne duam tu tregojmë vizitorëve se si çdo gjë në natyrë është e ndërlidhur dhe se si thellësisht mikrobet janë pjesë e kësaj lidhje”,- theksoi më tej drejtori Balian.

Çdo organ i njeriut të rritur mbart rreth 1.5 kg mikrobeve, dhe nëse nuk do t’i kishte këto microbe në organizëm do të vdiste menjëherë.

Pjesa më e madhe e muzeut – i cili është i pari në botë i këtijlloji- duket si një laborator i plotësuar me dy mikroskopë të lidhur me ekranet televizive gjigante.

Vizitorët mund të shohim përmes dritares në një laborator të vërtetë të jetës, ku lloje të ndryshme të mikrobeve janë duke u riprodhuar në enët Petri dhe tubat provë.

Vizitorët mund të shikojnë mikrobet që riprodhohen nën mikroskop 3D, i projektuar posaçërisht dhe i ndërtuar për muzeun “Micropia”

“A e dini se 700 lloje mikrobesh jetojnë në gojën tuaj, apo 80 lloje të kërpudhave jetojnë në thembrat e këmbëve tuaj?,- pyet Balian duke drejtuar një buzëqeshje.

“Një vizitë në “Micropia” do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si ju e shihni botën, përfundon drejtori i këtij muzeu të pazakontë. (J.H)

 

2 komente në “Amsterdam, hapet “kopshti i parë zoologjik” i mikrobeve”

  1. maximus says:

    shume njeri i zgjuar, 10 milion eurot do ti nxjerre pa u mbushur viti, mos them me shpejt.

  2. kelsi says:

    Dear sir

    Looking for more dealership with you !

    we KOZO have the most complete range of optical products selection in China .And we are almost unmatchable
    among the same optical field in China . Some of our products are even world only with high technology .

    For big range selection of (AFM) microscopes , lens, objectives and stages, and we have a very strong top world optical
    R & D Center ,we can design and make the products according to your special requirement order .

    Good Payment Item for all the customers of us :

    Sending goods first and then payment in 30days !

    Full confidence on the quality of our products , and we have very good after-sale service .

    Sincerely hope to establish business relations with your esteemed corporation.

    Regards Kelis ! (*^__^*)
    Nanjing Kozo Optical and Electronical Instruments Co., Ltd
    E-mail: [email protected]
    Phone: 0086-25-84716665-8022
    Website: http://www.kozo-optics.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje