Brenda 2016-s nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

1 Tetor 2014, 16:15Politika TEMA

Komisioneri i ri për Zgjerim, Johannes Hahn, vlerëson se mund të çelen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë gjatë mandatit të tij 5-vjeçar.

Këtë përgjigje ai e dha gjatë konferencës për shtyp në Parlamentin Europian, kur u pyet nga Top Channel për nisjen e negociatave në rast se Tirana avancon me 5 prioritetet kyçe dhe përmbush reformën e gjyqësorit.

Shpresoj që po, brenda mandatit tim.

Është në natyrën e të tilla negociatave që të mos parashikosh dot ndonjë datë, por sërish, interesi ynë është që ne të vazhdojmë proçesin e të mbështesim të gjitha vendet dhe siç e përsërita disa herë, gjithçka varet nga cilësia dhe jo shpejtësia.

Ajo që ne duam të arrijmë është që vendet e ardhshme anëtare të kenë pjekurinë e duhur për të qënë antarë të plotë, dhe jo vetëm në aspektin kontraktual, apo në kuptimin legal që prej ditës së parë të anëtarësimit të tyre, por dhe në kuptim të kapacitetit të plotë të tyre për të marrë përfitimet e Bashkimit Europian dhe ky është objektivi im kyç për të gjitha negociatat”, tha Hahn.

Burime konfidenciale pranë Komisionit rrëfejnë për Top Channel se për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, 2016 parashikohet në rastin më të mirë, nëse vendi plotëson prioritetet kyçe dhe nuk ka “të papritura”.

4 komente në “Brenda 2016-s nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”

  1. Rob Perm says:

    Keta tallin prapanicen me ne. Ne tallim prapanicen me veten tone. Llafe, llafe koti. Nuk ka Evrope per varfanjake si puna jone.

  2. kris says:

    Do pranohemi me shpejte se e mendojme pi se dojrte strategkike united agsins russia

  3. Albani says:

    Futia e shqiperise ne B.E.i intereson vetem,oligarkeve,monopolisteve e banditeve tane pusht-tetare.Ata do ti hane te mirat e fondet,ne do te paguaime faturat.U fut Rumuni e bullgari ne B.E.e cfare,lum per popullin.Popull mos ha bar.

  4. fshatari says:

    I intereson Elsa Ballaurit se ka ca programe te fuqishme per te drejtat e njerezve vetem se i duhen lek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje