"Rilindja e Qyteteve"/Rama: Do mbajmë premtimet

1 Tetor 2014, 16:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të projektit ‘Rilindja e qyteteve’, ka inauguruar fillimin e punimeve në qytetin e Fierit, ku ka paralajmëruar edhe pastrimin e lumit Gjanica nga ndërtimet.

Sipas tij, lumi Gjanica në ditët e sotme është kthyer në burim të këqijash për qytetin e Fierit. Në këtë kuadër ai tha se një nga masat e para për këtë lum është pastrimi i tij nga mbeturinat dhe së shpejti nga ndërtimet  

“Pas pastrimit do mbështesim bashkinë të bëjë rehabilitimin e lumit. Do fillojmë të investojmë për terrenet sportive.Qëllimi është t’u japim qyteteve mundësinë që familjet ta shohin të ardhmen ku jetojnë dhe jo të braktisin.

Fillojmë punën konkrete në mbajtjen e zotimeve. Ky është vetëm fillimi i një pune transformuese. Për një kohë të gjatë qytetet e Shqipërisë u lanë në harresë”, tha Rama duke shtuar se edhe pse Fieri është kontributor i madh në arkën e shtetit nuk ka parë investime.

Rama ka folur edhe për Reformën administrativo-territoriale duke u shprehu se nuk është thjesht bashkim njësish, por krijon mundësi që të bashkohen para dhe projekte.

9 komente në ““Rilindja e Qyteteve”/Rama: Do mbajmë premtimet”

  1. opinga says:

    Urime RILINDJES per vendosmerine. Fieri eshte qytet i lene jashte vemendjes dhe kjo beri qe klanet banditesk ta shnderrojne ne parajse te tyre. Nuk eshte vetem sistemimi i Gjanices, por edhe pastrimi i shesheve ku kane mbire perkujtimoret e fashisteve, spiuneve dhe agjenteve. Dermen njehere e mire.

    1. antilulberisha says:

      O Edi:Po i ke fut tmerrin or burre ketyre te
      Berishistanit dhe te Luli Kollovarit.Ne cdo cast
      ne ender ju del,pamja jote,dhe projektet plote shprese
      te Qeverise qe ti drejtone. Vertete i ke cakorduar aq sa
      nje pordhe ne jug,bashistet me turr thone:e ka urdheruar Rama.
      Nje tjeter ne Veri,e njejta thirrje;Rama.O po cdo gje Rama
      packa se Shqiperine me Gropa dhe plote Disfata,berishaket e bene.
      Luli nuk di cte beje tjeter,vetem i cakerdisur cdo gje ja dedikone Rames,vec asnje nga sukset.
      Ju lumte z.Rama.Sollet Kohen e Sfidave.Ke Fituar.Populli ju mbeshtet.
      Luli te vazhdoje te mirret me Pordhet.

    2. beni says:

      kjo qe po beni me qytetet eshte fantastike !ai vizioni skandaloz berishjan e ktheu shqiperine ne nje katraure orientale.

      1. rinushi says:

        me ne fund po ben per gjithe shqiperine ate qe bere per tiranen !!!!!!!!!!

  2. drejtesine kur do ta rilindesh ?
    papunesine kur do ta rilindesh ?
    shendetsine kur do ta rilindesh ‘

    Vetem TAKSAT po Rilindin me shumice ?

  3. meli says:

    C’po behet me Lungomaren e Vlores e pedonalen e Beratit?

  4. Moli says:

    Do besh ndonje gje me te vertet te hajrit o komandant apo vetem do bojatisesh pallatet qe ka ndertuar Edveri?

  5. Cudi says:

    Rruge rruge rruge rruge ulerinte ish kriminela qe iku me 1 milion vota, ky tjetri vazhdon me rrugica e me parqe, mire e beni kjo eshte menyra me e mire per te perfituar halet, asnje ska mendjen per te bere punet sic duhet…bravo rama, pas kater vitesh do te therraim rrugica u pa puna jone…nxirri te semure, te rinj, te pangrene, te papune, ishpronaret dhe atyre qe u mohohoet drejtesia neper keto lagje te bukura por te ndotura nga ajri i papaster dhe ne fund kjo eshte rilindja. Sikur premtove qe do merreseh me zbutjen e problemeve social? apo harrove?

  6. Majakovski says:

    Zoti Kryeminister votova programin tuaj votova per realizimin e premtimeve tuaja dhe te deputeteve dibrane mbi te gjitha dhe kryesorja realizimin e nje premtimi cerekshekullor per ndertimin e Rruges se Arberit!!! Edhe pse eshte nje premtim, edhe pse qarkullon Peticioni me mbi TETE mije firma nga dibrane dhe jodibrane, nga diaspora por edhe te huaj, akoma nuk po shohim driten jeshile per kete projekt. Ju lutem ju por ne rradhe te pare deputeteve te dibres dhe per me shume Ministrit te Financave ShCani tregoni me shume respekt per Dibren dhe dibranet. Mis harroni ne Diber thuhet nje fjale ” Ruaju t’nxehmit te t’urtit”. Mos prisni fushaten per pushtetin lokal dibranet ndihen te fyer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje