Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar raportin për Shqipërinë, duke theksuar se pavarësisht progresit të arritur, vazhdojnë të mbeten shqetësuese çështje të tilla si paanshmëria e institucioneve të shërbimit civil, pavarësia e gjyqësorit dhe korrupsioni.
Asamblea Parlamentare e KiE thekson se është mjaft e rëndësishme që të zbatohen reformat dhe paketat legjislative të miratuara. Asambleja vë theksin te reformat parlamentare për të cilat është rënë dakord nga mazhoranca dhe opozita, me qëllim funksionimin e duhur te parlamentit dhe dialogut politik.
Megjithatë, Asamblea nënvizon se bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, nuk mund të bëhet i ligjshëm vetëm me rregulla procedurale, por për të nevojitet një ndryshim në sjellje dhe një kulturë bashkëpunimi, bazuar në vlerat demokratike dhe kulturore.
Asamblea shpreh keqardhjen për vazhdimin e retorikes së ashpër midis dy palëve, duke i bërë thirrje opozitës mos të vazhdoje bojkotin e parlamentit e të komisioneve parlamentare. Gjithashtu në raport i bëhet thirrje shumicës së majtë të mos përdorë shumicën konsitucionale për të shmangur opozitën dhe palët të gjejnë konsensus për reformat e rëndësishme.
Asamblea e KiE shpreh shqetësimin për përhapjen e gjerë të korrupsionit në të gjitha nivelet e gjyqësorit gjë që sipas saj, çon në dëmtimin e paanshmërisë dhe efikasitetin e këtij institucioni.
Përmes rezolutës iu bëhet thirrje thirrje autoriteteve të reformojnë Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë në të njëjtën vijë me rekomandimet e komisionit të Venecias.
Asambleja i bën thirrje gjithashtu autoriteteve të zbatojë plotësisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese por edhe gjykatave të tjera.
Në raport thuhet se pavarësisht një rritjeje në prokurori, treguesit më të shumtë janë që korrupsioni vitet e fundit në vend që të ulët, është rritur, çfarë tregon se masat dhe strategjitë për ta luftuar atë, kanë arritur rezultate të pakta. Asambleja gjithashtu mirëpret rolin efektiv të luajtur nga Avokati i Popullit në Shqipëri. Ajo i bën thirrje autoriteteve të sigurojnë burime të mjaftueshme për zyrën e tij.
Në raport vihet në dukje shtyrja e zbatimit të ligjit për shërbimin civil, e cila mundëson zbatimin e rregullave strikte për punësim në bazë të meritokracisë.
“Moszbatimi i ligjit dhe ndryshimet e administratës në një shkallë të madhe, janë tregues për politizimin e shërbimit civil dhe përpjekjeve për ta sjellë atë nën kontrollin e një partie”, thuhet në raport.
Asambleja shpreh shqetësimin se pavarësisht reformave të shumta, pavarësia dhe paanshmëria në sistemin gjyqësor nuk është siguruar mjaftueshëm dhe sistemi vazhdon të jetë nën presionin politik.
Gjithashtu theksohet nevoja për reforma urgjente konsensuale gjithpërfshirëse duke përfshirë këtu edhe ndryshime në Kushtetutë, për të siguruar pavarësinë e sistemit gjyqësor gjë që cilësohet prioritet për autoritetet shqiptare.
O edvin e ke honger! Vazhdo marrdhenjet me kinen dhe rusine tani…
PO CFARE KA NGRENE O IDIOT E LEXON ARTIOKULLIN APO JA FUT DY FRAZA NE FILLIM DY NE FUND DHE I MORE KUPTIMIN.Le xoje mire o skllavi i Berishes se te gjithve me sa po lexojme ju ka hedhur trute e kericit kur vete eshte gomar
KE po fshikullon Nishanin me keto verejtje per KLSh dhe Sistemin e Drejtesise.
Kryethirrja e KiE duhet të ishte shkarkimi i Nishan-sakatit dhe zgjedhja e një presidenti të ri me votë popullore. Gjith e keqja fillon nga ai që lëvizet si marionetë nga Saliu i Viçidolit.
KiE NUK MUND TE LEJOJE QE POLITIKA SHQYPTARE TE TALLET ME BE-NE DUKE LUAJTUR LOJEN E MESALLES ME DY FAQE.
Nga njera ane kjo politike debile deklaron jashte shtetit se kerkon integrimin e Shqypnise ne BE Antikomuniste dhe Demokratike dhe nga ana tjeter politikanet tane ne krye me Kryeministrin Edi Rama sapo mberrijne ne Shqypni fillojne te vjatojne si kukumjcka pylli per LANC-in kriminal te Enver Hoxhes dhe te hedhin LEKAT badiava per festimin e bujshem te 29 nentorit te ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike dhe e beri KLD-ne dhe Gjykatat shqyptare si KLD-ja dhe Gjykatat e Kohes se Qepes te enver Hoxhes qe i bindeshin vetem BOSIT monist.
Thirrja e KE mire – mire ka po kujt ja thot – po kujt e kujt ja the ?! Saliut – Nishanit apo Lulit .
perfundimisht rilindja jon qenka perenimi jon une jam 40 vjeq skam votu asnjeher as se kam ne plan ju qe votoni ja fusni vetes ahahaaaaaaaaaaa ha une bej qa tme teket se se njoh shtetin e ligjet e shpifura shqiptare
Skeni pare gje akoma…prisni, prisni eshte akoma heret!
Po te rreformoni SHISH-n,institucioni e prokurorise dhe KLD.Ti shkarkoni me te drejten e ligjit dhe ti mbeshteteni mbas muritm,bas hekurave bashk me Lulin dhe Berishen qe shiten detin dhe derdhen gjak me 21 janar 2011 si dhe hedhjen ne ere Gerdecin.Kaq si fillim.Europa do festoj te hedhin fishkezare ne te gjithe kryeqytete e vendeve te tyre.Kjo do ishte faqja parathenie e berjes histori.
hahahaha,te gjatin e keni rezerve[gratis] pas deres………..
merruni me tokat e cameve te pabese, se do te futeni ne BE……popull zulu!