Një suedeze 36 vjeçare është bërë femra e parë në botë që ka lindur pas transplantimit të mitrës.
Në një artikull të publikuar sot në revistën mjekësore britanike, The Lancet, mjekët thanë se gruaja kishte e lindur pa mitër, edhe pse vezoret i kishte të padëmtuara.
Në operacionin e kryer nga mjekët në Universietin Gothenburg, kësaj gruaje i është transplantuar mitra nga një femër 61 vjeçare, që ishte mike e familjes.
Një vit pas transplantimit, mjekët e kanë implantuar një embrion të ngrirë dhe ka pasuar shtatëzënia.
Foshnja djalë ka lindur para kohe në muajin shtator, afro 32 javë të shtatëzënësisë.
Foshnja peshon 1.8 kilogram, ndërsa si nëna ashtu dhe foshnja janë mirë me shëndet.
Babai i djalit tha se ai “nuk dallon asgjë prej fëmijëve të tjerë, por ne do të kemi një histori të mirë për të treguar”.
Kurse ne kemi per te treguar histori te tipit:
“Ia fut me thike 85 vjecarit se e bezdiste kur takonte te dashuren ne 2 te nates”
Hhahahhaaaa i modh Opinionisti! te pershendes,me se i sakte.Femijes dhe prinderve,ju urojme jete te gjate dhe te lumtur me femijen e tyre.
I kujt eshte embrioni ? Mire mitra e plakes po vezet te ciles jane ? sperma e burrit si rrjedhoj femija nuk eshte i saje ?
o hasan mamija a po din ti more bure me letzu shkrimin ku thote se vezoret femera i kishe ne regull a po don kot me ja fut kot nji muabet koti si kur je tu mare pjes ne nji far kom enti logjikoni pak or bura mos ja futni kot muabetit futeja nji pershesh me kose
Nuk kam cte shtoj pas “opionistit”
Eshte impresionuse kjo arritje e shkences.
I uroj me te miren Bebit dhe prinderve te tij.