Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle shpjegoi ndryshimet që do të pësojë paketa e zgjerimit për vitin 2014-2015, ku elementi që do të shtohet lidhet me reformën administrative dhe pushtetin e institucioneve demokratike.
Fyle theksoi se në këtë proces duhen bindur jo vetëm autoritetet e vendeve anëtare, por edhe qytetarët e këtyre vendeve.
Strategjia e paketës bazohet në tre shtyllat kryesore: zgjerimi, vendet anëtare si edhe vendet që synojnë aderimin.
“Bëhet fjalë edhe për vendet anëtare, sepse është një qasje politike që drejtohet plotësisht nga vendet anëtare. Zgjerimi nuk funksionon automatikisht.
Duhet të bindim jo vetëm autoritetet e vendeve anëtare, por dhe qytetarët e këtyre vendeve, se zgjerimi është ende i besueshëm dhe një politikë konkrete, që jo vetëm gjithëpërfshin anëtarët e BE-së, por gjithashtu lejon BE-në të penetrojë më thellë drejt integrimit të saj.
Dhe tashmë që vendet anëtare janë më në kontroll se përpara, për sa i përket zgjerimit, unë tashmë pres përgjegjshmëri nga vendet anëtare në drejtimin e kësaj politike. Por, kjo paketë ka të bëjë edhe me vendet kandidate dhe aspirante.
Ky është kontributi ynë për të luftuar lodhjen nga zgjerimi, por dhe nga reformat. Ka të bëjë me mënyrën se si të angazhohemi me autoritet dhe të sigurojmë se qytetarët në këto vende i ndjejnë përfitimet e zgjerimit, jo në fund, por përgjatë këtij procesi.
Kjo ndihmon për të kuptuar më mirë domethënien e termit “historik arritjesh” sepse me fjalë të thjeshta, janë qytetarët ata që i ndjejnë në fund përfitimet e zgjerimit të BE-së në jetën e tyre”, deklaroi Stefan Fyle.
Teksa pritet publikimi i raport-progresit për të gjithë vendet që janë në proces integrimi, përfshirë edhe Shqipërinë, Komisioneri Fyle shprehu kënaqësinë e tij në lidhje me punën e bërë përgjatë këtyre 5 viteve, duke specifikuar se ky do të jetë progres –raporti i fundit që publikohet nga zyra e tij.
ju po tallni bythen me k…e shqiptareve,le te behemi shtet se nuk kemi nevoje si norvegjia,zvicra…
Me keto ndryshime, mendoj pas 15-20 vitesh mund te behemi te denje per te iu bashkuar BE se, fjala vjen nese do te kete BE deri atere pasi sic po rrjedhojne punet Anglia e Franca qe jane 2 nga 3 lokomotivat e BE (Lokomotiva e pare, Gjermania) mund te largohen duke pare qe Gjermani kerkon dominimin e BE-se.
..duhen bindur jo veten politikanet por dhe qytetaret e vendeve antare….
Tallje bythe. Zgjerimit me fjale te tjera do ndalet per nje kohe te papercaktuar
Bukur Stefan. Me Shqiperine te pakten e mbylle mire dhe fitove pike ne Çeki, pasi i more Shqiperise rreth 90 milion EUR, ne vend qe ÇEZ ti paguante shqiptareve me shume 500 milion EUR. Mire na e bere ne shqiptareve koqe qe per nje bythe statusi kandidat Edi Rama pagoi si pa te keq shumen e mesiperme. Duam apo nuk duam ta pranojme ne jemi popull trap me zile se bashku me ata qe na drejtojne. Drejtuesit tane kujtojne se marrin ndonjefare vleresimi nga Evropa. Duhet te dine se ne te tilla raste ne vecanti dhe me varferine qe i shkaktojne qytetareve te tyre cdo dite, Evropa i konsideron derra te ndyre te pasur si Esat Pashe Toptanin.