Mogherini: E ardhmja e Ballkanit në BE, Shqipëria ka shansin per reformat

7 Tetor 2014, 10:36Politika TEMA

E ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh shefja e re për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federica Mogherini gjatë një debati që zgjati rreth 3 orë në seancën dëgjimore të Parlamentit Europian në Bruksel.

Mogherini theksoi se politika e zgjerimit është i vetmi garanci për transformim demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

 “Duke filluar nga Ballkani, e deri te Turqia, besoj se politika e zgjerimit është më e mira, nëse jo edhe e vetmja garanci për transformim afatgjatë në kuptimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit Demokratik”, theksoi Mogherini.

Ne po rrezikojmë t`i ndajmë problemet, në rast se nuk punojmë për integrimin e këtyre vendeve. Prioritet numër një është Bosnjë- Hercegovina, që pas zgjedhjeve të sigurohet rritje ekonomike dhe të implementohet një proces për të nxjerrë këtë vend nga kriza.

Negociatat midis Serbisë dhe Kosovës po zhvillohen pozitivisht në planin teknik, por duhet edhe në planin politik.

Shqipëria ka shansin për reforma, ndërsa Mali i Zi është në krye të listës në raport me përparimin për në BE.

Në raport me Maqedoninë dhe kontestin e emrit, besoj se duhet të gjendet vullnet politik për zgjidhje”, tha shefja për politikën e Jashtme dhe Siguri në BE .

Debate të forta pati dhe rolit të BE-së në konfliktin me Rusinë sa i përket çështjes së Ukrainës. Organizata terroriste ISIS, virusi Ebola, dhe marrëveshja tregtare me SHBA ishin gjithashtu çështje që sollën debate në këtë seancë dëgjimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje