Në dokumentin që shoqëron kredinë 150 milionë dollarë për sistemin energjetik, për herë të parë Banka Botërore analizon me hollësi edhe shkaqet që e cuan sistemin energjetik në kolaps financiar. Sipas saj, goditja fatale ishte privatizimi i shpërndarjes, dështimi i të cilit praktikisht e coi në faliment sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, duke krijuar rreth tij një borxh prej afro 700 milionë dollaraësh.
Për këtë banka bën përgjegjëse kompaninë CEZ, që nuk arriti të ulë humbjet dhe të kryejë investimet, por edhe Qeverinë shqiptare, e cila sipas saj nuk rriti në mënyrën dhe kohën e duhur çmimet e energjisë, si dhe ishte një nga shkaktaret e borxhit duke mos paguar faturat e institucioneve.
Ish-Qeveria e djathtë është përtej çdo dyshimi përgjegjësja kryesore për privatizimin e dështuar të shpërndarjes. Ishte kjo Qeveri, e cila jo vetëm që mori vendimin, por edhe administroi gjithë procesin, i cili më vonë do të rezultonte një nga dështimet më të kushtueshme për qytetarët e varfër shqiptar. Një dështim që ka rreth vetes shumë arsye, që nga papërgjegjshmëria, lojrat politike dhe deri tek flirtet korruptive mes saj dhe CEZ.
Por përtej ish-Qeverisë dhe CEZ-it, ka dhe një tjetër përgjegjës për këtë dështim, i cili ngarkon mbi qytetarët kosto deri në 1 miliardë dollarë. Dhe ajo është vetë Banka Botërore. Banka ka qenë konsulentja ekskluzive e Qeverisë në gjithë këtë proces dhe ishte ajo që këshilloi termat dhe kushtet e kontratës së shitjes. Madje duke përfituar për këtë edhe një pagesë mbi 3 milionë euro. Para, që i paguan qytetarët si tarifë suksesi për një proces, i cili jo vetëm që sukses nuk ishte, por përkundrazi gati shkallmoi ekonominë kombëtare. Pak kohë më vonë ishte po prapë Banka Botërore që këshilloi Qeverinë në shitjen e katër hidrocentraleve publike tek privatët duke thelluar edhe më shumë deficitin financiar të sektorit.
Dhe këto nuk janë dështimet e vetme në sistemin energjetik. Ka disa të tillë, që nga eksperimenti pilot me menaxhimin komunitar të shpërndarjes e deri tek sponsorizimi i investimit strategjik të TEC-it në Vlorë, i cili edhe pse u pagua 110 milionë euro nga taksapaguesit nuk u vu asnjëherë në punë duke u shndërruar ‘de facto’ në një dështim strategjik. Përtej çdo dyshimi Shqipëria i detyrohet jo pak Bankës Botërore. Financimet qindra milionë dollarë që nga rënia e komunizmit dhe projektet e saj në zbutjen e varfërisë kanë përmirësuar jetën për miliona qytetarë shqiptarë. Por ashtu si suksesi dhe ndihma meritojnë mirënjohjen, ashtu dhe përgjegjësitë nuk mund të mohohen./TCH
Ta demshperbleje ne te njejten menyre sic ka perfituar nga interesat…
Jam i te njejtit mendim me ju. Sic del nga shkrimi ky eshte ne radhe te pare deshtim i World Bank si keshilltare e procesit.
Ore Basha: A nuk me thua si e deshifrone projeksionin
e BB ne lidhje me Privatizimi e Sistemit Energjitik?
Apo? tu besojme atyre qe thua,duke bere perpjekje per ta
lene Dobicin ku te mundesh.Basha.Nje gje eshte e qarte se
E gjithe Bota pas luftes se dyte doli e dermuar,ja keshtu si
Shqiperia pas pushtimit 8 vjecare nen kthetrat e dinastise
Berisha,ku faune udheheqese je edhe ti.ndaj HESHT!madje shume
se je ti qe u dallove ne shkaterimin e financave te rruges Kombit.
Je ti qe Vrave me 21 Janar dhe je ti qe Shite Detin duke u cilesuar
si nje Tradhetar i pa kontestueshem.Ky pra je ti,qe Progresin
e quane fjale te huaj!Ashtu sikunder ti njihesh ne vendin tim.
Problemi i sistemit energjitik shqiptar nuk mund te paraqitet si nje çeshtje “bardh e zi” pasi eshte shume me kompleks se sa e paraqe artikulli i mesiperm.
Ky problem se pari eshte i trasheguar qe prej ndrimmit te sistemit ne 1990 ten.
Se pari duhet theksuar se ishte Banka Boterore qe finacoi nje studim te sistemit ne vitin 1993, studim qe u krye nga Lamahyer (kompani gjermane). Ne kete studim keshillohej se pari rihabilitimi i kaskades se lumit Drin ( ky rihabilitim dhe pse zgjati ne kohe, u krye ne vitet 96-2000).
Se dyti u keshillua optimizimi i ujrave te kaskades i cili sipas studimit ne fjale do te rriste prodhimin e kaskades me rreth 6%, e thene ndryshe do te rritej prodhimi njesoj sikur te ishte ndertuar hidrocentrali i Bushatit (veper qe kushtonte rreth 150 milione euro).
Projekti i optimizimit nuk u realizua kurre dhe pse kompanie franceze ne vitet 2000 propozuan ta realizojne me nje kosto rreth 16 milion euro. Qeverite e ndryshme nuk deshironin te permirsohej sistemi energjitik pasi çdo vit kryenin tendera per blerje energjie me mbi 100 milion euro ne vit!!
Se treti, Banka Boterore deshtoi pasi nuk keshilloi kurre qe te ndretoheshin burime te reja prodhimi, ne nje kohe qe kosumi eshte thuajse trefishuar ne Shqiperi.
Pra Shqiperia u shnderua nga nje vend qe eksportonte energji, ne nje vend qe importon rreth 40% te konsumit ne vit.
Banka Boterore ka dhene kredi te buta, pra ka dhene mundesine te financohen projekte, po vetem projekte qe drejtohen e pilotohen prej saj. Duke vepruar ne menyre te tille, banka Botrore ka penguar thuajse te gjitha investimet private ne sektorin energjitik. Sote Banka Boterore ben pergjegjes vetem qeverite shqiptare ne nje kohe qe eshte bashke pergjegjese per krizen qe ndodhet sektori energjitik shqiptar!!
Qeverite shqiptare jane te gjitha pa perjashtim fajtore te krizes qe ndodhet sistemi energjitik, po Banka Botrore ka pergjegjesite e saja, pergjegjesi qe kurr nuk i ka permendur ne raportet e saj!
Kush e privatizoi ai ta paguaje,kush eshte dobici?
Qa asht kjo banda botrore se se di
A ka mundesi te ngrihet Enveri nga varri?
Keta mutet e Bankes Boterore e quajten te suksesshem privatizimin por dhe ne saje te keshillave te tyre deshtoi dhe futi ne kolaps sistemin energjetik shqiptar.Per keta ka rendesi dhenja e kredive per vende te falimentuara si ne te cilat i terheqin zvare ne drejtimin qe duan.mjere popujt qe varin shpresat ne keto organizata!
Të gjithë “po tallin bythën” me fukarenjtë…!!!
Po përse ky inferioritet ndaj këtyre “ekspertëve” të huaj?
E dimë që pjesa e ngelur në Shqipëri (administrata shtetërore) aq nivel ka, por të paktën po të udhëhiqeni nga patriotizmi (dhe jo interesat vetjake) do të mund të uleni si të barabartë në diskutime.
Interesi i Shqipërisë (atdheut) mbi çdo gjë dhe do ta kuptoni dhe shikoni se sa komodë do të jeni në tavolina dhe takime me “ekspertët” ndërkombëtarë.
Sinqerisht na vjen keq kur i shikojmë si lëpihen dhe masturbohen kur i japin dorën ndonjë të huaji “ekspert” leshi, çuditërisht kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të botës.
Natyrisht që me këtë nuk nënkuptoj pordhët të tipit “ja kalojmë dhe Gjermanisë…”, por dreqi ta hajë, uluni si të barabartë, pa i mbivlerësuar dhe pa i nënvlerësuar.
“Ekspertët” e BB nuk shprehen se kush e mban përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur dhe se kush do të çdëmtojë dhe paguajë këtë dëm të shkaktuar.Por mbasi dhanë 150 miljon dolllarë (duhen parë garancitë dhe interesat) japin disa konsiderata, ndërkohë që me biznesin (interesin) e tyre janë në rregull.
Ju lutem mos na bëni më qesharakë dhe tregoni të paktën që nuk jemi njerëz me bisht. Faleminderit.
“Privatizim-Privatizim-Privatizim”,ka 25 vjet jane cjerre mbare e mbrapsh , por kerkush nuk kujtohet qe nepermjet ketij privatizimi nje pjese e prones duhet t’u kthehet atyre qe kane derdhur djersene e pa paguar per krijimin e prones shteterore nepermjet Bionove e Lekeve te Privatizimit. A thua se Saliu u be pishman per shperndarjen e tyre se per kete veprim e kritikoi dhe Nanua dhe se z. Edi Rama nuk po kujtohet se e ka per detyre qe ato t’i shnderroje ne aksione kudo ku shteti eshte pronar?!