Komisioni parlamentar i Medias vijon procedurat për plotësimin e vendeve vakante të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
Nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, bëri të ditur se mbledhjet e sotme anëtarët vendosën të përjashtojnë nga gara për postin e anëtarit të AMA-s, kandidatin Feti Zeneli dhe kandidaten Edlira Çaushi.
Në mbledhjen e sotme Peza i kërkoi sërish deputetëve të opozitës që të bëhen pjesë e këtij procesi, i cili synon të nxjerrë nga ngërçi disavjeçar Autoritetin e Mediave Audiovizive.
Ai tha se deputetët e mazhorancës do të ushtrojnë detyrën e tyre ligjore, duke bërë përzgjedhjen e anëtarëve sipas formulës, me të cilën është rënë dakord edhe me opozitën.
Pritet që ditën e premte, komisioni i Medias të përzgjedhë emrat e anëtarëve të AMA-s, të cilët më pas do të kalojnë për miratim në parlament.
Sinqerisht eshte per te ardhur shume keq, kur komisioni parlamentar i medias perdor nje gjuhe jashte etikes mediatike. E kam fjalen per shprehjen “Komisioni perjashtoi nga gara per postin e anetarit te AMA-a ….”. Si ka mundesi qe anetaret e ketij komisioni, vete nenkryetari i tij, gazetari Alfred Peza kane gjetur nje shprehje te tille? Per mendimin tim, kjo shprehje eshte jo vetem ofenduese, por tregon nivelin dashakeqes te autoreve te saj. Jam i bindur qe ne listen e personave qe synojne AMA-n, ka emra te njohur dhe mjafte te respektuar. Sigurisht jo te gjithe do te zgjidhen. Por a nuk ka mundesi qe ata te respektohen per iniciativen e tyre dhe pastaj te thuhet se “midis X kandidaturave ne zgjodhem filanin apo filanen”? Nuk e di, por sa here kam degjuar lajmet e fundit nga komisioni parlamentar i medias per kete ceshtje, fjalet “Komisioni perjashtoi nga gara…” me kane neveritur kete komision.