Ngjela: Na duhet guvernatori i Ramës nga Argjentina, jo ai i Nishanit “mall vendi, dritë argjendi”

7 Tetor 2014, 09:14Politika TEMA

Politikani i njohur Spartak Ngjela mbështet fuqishëm propozimin e kryeministrit Edi Rama për të vendosur në krye të Bankës së Shqipërisë, argjentinasin Mario Blejer. Arsyeja pse ai e mbështet fort këtë emër është bindja se Blejer është profesionist i politikës monetare, një financier i madh që e ka nxjerrë Argjentinën nga kriza dhe që do ta fusë edhe bankën tonë në tregun global.

I pyetur nga Ora News se pse e kundërshton kandidaturën e një guvernatori shqiptar, të propozuar nga presidenti Nishani, Ngjela tha se tani nuk është koha për të bërë eksperimente me paratë e shqiptarëve.

E di si thoshin lebërit në kohën e Enver Hoxhës kur këndonin? “Mall vendi, dritë argjendi” dhe ishin mallrat me cilësinë më të dobët më botë. Këtë doni dhe ju tani. Merrni “mall vendi, dritë argjendi” të rrini këtu ku jeni”, shprehet ai.

Por, si e shpjegon ai vendosmërinë e presidentit për të zgjedhur vetëm një shqiptar? Sipas Ngjelës:

Ajo ku ai e ka frikën më të madhe është se atje është vjedhur, është abuzuar në 10 vjet. Nuk dihet kush del. Po të vijë guvernatori i huaj, do bëjë auditim të vetin, se ai nuk do të marrë në dorë një “bombë me sahat”.

Avokati shtoi gjithashtu se kryeministri e ka mundësinë të vendosë vetë për Guvernatorin, pasi ai me 84 vota në Kuvend, thjesht e ndryshon ligjin.

Ju keni ngritur një pikëpyetje përsa i përket ndarjes së Kryeministrit Rama, që do të zgjedhë një Guvernator të huaj për Bankën e Shqipërisë dhe mospranimit, që i ka bërë Presidenti. Mendoni se realisht do të ishte një zgjidhje e mirë një Guvernator i huaj për Bankën dhe pse?

Pse-ja ka vetëm një përgjigje: Nuk kemi Guvernator! Është profesion shumë i vështirë! Është profesioni më i vështirë që pas Luftës II Botërore.

 

Ky që kishim, nuk ishte Guvernator?

 

I dobët, mediokër. Nuk mund të ishte Guvernator. Guvernatori është specie e veçantë dhe ne nuk kemi Guvernator. Llogarite: Hollanda e ka gjerman. Të lutem! Anglia e kishte argjentinas…Guvernatorët janë një specie shumë e rrallë dhe guvernatori që thërriti Rama, me të drejtë, është një personalitet i financave botërore, që nuk ka lidhje me bankat. Se këta e ngatërrojnë. Nuk ka lidhje me bankat. Ai ka lidhje me politikën monetare.

Dy janë politikat që do të të mbajnë gjallë: Politika fiskale, që e ka qeveria dhe politika monetare, që e ka Banka Qëndrore. Tjetër s’ka. Cila ka qënë politika monetare? Dini gjë? Sa ka fituar? A e dini që e gjithë kjo masë monetare në treg është pronë e kësaj banke dhe ne luajmë me paratë e saj? Sa fiton ajo? Shumë e thjeshtë. Edhe një tregtar nga Kruja, se janë të aftë, do ta bënte më mirë…Problemi qëndron se në këto momente duhet të mendojmë se si do të dalim nga kriza. Unë e kam përmenduar edhe në status. Ne nga kriza nuk dalim dot.

Nuk ia dalim dot pa një Guvernator të huaj?

Pa një politikë monetare të nivelit të lartë. Pra, duhet të Guvernator profesionist, që ne nuk e kemi në Shqipëri. Ku e ke? Duhet gjithashtu të kesh dhe një politikë fiskale të nivelit të lartë, të cilën nuk e kemi.por të paktën të kishim një këmbë. Ju nuk jeni profesionistë dhe nuk e kuptoni dot. Nuk e dini ç’është tregu. Nuk e dini, por jeni në krizë. Jo vetëm që jeni në krizë, por menjëherë do t’ju lindë një pyetje: A do të hyni në euro? Kush do të na e japë përgjigjen? Na duhet të hyjmë apo s’na duhet të hyjmë? Problem është se na duhet një Guvernator që do të na çojë në Europë, do të na rregullojë politikën monetare, do të marrë përgjegjësi të madhe për katastrofën e sistemit bankar. Bankat janë të ngarkuara me para dhe nuk kanë ku i çojnë. Është faji i Bankës Qëndrore? Patjetër! Përse rri ti atje? Për të mbajtur skuadra volejbolli? Çështja është se ky ishte rasti për të dhënë një xhest se duam të zhvillojmë vendin tonë.

Pse nuk e pranon Presidenti këtë propozim, që qënka realisht zgjidhja e problemit?

Sepse Presidenti, nuk e di a e kupton a s’e kupton, e para njëherë se ç’është politika monetare. Kam përshtypjen se nuk e kupton. Por kjo nuk ka rëndësi, se mund të ketë këshilltarë. Por ajo ku ai e ka frikën më të madhe është se atje është vjedhur, është abuzuar në 10 vjet. Nuk dihet kush del. Po të vijë Guvernatori i huaj, do bëjë auditim të vetin, se ai nuk do të marrë në dorë një “bombë me sahat”! Ai s’mund të marrë prapë një Bitraj atje që t’i vjedhë paratë! Problem qendron që vjedhja nuk është kaq, se këtë tani e ka thënë hapur akuza dhe abuzimi nuk është vetëm këtu, është edhe më shumë, por duhet një Guvernator i paanshëm dhe profesionist.

58 komente në “Ngjela: Na duhet guvernatori i Ramës nga Argjentina, jo ai i Nishanit “mall vendi, dritë argjendi””

  1. Argita_B says:

    Fakti qe Guvernatori i ri i Bankes eshte i huaj apo shqiptar nuk e ben ate as me kopetent, as me pak apo me shume te korruptueshem!
    Nje gje eshte e sigurte, nese Guvernatori i ri zgjidhet nje i huaj, ky do te jete nje turp i vertete per kombin shqiptar pasi me kete akt i vertetojme botes mbare, partenereve se ne 3 milion shqiptar nuk paska asnje shqiptar qe ka zotesine te drejtoje Banken e Shqiperise!
    Nuk eshte individi ai qe ben te funksionoje nje sistem, bankar apo politik, eshte sistemi i cili krijohet nga bashkesia e pjestareve qe e perbejne qe i krijon mundesine individeve te shprehen brenda ketij sistemi.
    Nese Guvernatori do te jete i huaj, ai me gjithe talentin, kopetencat apo ndershmerine e tij do te jete i kufizuar qe ti shprehi ne nje sistem te krimbur.

    1. atehere perse shtete te zhvilluara marrin guvernatore te huaj ????????
      ik argite futi 1 tas dhalle se te eshte nxef koka

      1. Argita_B says:

        Perpara se te afirmosh diçka te tille, mund te na japesh shembuj konkret ce cili shtet i zhvilluar ka nje givernator te huaj?!

        1. mira2000 says:

          Argita
          Po ju bej me dije se ANGLIA e ka guvetnatorin e bankes
          KANADEZ
          Mund tu jape dhe shembuj te tjere po eshte e kote me ju

          1. frroku. says:

            mira-2000-ose mira nenandertale ose majmune e rames-kanadaja i takon mreterise se bashkuar angleze pra mbretereshes elizabet,si australia,irlanda,velsi etj.shko ne shkolle tek majmuni rama se meson si hahet ngjala.

            1. Kruja says:

              ore frrok, qenke tape nga koka derezi. clidhje ka mbreteresha e anglise me shtetin kanadez dhe nje profesionist kanadez. ti nuk e kupton do organizimin shteteror te kanadase prandaj mos u bej I mencur me pahir

              1. Kruja says:

                o frrok a e di ti c’fare perfaqeson mbreteresha e Anglise ne Kanada? Ajo eshte thjesht nje symbol historic pa asnje ndikim ne vendimmarrjen parlamentare te federates, provincave dhe bashkive. Mekembesja e saj firmos ligje formalisht pasi ato jane vendosur nga parlamenti federal dhe KAQ. Mekembesja dhe mbreteresha jane simbole historike, jane emblem, steme e oligarkeve senator kanadeze me ‘lekur te bardhe’. Po ku merr vesh ti nga keto.

        2. evis says:

          Guvernatori i 120 dha ai aktual i Mbreterise se Bashkuar eshte Kanadezi Mark Carney, i emeruar ne 2013. Ai eshte i pari guvernator jo britanik qe emerohet ne kete post.
          Sipas te njejtes llogjik i bie qe britania duhet te kete shume turp qe nuk ka ne gjirin e saj nje guvernator te zotin ? Po flasim per shtetin qe kryeson me universitetet e veta ne renditjet boterore. Por keto vende investojne per trurin pa pare jane shqiptar argjentinas apo britanik. Kriteri eshte zotesia dhe potenciali. Nacionalizmi nuk na con kund. Duhet me pa c ka bere ne jeten e vete ky i propozuari mandej te perdorim klishete “turp e faqja e zeze” apo “te huajt jane me te mire”

          1. Tomor says:

            Dhe qe po i serviloset konservatoreve,duke mos rritur interesat gjer ne zgjedhjet e ardhshme?
            Nuk jam kundra nje te huaji,por nese vihet nga nje force e caktuar,ka per ti sherbyer atyre.Marjo,suportuar fort nga Strauss Kahn dikur dhe Greenspan,deshtoi ne Argjentine dhe dihet si jane gjerat atje,keshtuqe nje tjeter,i huaj, ndofta i suportuar nga te gjitha palet do te ishte i favorizuar per ekonomine dhe financat shqiptare.

        3. neritan says:

          Argita. ti ka dhene ngjela siper shembujt: Hollada dhe Anglia jane 2.
          Te mos harrojme qe edhe banka e Shqiperise ne krijimin e saj ka pasur gurvenator Italian.

        4. kuq e zi says:

          Argita
          Para se komenton lexo mire tekstin eshte hollanda thote

        5. Titi says:

          Anglia, Kanadez e ka guvernatorin

    2. LORA says:

      Ndaj me ju Argita_B,ne cdo fjale,te njejten bindje.

    3. zyber says:

      une them tia VEME argites_B …emrin guvernatore,se babi saj e ka banken…fuck you!!!!!!!!!!!!shkerdhatat,e kaluares po vuajne dhe sot femijet tane…fuck hajduteve….the best i huaj!!!!!!!!!!!!!!!!!

    4. Nikoja says:

      Po a nuk ka turp apo si ashte puba e Hollandes qe e ka te huaj …Po anglia kaq e pafytyre paska qene qe po ashtu e paska te huaj ?????Leni budallalleqete krenarine boshe e guret ne strajce (torbe ).Une per vedi jam plotsishte dakort qe te jete nje i huaj qe ta drejtoje me dore te forte banken e ….kush ka hanger hudra …le te qelbet nga era atje ku e ka venin .

    5. roberto says:

      Turpin mbaje per vete se ne KAPITALIZEM nuk shkohet me KONCEPTET MESJETARE TE TURPIT!
      Perdorimi i TURPIT si ARGUMENT i yt tregon se NUK KE ARGUMENT per te hedhur poshte idene e nje GUVERNATORII TE HUAJ!!!
      Permbi te gjitha:
      -Ne kete DEREXHE qe ka shkuar BANKA E SHQIPERISE dhe me keto koncepte mesjetare qe kemi ne shqiptaret,AKOMA ME KEQ,ME KRIMET E MEDHA QE KA BERE Sali Berisha EDHE NE VJEDHJEN KOLOSALE TE BANKES,DUHET PA TJETER NJE I HUAJ,qe te mos NDIKOHET NGA KRIMINELET SHQIPTARE TE MAFIES!!!
      Shqiptaret e kane ne GEN,.qe nderhyjne deri tek kryeministri edhe per …..NJE SHOFER APO PASTRUES e jo me per te…FSHIRE VJEDHJEN BOTERORE TE SHEKULLIT nga emri i Berishes!!!

    6. rebelp says:

      Turp te kete dhe Anglia qe e ka te huaj governatorin.Cfare shakaje prej budallai.Me shkallen e nepotizmit dhe korrupsionit qe ka Shqiperia duhet te kete 50 perqind te administrates publike vetem me te huaj.

    7. Epiriiiiiii says:

      Avukato…. edhe Likja i LSI nuk na e Do Guvernatorin e Huaj, po cka ai mo Avokato…… Mos ka ndrene ndonje Tas me Corbe te Prishur dhe ka FRIK se Helmohet tani. ehhh mo Like me LSI e 2B me P.D,errat cfar si bete per 8vjet ketij vendi che vazhdoni akoma ti beni. Shkurt RAMA e ka teper te Veshtir per mos te thene te PaMundur

    8. strada says:

      po moj debile : A KA ME TURP se vjedhja?????dhe sa jene te tjera…nuk i dini te gjitha,,,apo ngelet,gruja e invalidit,qe merr 5 rroga pa pune?

    9. Kryqi says:

      Argita nuk eshte turp te jesh i pa afte,turp eshte te jesh
      sharlatan.Bota mbare prandaj tallet me Shqiperine,mund te mos pelqeje po eshte realitet,
      Sa per partnere,ne Europe njehere jo e jo,as qe behet fjale te gjesh
      nje tjeter shtet si Shqiperia e guvernatoreve alla Albanez.

  2. Christ says:

    Avokat,ke shume te drejte….
    Jo nje guvernator banke, por ne Shqiperi duhet te vije EULEX-i.
    Shqiptaret nuk e bejne dot Shqiperine.
    Shqiperine mund te bejne vetem te huajt….

    1. Partizani says:

      E shikoni se SHTET TE VERTETE MODERN beri vetem ENVER HOXHA???
      Ai e organizoi popullin ne LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,rindertoi vendin e shkaterruar nga LUFTA,zhduku ANALFABETIZMIN,i hoqi gruas DRUTE NGA KURRIZI,zhduku kishat e xhamite dhe shushunjat prifterinj e hoxhallare i futi ne kooperative,ndertoi dhjetra fabrika,uzina e kombinate,mjekun dhe driten e coi ne cdo fshat etj,etj!!
      Tani vidhet FLORIRI I SHTETIT DHE BANKA KOMBETARE dhe NUK DENOHET NJERI,ndersa ENVERI te fuste ne burg ne se shitesi dilte dificit apomsuficit vetem 2000 leke ne vit!!
      Krahasoni po mundet femijte e Enverit me kelyshet e Berishes !!!

  3. mersin kurti says:

    Shume drejte zoti Ngjela. Na duhen nje guvernator dhe nje prokuror i pergjithshem i huaj, ndryshe nuk ka as poltike monetare, as drejtesi ne kete vend.

  4. jdfjdhk says:

    Ti Argita_B je komplet nje debil/e ose hiqesh si i/e tille.

    1. Argita_B says:

      Jam apo jo debile une jam thjesht nje anonime dhe kjo nuk mendoj se i intereson njeriu ketu! Thjesht shpreh opinionin tim ne lidhje me nje artikull. Subjekti eshte Guvernatori i ri dhe jo un, keshtu qe nse ke ndonje mendim per kete, e drejta jote ta shprehesh, nese jo mundohu te evitosh gjykimet per njerez qe nuk i njeh.

  5. lir says:

    Nje profesionist i ketij kalibri do te ishte shpetimi per politiken monetare. Jemi akoma me mentalitet fshatar dhe nuk kemi kapacitete. Te mos na vije keq. Avokati i ka rene pikes. Por banda e hajdutve nuk do ta lejoje.

    1. asdreni says:

      Avokati jo i ka rene pikes por i rente pika,dhe kete kerkon ky jo nga deshira por nga smira.
      pote behej fjal per minister drejtesie post per te cilin ky vdes dhe te shtrohej çeshtja per nje te huaj, do ulerinte ne kup te qiellit dhe do thoshte se Shqiperin e bejne Shqipetaret(nenkupto Spartakun spordhiakun se u ngaterrova)

  6. Bejtexhi says:

    Mall argjentinas, e humb rrugen qe ne Rinas -them une. Me nder jush, o avokat, kackavall vendi stazhionuar ne baxhot e xhaxhit Enver jeni. Pse t’ua veme veshin?

  7. piramidat says:

    Vendoret jane,disa per burg e shumica per ne kosh te plehrave!

  8. piramidat says:

    Ne kosh bashke me Nishanin qe eshte sherbetor i Sali Berisha mafiozit

  9. plaku says:

    Ne jemi nje popull i çuditshem, qe i dime te gjitha dhe nuk dime asgje. Gjermanet thoe : Njeriu i ha te gjitha, i pi pothuaj te gjitha dhe nuk i di te gjitha.
    Ky “avokati” qejfli te mbylli gojen dhe te lere specialistet e fushes se financave qe te japin mendimin e tyre. Te futemi ne Euro APO jo thote. Si te futesh ti ne Euro more derezi dhe lumzi me performancen ekonomike qe ka Shqiperia.
    Futja e Euros pati, qysh ne fillim, nje gabim te madh ne konstruksion, sepse nuk u morr parasysh ndryshimet e medha te performancave ekonomike midis Gjermanise dhe vendeve te Europes se jugut : France, Itali, Spanje, Portugali, Greqi etj.
    Performanca e Gjermanise eshte shume e larte dhe si pasoje Euro eshte e nenvleresur, gje qe stimulon shume eksportin e mallrave gjermane.
    Performanca e Frances, Italise etj. eshte e ulet dhe pra Euro eshte e mbivleresuar te pakten 20% ne krahasim me Gjermanine. Kjo ben qe mallrat franceze, italjane, greke, spanjolle etj. te mos jene konkuruese.
    Le me pastaj performanca shqiptare, qe do te bente Euron shume shume te mbivleresuar dhe mallrat shqiptare shume pak konkuruese. Nga ana tjeter puna e Euros me kujton historine qe nje personi qe nuk e pranonin te jetonte ne fshat, kerkonte vajzen e priftit per grua.Kush te fut ty ne Euro more derezi me kete ekonomi qe ke, APO BE-ja ta pesoje si me Greqine.
    Dje,ketu tek Tema lexova se ministri Veliaj ishte qe te krijohej tregu i vendeve te Ballkanit. Si mund te futesh ti ne tregun e Ballkanit me performancen ekonomike qe ke ti. Mallrat e tua nuk jane konkuruese APO dot e shesesh badjava.Nga ana tjeter a do te lejonte BE-ja qe te krijohej ky treg.

  10. Lali says:

    ” SHQIPETARET I BEJNE TE TERA POR SBEJNE ASGJE “JAM DAKORT ME AVOKATIN.GUMENI I SALIUT DUHET TE LARGOHET NGA PRESIDENCA VLEN SA NJE KUKULL SAJGONI

  11. vllahu says:

    Edhe shqiptar eshte shume mire. Sot rendesi ka te jesh njeri i mire, shqiptar i mire e punetor. Vlleh si puna jote o Taqke nuk e duam.

  12. Avokat mavria says:

    Ore legen grua, po spushove o derzi qe i di te gjitha!?
    Lexo more trunthare ne faqen e bankes se shqiperise dokumentin dhe raportet periodike te politikes monetare, plasi syte dhe po pate bythe bej ndonje me te mire o idiot!

    Qazim Mulleti thoshte qe edhe une po te hyj ne burg 6 miaj bohem kamanist e kalu kamanistit, duket nga qe ke lehur pa heasap ?

  13. Avokat mavria says:

    Ja do shohesh antaret e keshillit mbikqyres qe do jene part time dhe do marin vendime me videokonference sikur te jene OJQ, po edhe ti duhet ti thuash kryeministrit se firma me ze e figure nuk quhet por duhet me shkrim, nese mban mend ndonje gje nga avokatura , se edhe po smbajte e pjerdhir nga trute dukesh ne kete moshe…

  14. Tomor says:

    Argjentina?
    Argjentina eshte ne krizen me te thelle dhe i detyrohet bankave amerikane miliarda dollare.
    A e njeh realitetin ky njeri,Ngjela?
    Cfare perrallis ky dogmatik i gabuar pordhac!
    Vetem dje FMN akuzoi rende Argjentinen dhe do kerkoje te marre masa mbrojtse ndaj kompanive qe blejne borxhet ne pergjithesi dhe borxhet argjentinase ne vecanti.
    Ore,mjaft genjyet ata te mjere njerez dhe mos u beni si Enveri qe i fuste hundet kudo!

  15. Charlie says:

    kjo argita_b qeka kare fare.

  16. shqiperia says:

    pse mor Ngjela dhe te biem kaq poshte kjo tregon qe nuk kemi besim dhe te vetja jone Shqiperia eshte e shqipetareve dhe tju kujtoj se ne i kemi te gjitha mundesite qe te ecim shume me perpara por vetem ndershmeria duhet te jete kriteri baze. Nuk mund te marr une nje usta te rregulloje shtepine time kur e vetja e fut eren nga te kater anet ” po ai eshte miku i Papes e ka mundesine te kete marre bekimin e tij do behet”

  17. mesi says:

    ….ai qe do vije i huaj nuk shikon majtas e djathtas,por profesionin,si bankier,shiko ku eshte fitimi i bankes sot? une nxjerr me shume me biznesin tim,45m2 pizza,…..qellimi,eshte se po erdhi “ARIU”-do te djege dhe te bardhin+dhe te ziun…sic thote ngjela bombe me sahat….

  18. intelektuali says:

    bravo !!!!!!!!!avokat,je largpames….e drejte,ata qe kundershtojne ju djeg….???????

  19. Besa says:

    kush qeka ky Mario Bleier qe paska nxjerre Argjentinen nga kriza, se une jetoj ne Argjentine qe prej 16 vjetesh dhe kurre s’e kam degjuar emrin e tij.
    te jete per te huaj perse nuk mendohet ndonje gjerman o austriak, po jo nje argjentinas se ne Argjentine te mbyt korrupsjoni.
    vini nje argjentinas ne krye te bankes e jua len daulle para se te mbushet viti.

  20. Lani says:

    Duke pare e vemendje deklaraten e z.Ngjela per propozimin e Kr/ministrit lidhur me emerimin e nje guvernatori te huaj ,ndaj te njejtin mendim me te vetem se do ti shtoja ndoshta per sqarim lexuesve se:Duke u vene ne krye te BSH nje i huaj profesionist jo me mesatare 5.1 behet e mundur qe se pari ;te behet trasparenca e te gjithe atyre qe kane fshehur milionat ne kete banke pa u ditur burimet e ketyre parave e shumat maramendese qe disponojne.Eshte ky dhe vetem ky person qe do te beje te mundur ekspozimin e majes se ajsbergut Shqipetar se kush e vodhi pasurine e ketij vendi,djersen e ketij kodosh populli e se ku fshihen prate e ketyre hajduteve!Me vjen shume keq per nje komentuese(Lora te me flesh), qe bie pre e nje llogjike boshe te nje parakomentuese tjeter se u dashkerka nje kufome shqipetare ne krye te BSH e qe te beje te mundur Salinjte qe ta trembin me kercenime te ndryshme te tipit “burr shteti”!Shikoni me vemendje se kush e kundershton kete propozim sa elegant aq edhe vendimtar per te kuptuar njehere e mire se kush e ku fshihet pas ketij bunkieri me thase parash te pista te Salinjeve e kompani qe s’lane gje pa vjedhur e kthyer ne prone te tyre keta vagabonda qe sot kane kapur per fyti kete shtet e s’duan ta leshojne deri ne gramat e fundit te jetes se tyre,per te bere te mundur qe femijet e tyre te gezojne pasurite maramendese qe u siguruan prinderit e tyre me lloj lloj vjedhjesh deri ne zhdukje personash fizike.Kjo eshte Shqiperia e sotme qe do te shperbeje, pavaresisht pamundesise, z.Rama!Ndaj ndjej detyrimin qytetar qe te gjithe ti japim mbeshtetjen e duhur ketij njeriu duke mos e lene te bjere viktime e te gjynjezohet si paraardhesit e tij (ndonese me vese piesh)perpara kesaj mafjeje te eger qe tashme eshte instaluar me mjeshteri nga ajo fabrike qe per interesat e saj bene gjithçka te pabere e te pamundur kudo e perkedo pavaresisht pasojave e demeve katastrofike qe ndodhin.

  21. Iremila says:

    Avokat BRAVO.Gjithmon i sakt dhe konciz ne arsyetimet tuaja.

  22. frroku. says:

    qelbesira rama i jep urdher te qmenduri ngjela te flas.13 mije te vrare kerkoi ky-tash do i jap 13 miljon guvernatorit rilindas te qelbesirave.ku gjeni keshtu vetzem ne wc negjmije.ta marrim nji prokurore te huaj dhe rama,ngjela,koqo,e te tjere qelbesira se bashku me ngjaledhensin meta do ishit ne burge.

  23. shaban says:

    Bravo avokati sepse e ndien se do te behen reforma ne drejtesi dhe merr pjese ne cdo debat politik ose ekonomik duke mbrojtur idete e Edit sepse shpreson akoma per ndonje post ne pushtet megjithese e din shume mire qe nuk e meriton.

  24. robert says:

    Ne ditet e sotme zhvillimet jane globale, jo individuale nacionaliste, lum kush eshte i zoti te thithe mendjen me te zhvilluar nga universiretet me te degjuara te botes. Si ne futbool, kush skuader gjen e blen lojtaret me te miret fiton kupen. Te gjindendet nje nga financieret me te mire per te shpetuar nga vjedhja 23 vjecare qe i eshte bete shqiperise, perfshi fabrika, uzima, kombinate e shume resuse te tjera ekonopmike e finaciare.

  25. robert says:

    Ne ditet e sotme zhvillimet jane globale, jo individuale, nacionaliste, lum kush eshte i zoti te thithe mendjen me te zhvilluar nga universiretet me te degjuara te botes. Si ne futboll, kush skuader gjen e blen lojtaret me te miret fiton kupen. Te gjendendet nje nga financieret me te mire per te shpetuar nga vjedhja 23 vjecare qe i eshte bere shqiperise, perfshi fabrika, uzima, kombinate e shume resuse te tjera ekonopmike e finaciare.

  26. Shqiperia says:

    Plaku ka shume te drejte .Me duket se keta politikane flasin pa asnje baze.
    Ndersa Ngjela keto kohet e fundit po i jep gaz ,por po shkon si balon tauke ,sa majtas ,djathtas. Deshiron te vendosi pikat per mbi i ,per te
    gjitha ceshtjet ,pavarsisht se ai nuk eshte kompetent.

  27. Djali says:

    Si dalin ne drite bythlepirsat e pd-se. Sapo ka ndonje teme politike qe i cenon i nxjerrin kavjet nga strofkulla te bejne komente dhe te mbrojne eliten. Prangat i presin eprote e tuaj dhe ju do ngelni pa pune bythelepirsa.

  28. tea says:

    Jam dakort me Ngjelen dhe Ramen. Na duhen politika monetare te zgjuara. Boll me amatorizem te tipit berisha dhe nishani. Keta injorantet sjane te tille por bejne sikur se fshehin vjedhjen e milionave, dhe nuk kuptojne qe ky vend i shkatrruar si Shqiperia do ti mbys ata te paret, me milionat e investuar ne nje vend pa perspektive. He per he keta politikane te korruptuar mendojne se paraja e vjedhur do ti shpetoje nga cdo gje.

  29. Ceni says:

    Zoti Ngjela….

    I bie qe te bejm edhe kryeministrin e vendit te huaj
    thoni qe nuk e drejtojme dot kete shtet dhe te nderrohet edhe kryeminsitri i vendit.Nuk besoj qe mund te kete ndryshim Guvernatori i Bankes me Kryeministrin tone te dashur

  30. qytetar says:

    Avolesh Ngjela, qe ben sikur merr vesh nga ekonomia dhe financa, nuk eshte çeshtja e zotesise, se vendit nuk i mungojne njerez te afte por eshte çeshtje e ndershmerise, pasi sipas teje ne duhet te vendosim ne çdo institucion nganje te huaj (te gjitha postet jane te rendesishme po aq sa edhe i bankes duke filluar qe nga nje gjykates, prokuror, avokat, e deri tek kryeministri).

  31. retze says:

    Ne nuk po merremi vesh me shqiptaret jo me te merremi dhe me te huajt.
    Vendet e tjera qe pretendohet, si Anglia,Hollanda .. kane nje legjeslacion te plote, ku parashikojne te gjitha rastet e funksionimit ose mosfunksionimit , rregulloret si dhe stafi poshte tij jane te kompletuar. Pervoja shumevjecare e funksionimit te Bankave kane vendosur shinat dhe nuk eshte e mundur te levizet jashte kesaj ruge.
    Per mendimin tim do te ishte me mire nje keshilltar i huaj qe do te kishte kopetenca me te larta ne kontroll

  32. Tironsi says:

    Mua me duket se llogjika e Z.Ngjela eshte e drejte.Parimisht ne kete sistem financiar qe ndodhet vendi yne , duhet nje profesionalist i thekur.Dhe ndaj te njejtin mendim me Z.Ngjela per propozimin e Z.Kryeminister.Ju qytetare qe llomotisni kodra mbas bregut , nuk u duket e perbindshme mega-Vjedhja ,qe ka vazhduar per 10 vjet ne B.SH???Shume bema jane siperfaqsore si Blerja e Hotel Dajtit.Tenderat e Fullhajnit, Zhvillimi i Sportit ne B.SH.,Marrja e shume objekteve me Qira, Shperblimi marramendes i Zagareve te Keshillit mbikqyres etj. grante te dhena politikaneve te dy kraheve.Mua me duket shume me vend qe Avokat Ngjela te propozohet per Postin e Prokurorit te Pergjithshem.Eshte i vetmi Jurist qe ka shprehur hapur rruget e reformimit te Drejtesise se Shkerdhyer ne Shqiperi.Ju jap nje shembull nga Koha e Zogut.Studjuesi i Nderuar Mirash Ivanaj shkroi nje artikull te forte per sistemin e Arsimit te asaj kohe.Pas botimit te artikullit e therret Mbreti Zog. dhe i propozon te behet Minister i Arsimit. dhe vate mbaroi kjo pune.Keshtu dhe Z. Ngjela propozoj ta therrese Z.Kryeminister per postin e Prokurorit te Pergjithshem.Se eshte i ditur,Eshte trim, dhe shpresoj te mos beje kompromis me zagaret e politikes te cdo krahu.TUNG

  33. Prenga says:

    Shqiptaret (analfabete funksionale) nuk drejtojne dot asnje tufe me pula e jo bankat. Jam dakord me Ramen dhe Ngjelen. Nacionalizmi nuk vlen me profesionalizmin qe kerkon drejtimi i suksesshem i nje banke kombetare.Keshtu per ju “nacionalistet” trupula.

  34. MARA says:

    se pari, shprehja mall vendi…etj nuk eshte ashtu.
    Populli ka thene “vajza vendi, pike ergjendi”
    Se dyti nje guvernator i huaj qe nuk di gjuhen shqipe dhe asgje mbi ekonomine shqiptare, si do komunikoje me burimet njerezore qe ka aktualisht dhe me ato qe do te rekrutoje?
    Kush e tha se gjithe shqiptaret jane te pa afte?
    Problemi eshte aka familje te mira shqiptare, qe te japin maksimumin per vendin e jo ta vjedhin ate?!

  35. e vero says:

    Problemi tek ne, nuk eshte vetem Banka, qe nuk funksionon ,por te gjitha
    Institucionet , Ne kemi kudo vetem njerez te paafte ,politikana trapa ,bythelepires si ky Ngjela ,i cili mban fjalime vetem per ti bere qejfin Rames ,jo se i plasi tek guvernatori i Shqiperise .
    O Ngjela !! QE TE RREGULLOHET SHQIPERIA DUHET TE NDRROHEN TE GJITHE POLITIKANET ,QE PO E SHKATARROJNE KETE VEND ,POR JO TE ZEVENDEDOHEN ME TE HUAJ ,POR ME NJEREZ ME TE AFTE ,SE JANE MBLEDHUR ,TE GJITHE BURGAXHINJTE ,
    TE GJITHE TE KORRUPTUARIT DHE BYTHELEPIRSIT SI PUNA E JOTE.
    ME BREZIN TUAJ KY VEND NUK RREGULLOHET AS PER 100 VJET.

  36. sammy says:

    Duhet pare profili i Guvernatorit te huaj se mos eshte ne listen e interpolit.Cfare nuk ben vaki.Ne vend te veme vetullat nxjerrim syte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje