Në përfundim të punimeve në tryezën e mbledhur për reformën në drejtësi, Presidenti Bujar Nishani i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë që brenda dy javëve të mbledhë të gjithë aktorët e përfshirë në këtë çështje.
Sipas Kreut të Shtetit, gjatë kësaj tryeze të rrumbullakët duhet të arrihet një dokument konkret, për të cilin më pas do të ngrihen grupet e punës për të realizimin plan-veprimin.
Presidenti Nishani tha se i gjithë ky proces do të ndiqet dhe monitorohet nga ndërkombëtarët, Komisioni i Venecias, Euralius, OSBE, etj.
“Gjyqësori duhet të inkurajojë zgjidhjen e problemeve në vend. Reforma në drejtësi është gjithëpërfshirëse, ndaj duhet t’i jepet fund shfaqjeve të njëanshmërisë. Në realizmin e reformës do të marrin pjesë të gjithë aktorët.
I rekomandoj ministrit të Drejtësisë të mbledhë brenda dy javësh një tryezë të rrumbullakët me të gjitha aktorët për këtë reformë. Ministria e Drejtësisë duhet të dalë me një dokument konkret. Pas miratimit të këtij dokumenti me asistencën e komisionit të Venecias dhe komisionit të OSBE ngritjen e grupeve të punës, që do të kthejnë këtë dokument në plan veprimi.
Do të ketë transparencë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me publikun. Ministria e drejtësisë do bëjë punën duke miratuar aktet e nevojshme ligjore me certifikimin e komisionit të Venecias, Euralius.
Duhet të zgjerohet pjesëmarrja e aktorëve dhe të zbatohet ligji. Jemi ende larg standardit europian që duhet të arrijmë, ndaj duhet të vihemi në veprim”, tha Presidenti Nishani.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit u ndal edhe tek problematikat kryesore që ndesh sistemi i drejtësisë në vend, ndërsa theksoi rëndësinë e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera.
Nishani tha se sistemi gjyqësor në vend është i vendosur që të dënohet korrupsioni, por theksoi se ky sektor duhet të jetë i pavarur dhe funksional.
Duke u ndalur tek pavarësia e institucioneve, Presidenti Nishani tha se duhet të respektohet parimi i kontrollit dhe balancës.
Ndërsa ftoi të gjithë aktorët për pjesëmarrje dhe bashkëpunim, Presidenti Nishani tha se sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur nga interesat partiake dhe të partnershipit.
Boboboooo,mbrenda 2 jave do na rregulojne punet!!,
Sa thjesht qenkan punet pra!..
Apo tallen prape me ne me kete show mediatike?
kush e pjerdh kete sakat?-1-ndryshime ne ligj-kushtetute patjeter,se po tallin bythen,shkerdhatat,te rregullohet ligji ,per prokurorine,gjyqesorin,banken,kld,etj……..atehere behet shtet….pse zben komente krimineli tani?fuck you!
Zyber!
Mos harro,shto dhe kryesorin e siguris kombetare,SHISH-in.Ky do rregulluar para te gjitheve.Ajazi ngatron me shume se ndreq.
Gomari eshte mesuar me dajak.
Me nder, presidenti pse duhet te prese qe ti shkoje Keshilli i Europes sebashku me komisionin e Venecias qe ti terheqin veshin?