Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” dhe një ndër temat e emisionit ka qenë pikërisht drejtësia.
Ai tha se dosja e 21 janarit nuk është mbyllur, pasi për këtë ngjarje do të vihet drejtësi.
“Drejtësia për atë lloj plage mund të vonojë, por kurrë nuk do të harrojë. Nuk besoj se 21 janari është mbyllur dhe nuk besoj se 21 janari do të mbyllet pa drejtësi”, tha kryeministri.
Në lidhje me reformën në drejtësi, ai u shpreh se do të ketë ndryshime edhe në Kushtetutë.
“Pjesë e reformës në drejtësi është edhe ndryshimi i Kushtetutës, dhe për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës. Padyshim që duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale. Unë preferoj ta lejoj opozitën të bëjë punën e vet. Në duhet të bëjmë punën, dhe të mos ndalojmë së bëri këtë. Unë mund t’ju siguroj se ne kemi një vizion të qartë për reformën në drejtësi, kemi një strategjitë gjithëpërfshirëse”, tha Rama.
Zoti kryeministër sot presidenti ka thirrur tryezën për reformën në drejtësi. Presidenti Nishani tha se kjo reformë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ju çfarë kontributi do jepni dhe a ka qeveria një strategji për këtë reformë? Ku konsiston ajo?
Padyshim që duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale. Unë preferoj ta lejoj opozitën të bëjë punën e vet. Në duhet të bëjmë punën, dhe të mos ndalojmë së bëri këtë. Unë mund t’ju siguroj se ne kemi një vizion të qartë për reformën në drejtësi, kemi një strategjitë gjithëpërfshirëse. Dhe nëse deri më sot nuk ka startuar faza e çeljes së debatit të gjerë mbi të cilin do të ndërtojmë hap pas hapi gjithë ngrehinën e re të sistemit, kjo ka ardhur si rezultat i nevojës për të përfshirë të gjithë. Iu përgjigjëm me kënaqësi ftesës së presidentit. Madje ne iu drejtuam presidentit, pasi ishin nisur të gjithë përgatitjet për këtë reformë. Duke qenë së ishte përgatitut edhe presidenti për një reformë të tillë, i propozuam bashkimin e këtyre dy nismave, dhe përfshirjen e aktorëve politikë, gjë që ai e priti me gatishmëri. Është me rëndësi që reforma të jetë gjithëpërfshirëse. Besoj mbi të gjitha për një Shqipëri më të drejtë.
A besoni se do jetë konsensuale nisur nga fjalimet e mbajtura. Ju latë të kuptohet se do ketë reformë të thellë ndryshimesh edhe në drejtësi, ndërsa Basha u shpreh për mospërfshirje të politikës.
Është puna e opozitës të flasë, është detyra jonë të bëjmë punën. Reformën në drejtësi në radhë të parë publiku e pret prej nesh. Ata që ishin patën 8 vjet kohë për ta bërë, për një kohë patën edhe gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar. Por pakti për drejtësinë i ndërtuar mbi eksperienca të mira evropiane asnjëherë nuk doli në tryezën e qeverisë, si një ftesë për të ndërtuar një proces së bashku. Ne do të jemi pjesë e procesit. Qeveria do ta mbështesë me të gjithë fuqinë e vet këtë proces. do të ngrihet një komision i posaçëm për reformën në drejtësi. Ministri i Drejtësisë prezantoi në detaje situatën. Me çeljen që presidenti i bëri procesit, ne synojmë të niset një reformë gjithëpërfshirëse.
Qeveria dhe presidenca janë përfshirë në sulme dhe kundërsulme publike . Psh presidenti ju ka akuzuar publikisht se synoni të vini nën kontroll institucionet e pavarura. Duket sikur keni hyrë në një ngërç total. A ka mundësi bashkëpunimi apo do kërkoni një zgjidhje tjetër duke kërkuar shkarkimin e tij në parlament?
Nuk ka asgjë totale mes nesh dhe as ngërç. Jemi në një marrëdhënie të hapur, në një marrëdhënie komunikimi të rregullt. Kemi pasur edhe kundërshti që janë shprehur të hapura, edhe me votë, apo presidenti me deklarata. Në disa raste është kaluar caku, ka pasur disa kapërcime, por në të gjithë rastet me duhet ta them se asnjëherë ne si shumicë nuk kemi rënë në batakun e asaj tradite që e ka parë gjithmonë atë godinë ku qëndron presidenti, si pjesë që mund të goditet me topa balte. Nga ana tjetër ka pasur edhe aspekte pozitive bashkëpunimi. Dialogu që kemi hapur për të ardhmen e Bankës së Shqipërisë është mjaft mbresëlënës. Presidenti nuk e pengon dot qeverisjes. Nuk i kam kuptuar asnjëherë kryeministrat që sulmojnë presidentin, madje edhe kryeministrin e kaluar, pasi kryeministri ka mandatin dhe qeveris për popullin.
Me marrëveshjen e PDIU numrat e shumicës në parlament i afrohen kuorumit për të ndryshuar kushtetutën apo për të ndryshuar presidentin. Si do të përdoren?
Kam parë në gazeta që negociatat janë ndare e janë ndarë edhe poste, ndërkohë që s’ka negociata, ka një komunikim që është vendosur për reformën territoriale-administrative. Ku PDIU luajti një rol konstruktiv. Jemi në komunikim, por nuk ka negociata. Pjesë e reformës në drejtësi është edhe ndryshimi i Kushtetutës, dhe për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës.
Si po i gjykoni punët e prokurorisë ? A po bën sa duhet për të luftuar korrupsionin. Një jurist i njohur thotë gjysmë me humor se drejtësia shqiptare ende nuk ka rrjeta për të kapur peshqit e mëdhenj…
Jemi ende larg ndëshkimit të krimit në nivelin e duhur. Jemi ende larg futjes së shoqerisë e vendit në zonën e ndëshkueshmërisë. Sot ne kemi dy probleme themelore. E para jetojmë në një vend ku drejtësia nuk është e drejtë, dhe së dyti jetojmë në një vend ku nuk jemi të barabartë para ligjit. Psh janë dënuar me denime të ndryshme, deri edhe në burg, ata që u vunë para drejtësisë, ata që shkelën kufirin që ndan kufirin e një proteste të drejtë e një jo të drejtë.
Kur do nisë procesi i 21 janarit?
Unë besoj se 21 janari është një nga ato plagë që nuk mbyllen kurrë pa drejtësi. Drejtësia për atë lloj plage mund të vonojë, por nuk do harrohet.
Prej disa javësh në shtyp shkruhet se SHIK ka shkelur ligjin duke përgjuar bisedat tuaja telefonike, të kryetarit të parlamentit dhe shumë deputetëve. A keni dijeni ? Çfarë masash do ndërmerrni?
Nuk dua të bëj koment për këtë çështje. Nuk kam koment.
Flasim për zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Ju këmbëngulët për një bankier të huaj madje u fol dhe për emrin e ish0guvernatorit të Argjentinës?
Unë nuk kam bërë një këmbëngulje të tillë të madhe. Unë këmbëngul në një pikë, ajo që ndodhi në BSHh, nuk vlen për të çuar deri në fund një proces gjykimi por për të vlerësuar kapacitetet nevojat sfidat dhe një kompleks gjerash për të vendosur jo vetëm kush do jetë Guvernatori apo anëtarët e Këshillit por si do të organizohet. Ne kishim nisur diskutimet për të prekur ligjin e BSH. Tani është më e nevojshme. Kur kam takuar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk kam parë asnjë që të ketë punuar në një Bankë Qendrore. Kjo është një e dhënë shqetësuese, sistemi financiar është një botë më vete, sistemi bankar është një botë më vete. Unë besoj se nuk është e lehtë që e kemi një Guvernator mes nesh e ta marrim ta vëmë në krye, pas kësaj goditje që ka ndodhur. Është një institucion në një rrjet të tërë e ndaj ka rëndësi besimi tek BSH. Për mua s;ka asnjë problem, Guvernator i huaj apo dhe një shqiptar që kur të vendoset jep një garanci financiare.
Presidenti tha se Guvernatorin e zgjedh unë. Jeni në dialog?
Kemi një dialog me presidentin. E mirëkuptoj e përgjigjen e presidentit, nuk ka qenë e prerë me sëpatë. Në këtë proces jemi në bashkëpunim dhe shpresoj të dali një produkt që do t’i bëjë nder vendit tonë. Koha nuk pret dhe është çështje që do zgjidhet shpejt. Një grup i posaçëm që kemi ngritur për të Komisioni ne do zgjedhim 8 nga 151 aplikime. Ky grup do të jap dhe një opinion përfundimtar.
Vjedhja është më e madhe se ajo e deklaruar?
Nuk disponoj të dhëna hetimore me shumë se ju.
Opozita ka bojkotuar Parlamentin. Një nga kushtete është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do t’i plotësoni?
Kemi një opozitë që është vetëtendosur për të kapërcyer një sitatë, njësoj si të nesërmen e goditjes dramatike të 23 qershorit. Sillet si një qeveri në mërgim. Ne nuk jemi si ata dje që shanin opozitën. Kur është e nevosjme japim deklarata për publikun, jo për opozitë. S’ka marrëdhënie të tendosura mes qeverisë dhe opozitës.
S’ka marrëdhënie të tendosura, ndërsa debatuat me deputetin Ristani dhe në dialogun e nivelit të lartë me BE-në….
Ju nuk ishin në sallë. Dhe në sallë nuk ishte askush nga ata që rendën ta japin lajmin. Sa i përket deputetit në fjalë gjendja e tij e dehur në ushtrimin e detyrës e bën të pabesueshëm. Nuk e di a është esëll zotëria, dhe nëse është ai është i dehur nga natyra. Unë s’kam thënë asnjë gjysmë fjalë dhe nuk shpenzoj asnjë fjalë në drejtim të atij personazhi. Që të mos thani se iu shmanga pyetjes, ka pasur një këmbëngulje në lidhje me Komisionin Hetimor, që pavarësisht kësaj, të votojmë një Komsion Hetimor që duan. Ne kërkuam zgjerimin e objektit të hetimit, por kemi biseduar që t’ia lëmë pa diskutim fare. Unë s’kam problem ta ngrenë dhe për mua.
Zgjedhjet lokale po afrojnë. Kandidati për Tiranën do jetë nga LSI apo PS?
Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm e s’kemi nge për këto gjëra. S’kemi nevojë të marrim shumë kohë, ne funksionojmë si aleancë, hyjmë në zgjedhje si aleancë dhe do të bëjmë një fitore më të madhe se ajo e 23 qershorit.
Do të rritet çmimi i energjisë?
Diskutimi për çmimin është një diskutim që mund të bëhet vetëm kur qeveria dhe falë punës intesive të menaxhimit të ndërmarjes së shpërndarjes të paguajën të gjithë. Do të shkojmë drejt liberalizimt të tregut. Ne do të jemi mburojë e konsumatorëve familjarë. Unë kam këmbëngulur, për një reformë tëresore dhe rrënjësore për një model të ri të sistemit. Kemi një pamje të qartë të sektorit të energjisë, qeveria shqiptare do administrojë sistemin me vizion afatgjatë dhe strategji të qartë dhe të shtrirë në vite.
Berisha thotë se premtuat ulje të çmimit përmes uljes së TVSh, ndërkohë që do rrisni energjinë me 20%. Çfarë përgjigje i jepni?
S’kam përgjigje për të dhënë. I bie t’i përgjigjesh të gjithë fansave të FB. S’e kam as fans në FB. Sa ish-kryeministra ka, nuk mund të përgjigjesh.
Situata ekonomike nuk duket ajo që u fol nëse kemi parasysh shifrat e publikuara sot nga INSTAT. Si është kjo?
Nuk është kjo e vërteta. Ka një metodikë krahasuese me 3-mujorë. Është krahasuar tremujori i dytë i këtij viti, me tremujorin e dytë të vitit zgjedhor, ku u bë edhe bumi i madh i investimeve dhe ku u hap dhe gropa e madhe për Shqipërinë. Nëse krahasojmë tremujorin e dytë të këtij viti me atë tremujor të 2013, kjo situatë quhet e tillë, pasi i shkriu të gjitha ç’kishte për të mbushur me asfalt. Ndërsa nga tremujori i parë i këtij viti te i dyti e te i treti, do të shkojmë atje ku kemi parashikuar, një rritje mbi 2 %. Kemi për herë të parë rritje të qëndrueshme ekonomike, pas krizës, dhe gropës së madhe të borxheve të krijuara nga qeveria e mëparshme. Kemi rritje në ato pika ku ne jemi fokusuar për të rimëkëmbur modelin e zhvillimit. Kemi rritje në bujqësi, në manifakturë. Kemi mbi 11 % rritje të punësimit në sektorin privat. Nuk jemi në kushtet të ulemi e të sodisim bahçen e rilindjes, por në kushtet për të vendosur themelet e zhvillimit. Ka rritje të të ardhurave. Kjo na bëri të rishikojmë buxhetin pozitivisht. Kemi futur para në shëndetësi, 11 mln dollarë për autoambulancën. Kemi financuar policinë me rreth 3.5 mln dollarë për mjete. Kemi investuar për të filluar procesin e kalimit nga librat tek tabletat dixhitale dhe për të mbyllur hendekun e madh mes fëmijëve të varfër dhe fëmijëve të familjeve me të ardhura të mjaftueshme për të përballuar arsimimin. Kemi financuar mbylljen e 51 projekteve të rrugëve dhe financimin e fillimit të 100 punimeve të rrugëve. Të gjitha këto para erdhën nga të ardhurat në buxhetin e shtetit. Pretendojmë të shkojmë deri në 350 milionë dollarë pagesa borxhesh për sektorin privat, deri tani janë paguar 260 milionë dollarë. Ka ende për të paguar. Kemi marrë përsipër ta paguajmë për tre vite, por në duam ta mbyllim për dy vjet.
Premtuat legalizime falas dhe përfundim të këtij procesi brenda katër vitesh. Duket se asnjë nga këto dy elemente të këtij premtimi s’po mbahet …
Në 8 vite ata që ishin bënë në total 21 700 legalizime. Brenda vitit të parë të qeverisjes ne kemi bërë 10700, dhe do vijojmë për t’i bërë 25 mijë brenda vitit të parë operacional. Legalizimet janë falas. Legalizimet janë procedurë. Ky proces nuk është lënë zvarrë më, siç është lënë për vite të tëra. Nuk është më qytetari që shkon te ALUIZNI, por ALUIZNI shkon tek qytetari.
Në “Twitter” gjatë ditëve të fundit po postoni foto të ndryshme. Një obelisk brenda një lokali, apo një lokal ngjitur me një shtyllë të tensionit të lartë. Basha thotë se kanë qenë si ndërtime edhe kur ju keni qenë në bashki.
Këtu e tre vjet më parë kush është në bashki. Po nuk ka faj se as për këto vite nuk ka qenë në bashki. Por ka edhe një mitmarrje masive nga ana e inspektoriatit të bashkisë për të lejuar këto zgjerime. Është koha që trotuaret t’i kthehen qytetarëve, edhe hapësirave të lagjeve. Unë i kërkoj shumë ndjesë qytetarëve se kujtojnë se janë ndërhyrje selektive. Por nuk është kështu. Ato objekte janë të hipotekuara ilegalisht dhe nuk mund të shemben pa një vendim gjykate. Por ne këto çështje i kemi referuar në prokurori këto raste.
Pati kundërshtime sa i takon prishjes së obeliskut në Kavajë.
Aty me në fund, të cilat në Kavajë morën votat 20 vite, nuk e ndërtuar kurrë një shesh, edhe për atë që ndodhi në atë shesh si një protestë ani komuniste. Po bëhet Kavaja një qytet mesdhetar. Nuk do ketë monument, sheshi vet mund të jetë monumenti. Ka ikur koha kur ndërtoheshin monumente, i ka lënë pas realizmi socialist. Jemi në kohën kur sheshet iu jepen qytetarëve jo monumenteve.
Keni një bilanc për një vit qeverisje?
Jemi brenda parashikimeve, rifillimi i rritjes ekonomike, është një arsye për të qenë me besim, rendi dhe siguria kanë hyrë në parametra të tjerë, legalizimet po shkojmë përpara, rritja e eksporteve. Në politikën e jashtme e pranojnë të gjithë, e përjashto ndonjë që e bën dikush që është caktuar në qeverinë e mërgimit për punët e jashtme, ka konsensus se është bërë një punë e madhe. Rrugët e vendit dhe hapësirat publike. Programi i rilindjes së qyteteve. Një reformim rrënjësor në sistemin arsimor, kemi vendosur bazat për një ndryshim radikal. Mbyllëm universitetet që shisnin diplomat pa asnjë vlerë. Jam i kënaqur nga të gjithë ministrat.
Përlotja e ministres?
Mediat kanë punën e tyre, ne kemi punën tonë…..unë nuk komentoj mediat, mediat më komentojnë mua. Këto janë fakte që lindin e vdesin në media. Pastaj boll kemi parë ministra që tallen e qeshim me këtë popull, ka dhe ndonjë ministër që duhet të qajë. Nuk kam parë lot.
Flasim për vizitën në Serbi… do ta hapnin çështjen e Kosovës? Do t’i kërkoni ta njohë si shtet?
Kosova është shtet i pavarur demokratik europian, Kosova ecën me këmbët e veta. Pjesa e diskutimit që ka të bëjë me Kosovën, marrëdhëniet me shqiptarët, është pjesë normale e diskutimit. Historia e Tiranës që e shikon Kosovën nga lart dhe e merr për dore ka mbaruar. E shikojmë njëri tjetrin si të barabartë. Për një Shqipëri europiane dhe Kosovë europiane.
Një këshillë vëllazërore zotit Thaçi
Nuk jam në pozitën t’i jap mësime….. këshillat në këtë rast nuk kanë rëndësi.
pordhe me rigone,ne cilin shtet sunit funxionon DRJTESIA…..!!!???
ty vec era pordh dhe era mut te nuhat hunda e madhe qe ke ….jo per gje po je HALE DHE BIR HALEJE ! ?
Si te duash zoti kryeminister,ja nisim nga e para se kupa u mbush.
Keta qe te mbeshtesin ketu me lloqe jane te paret qe do bojne sikur nuk din gje.
ne nuk jemi vend myslyman ! shqiperia eshte vend europian dhe drejtesia do te vendoset !
As mos guxoni ta harroni 21 Janarin, sepse erdhet ne pushtet prej tij, dhe po prej tij do te bini nese nuk i vini kriminelet para drejtesise.
21 Janari ndan dy bote dhe dy epoka. Ndan humanen nga cnjerezorja,
kafshen nga njeriu.
Nuk eshte me ceshtje politike, nuk eshte krim politik, eshte krim kunder njerezimit.
Ne shkullin XXI, ne Europe, kater njerez u vrane ne bulevard te nje kryeqyteti sepse protestonin per drejtesi dhe mirqenie!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
MOS TI SHKOJE MENDJA NJERI TE HARROJE!
Beje e pra ca pret se kaloi viti e na cate by….ca te pengon.
Pretendimi se strategjia e qeverise eshte gjithperfshirese le te nenkuptohet, se kjo pozite e dale nga koalicioni i dites se genjeshtrave deri me sot as qe e ka vene ujin ne zjarr per te perpiluar nje progam te qarte reformues ne lidhje me kete ceshtje. Prandaj dhe nuk eshte cudi qe dembelet po kerkojne t’ja heqin baren e rende vetvetes, per t’ja ngarkuar gomereve te opozites. T’i ofrosh doren e bashkepunimit atyre qe i vune shqelmin ketij sistemi, dhe me pas te shpresosh se mund te kemi <"nje Shqiperi me te drejte", ky eshte nje absurditet qe do habiste jo vetem shoqerine e civilizuar, por dhe vete debilat e dobishem te vene ne sherbim te pushtetareve. Permendet gjithperfshirja, me qellim qe kjo fjale, qe tingellon paksa e bute dhe e embel t’u ngulitet ne tru gjithe aktoreve te kesaj komedie, qofshin keta te njerit krah apo tjetrit.
Deklarata e bere, se deri me sot nuk ka startuar ende faza e celjes se debatit, konfirmon njekohesisht dhe moskokcarrjen e deritanishme prej te dyja paleve ne lidhje me kete teme. Per nje cast i pyeturi bie ne kontradikte me fjalet e thena prej tij, se fillimisht shpjegon, qe ishte presidenti ai qe u beri kerkesen dhe i ftoi ne tryeze, dhe fill pas saj hedh poshte thenien e pare, duke pretenduar, se jo ai, por vete keta i ishin drejtuar atij per nje perqasje te perbashket rreth kesaj tryeze, per aresye se gjoja kishin konstatuar, se edhe ai ishte “i pregatitur” per reformen ne drejtesi.
Fresklleku qe po i behet kesaj opozite te perfshire ne sa e sa mekate dhe afera korruptive eshte i panevojshem, per mos dashur te them shume i demshem per ate grup politik, qe synon vertet hedhjen e themeleve te nje shteti demokratik, ku sundon ai ligj, para te cilit te jene te barabarte te gjithe pa perjashtim. A mund te me thote dikush nga juristet eksperte, se cfare dispozite ligjore i jep te drejten nje krimineli ordiner, pavaresisht nese ai eshte deputet apo jo, te gezoje imunitet te plote, dhe as te hetohet dhe as te ndeshkohet per vepren e tij penale? Kush jane ata qe keqinterpretojne te drejten e imunitetit?
ZOTI KRYEMINISTER PO NUK FUTE NE BURG KRYEXHIHADISTIN ISLAMIK SALI BERISEN TI NUK KE SHANC TE RRISHE NE PUSHTET PRANDAJ SA NUK ESHTE VONE FUTE QENIN XHIHADIST SALI LULZIM TURK BERISHEN DO HUMBASESH BESIMIN NE POPULL:
KUR ZOTROTE ??????????? Shqiptaret te votuan masivisht pikerisht per REFORMEN NE DREJTSINE TONE TE KALBUR .
Me ke do besh drejtsi ??????? Me ” XHIN XHONIN ” ???? Si do ti denosh si Fullhajnin ???? Si Mziun ??????
A e di se cili ishte shkaku kryesor i 21 Janarit ???????? ALEATI DHE KRYERILINDASI ” ILIR-ROBQIR META ” .
Boll u talle me at popull te vujt o i paftyre ….
hekuri rrihet sa eshte i nxehte ….po shkon drejt vitit te dyte qe je ne pushtet , se ke leviz gishtin as per 21 Janarin dhe as per vjedhjet makabre qe beri qeveria Berishovic . I PAFTYRE !
po sa do te vonoje mor burre dhe pse duhet te vonoje? nga e di qe do te vonoje? meqe e ditkerke dmth paske lidhje me prokurorine e gjykatat, nderkohe qe pretendohet e kunderta. hej, vajte 1 vit e ca ne pushtet, kur do te filloje? cila nga me pikantet ka filluar apo do te filloje se shpejti? Gerdeci, Rruga e Kombit apo 21 Janari? o fol tamam ose mos u ndje fare per ceshtje qe thua se nuk te perkasin per pozicionin qe ke. une jam i bindur, por nuk besoj se jam i vetem, se asgje ka per te ndodhur, thjesht do te harrohen apo do te dalin te tjera, mjere ata qe iken dhe ata qe i qane!
BRAVO! BRAVO! BRAVO!,pombajte fjalen,shqiptari tka nzemer,do zoti behemi shtet vertet,me dinjitet…
Po 21 janari nuk duhet mbyllur. Ata qe organizuan 21 janarin,qe çuan popullin para kryeministrise per te vrare policet dhe per te djegur Kryeministrine duhen gjykuar. Ju kujtoje qe Amerika eshte simbol i demokracise, te le te flasesh dhe te shashe si te do qefi; Por ne qofte se turma sulmon SHtepine e Bardhe dhe policine siç vepruan Ramat me 21 Janar amerika te shtype koken. Amerika organizatoret do i denonte ne maksimale plus ata qe qelluan policet.Ne amerike po sulmove digasteret shteterore , te zhdukin pa nam pa nishan.
Shume mire e ke Ajaxs por ndryshe nga ne amerikanet do e praniojne qe i vret policia dhe nuk bejne filma qe kaner vrare njeri tjetrin duke guxuar te zhcdukin edhe provat.Pra per kete duhet te gjykohet 21 janari per ata qe nuk kane kurajon dhe genjejne per viktimat e 21 janarit.
Ti ajax nga rrushbulli shkruan?
se une ketu o vela ne amerike kam pare edhe protesta paa shtepise se bardhe por askush nuk eshte qelluar ne sheshin perball saj
pradaj Ajax trimi mos u bej si kopetenet.Nje fjale popullore thote
eshte me mire te heshtesh kur ske cte flasesh
po ti amerikan qe rri atje mos rri ne ndonje fshat te humbur se ska mundesi se po ta mbajti bytha ik e preke gardhin qe rrethon shtepine e bardhe jo rruges ne ecje te lire por kur ka protesta o jo me te vesh benxin te thyesh porten sic ndodhi ne Tiranedhe ishte para se te vriteshin njerezit por si shqipetar kurre nuk pranoj qe te vritet fukaraja pike e mbaroi per mua ate dite faji ka qene i dyfishte nuk ve kandar se kujt i takon kete duhet ta gjeje DREJTESIA
Dosjen e 21 janarit e ka vone Likja poshte bythes qe te ngrihet I cikez te shofe deputetet ne sale, se helbete oshte I cike I shkurten. Komandant Edveri ka dasht me ja mor dosjen disa here por Likja I thote se nuk e boj dot punen tamam po nuk e pata poshte bythes ket dosjen.
Zoti kryeminister, populli kerkon ato zotime qe i ke dhene.
jane duke bo gallate me popullin
Me Ilir Meten dhe Gjin Gjonin nuk behet reforme ne drejtesi
Deklarate e bere para kohe dhe sikur eshte duke luajtur me kete popull. Te gjithe jane te bindur qe me kete sistem drejtesie s’mund te vesh drejtesi per 21 janarin,Gerdecin,rrugen e Kombit etjjjjj qe implikojne gjithe ish qeveritaret apo dhe te majte qe kane abuzuar me pushtetin.
mesa duket Rama mundohet te beje sa me shume vota ne Parlament qe te mund te ndryshoje edhe kushtetuten. nese ja arrin do ndryshoje presidenti, gjyqesori, shik-u, e keshtu me radhe. i uroj sukses.
Nga komentet qe lexoj vihet re nje tipar i shqiptarise: padurimi per te zgjidhur gjerat shpejt e shpejt.
Sepse eshte naivitet ne nje vend si Shqiperia te kerkosh drejtesi brenda dites. Te flasim drejt.
Vendeve te tjera u jane dashur dekada per te rregulluar drejtesine, e ju mos pretendoni ta beni per 1 vit.
Per cilat vende e ke fjalen, o tallash? Per ato te tipit kandahar, apo per ato qe i kane te perfeksionuara dhe te betonizuara prej shekujsh ligjin dhe sistemin e drejtesise?
po ca drejtesie mor amannnnnnnnnnnn
ti ke frik hijen tende
21 janarin perdore sa here te te ngrihet palla,….
sa here qe te mbetesh ne lluc perdor 21 janarin,…
Drejtesia duhet te filloje nga organizatori i21Janarit qe je ti vete tek financuesit Tom Doshi me shoke tek ata Qe tentuan te thyejne deren e kryeministrise me makine te blinduar dhe pas ketyre te dali dhe pergjegjesia e trupave te policise dhe Te gardes.Ti je vetem nje hipokrit i ndyre,i nxore njerezit ne shesh u fute fitilat dhe more bythen ne dore e hike si zagar i le te tjeret te vriten. Ti e din shume mire qe me dhune nuk hyet ne ndertesen e qeverise sepse forcat e rendit kane te drejte te qellojne kedo qe tenton te hyje me tek e fundit eshte puna per te cilen paguhen.provo te besh te njejten gje ne USA,Gjermani,Angli,France etj,etj dhe e merr pergjigjen qe kerkon.Keqardhje per 4te vraret por shkuan mish per top per karriken e Rames. Cilido njeri me dy pare mend ne koke e din qe akti i dhunes kunder qeverise te cdo vendi eshte akt i paster terrori dhe karshi terrorit shteti duhet te nderhyje pa me te voglin hezitim.
Bravo Dibran!
No koment!
Tung!
Z.Rama mos harro se edhe Gerdeci,Shitja e detit,Rruga e kombit,Zgj,e 8majit ne Bashine e Tiranes e tj.duan drejtesi.Edhe tenderet,edhe gjithe ato qe kane thene ministrat tuaj,i tere korrupsion duan drejtesi.Jo ne burg te gjithe se nuk kemi aq burgje,dhe nuk dalin taksat e shqiptareve per ushqimin e tyre dhe rojave qe duan gjithe keto burgje.Shumica me konfiskim pasurie duke i bere llogarite leke me leke ne paga mujore.
I lutem gazetas “Tema” qe komente te tilla kaq pa edukate,me nje fjalor teper ofendues,qe nuk eshte I pranueshem jo vetem per etike ndaj njerzve qe kane nje fare kopedence te drejtimit kombetar,por edhe ne sensin njerzor eshte e pa lejueshme nje edukate e tille ne media.Gjuhe rrugacrore nuk sjell asnje vlere per kedo qofte.Mediet e nje kombi jane te nje vlere te larte per persosjen e kultures se atij kombi.Bota mbare I pret autoritet e nje vendi ,si edhe te vendit tone ,me nderime e respekt,te kujtdo krahu politik dhe disa rrugace,qe kane gjetur strehe tek “e drerjta “e fajes,shryjne me ate injorancine e tyre analfabeteske cdo loj fjalori rrugesh e mejhanesh.Ku po shkojme keshtu me kete fryme urrejtje e percarjer ne shqiptaret e ndercem ,qe jemi nje nder kombet me te respektuara per cdo njeri qe ka shkelur ne kete toke.E qenkemi kaq te keq e te share me njeri-tjetrin?
Mos u merr me asgje.
Paraqit me 28 deputet ndrimin e kushtetues ne parlament
Miratoje ke shumicen.Ndofta pengon Iliri por mjafte esht dhe pjeas tjeter
PD le te bejn sehire
Formoni prokurorin gjykaten e cafe jan gjyqsori
Le te flasin PD
Hiqi bashkite krijo Kshlla ekzekutive ne vend te bashkive
rregullo qytetet e fshatrat me planimetri bashkohore
Hiqi gjith ndrtimet pa plale e PA LEJE kudo ne Fshat e qytet
Mos u nadal per asnje arsy.Do hysh ne histori si ATATURKU
Ata duhet te ndeshkoheshin qe me pare, kane bere krim, fakti qe milione pane qe nga K/ministria dilte zjarri dhe u vrane 4 te pafajshem, dhe ai zotnia doli pa lagur dhe vrasesit hane dhe pine kafe te qete,drejtesia eshte zene prej fyti,ju si shtet e keni per detyre ta coni deri ne fund, jo se duam ne dhe doni ju, por eshte bere nje krim dhe duhet ndeshkuar, i kujtdo krahu qofte, bjeni pra, mos e permendni here pas here, atehere ky popull i majte dhe i djathte do te kuptoje se vepron ligji. Deri kur, me vjen keq te them se jam pesimiste, ketu ne Shqiperi harroje, nuk behet gje.
Me ne fund nje kryeminister i denje. Shpetuam nga injorantet qe rrihnin gjoksin dhe u jepnin mesime te gjitheve kur vete s’merrnin vesh se c’behet.
Ky eshte mashtrimi rradhes.O popull 21 janari eshte ne qeveri sot kryetar parlamenti.Me ke tallesh ti o bythqir kryeminister?Morali jot eshte zero per 21 janarin.Me mire do jete mos ta hapesh gojen fare per kete se eshte turp kush te degjon.Per cfare u be 21 janari?Per ilir meten?apo per te marre pushtetin me dhune ?Kjo e dyta eshte se meta eshte aleati jot i ngushte sot.
I lumte kryeministrit, tek ai i kemi shpersat qe te ndeshkohen gjithe ndyresirat e pd-se qe keto vite vodhen, vrane, shkaterruan bregdetin , detin, lumenjte, pyjet, liqenet, qytetet, fshatrat me nje fjale gjithe Shqiperine. Turp plehrave qe ju shkojne mbrapa.
Na jane futur lokalet deri brenda ne shkallet e pallatit nga korrupsioni i bashkise.
Si mund te beje drejtesi nishani dhe bashua kur jane mbeshtetes te droges se Lazaratit, dukagjinit, te ndertimeve pa leje etj.
Drejtesine do ta beje mazhoranca, votat i ka, opozita me nder te ngrohet ne diell ca vite, nese shpeton pa u futur ne burg.
Rama mos luaj kot te fortin se asnje gje nuk ke per te bere …ketu do jemi dhe do te shohim se cfare do te besh!
Nje vit te hiku pa bere asgje !
Te parin duhet te shikosh per korrupsion ate Ilir skrapaliun se per ate e nxorre popullin ne rruge e u vrane njerezit per ty
21janari u be per shkak te vidjos se metes qe bente pazar si ne mall te babit apo me kujtohet gabim mua? tani meta eshte prap ne pazar qeverije me ramen dhe ky thote qe nuk do harroje 21 janarin. ka te drejte s’ka si ta harroje se po e harroi nuk vazhdon dot “rilindjen” e pislleqeve.keta jane socialistexhinj e jo socialiste.