Shkup/ Shoku i hotelit ku qëndronte britaniku i dyshuar me Ebola: Colin nuk ishte i alkoolizuar!

10 Tetor 2014, 17:24Rajoni TEMA

Mediat britanike po i kushtojnë një rëndësi të veçantë rastit të dyshuar me Ebola në Shkup të Maqedonisë, ku një shtetas britanik vdiq mbrëmjen e së enjtes i dyshuar me virusin Ebola. Daily mail ka publikuar një dëshmi të partnerit të biznesit të shtetasit anglez që ndërroi jetë të identifikuar si Colin Jeffrey, 58 vjeç.

“Colin dridhej dhe ishte konfuz pak orë përpara se të vdiste, por ai refuzoi të vizitohej”, – ka pohuar miku i shtetasit britanik.

Biznesmeni Jeffery kishte udhëtuar direkt nga Londra për në Shkup dhe për tre ditë kishte qenë me temperaturë, të vjella, hemoragji të brendshme për tre ditë rresht përpara se të vdiste në spital ditën e enjte.

Jovanka Kostovska, Shefja e Sëmundjeve infective në Maqedoni tha se Colin Jefery kishte të gjitha shenjat e sëmundjes, por shtoi se autoritetet shëndetësore po investigonin edhe fusha të tjera duke qenë se shtetasi britanik ishte parë të pinte shumë alkool nga persona të ndryshëm.

Miku i tij, i cili qëndronte në të njëjtin hotel me 39 paund tha “para dy ditësh Colin tha se nuk ndihej mirë. Ai kishte temperaturë, por nuk shkoi tek doktorri. Atë mëngjes ai tha se ndihej më mirë dhe e lamë për tu takuar tek bari i hotelit në mbrëmje.

Ai më telefonoi dhe më tha se nuk ndihej mirë. Duart i drisheshin dhe ishte konfuz. Stafi i hotelit lajmëroi ambulancën duke parë gjendjen e tij”,- ka thënë shtetasi britanik që qëndronte në të njëjtin hotel me viktimën.

58 vejçari kishte qëndruar në hotel prej tre ditësh dhe ishte ankuar për dhimbje stomaku, ndërsa të enjten në mbrëmje vdiq në spitalin infektiv të Maqedonisë brenda 90 minutave.

Miku i 58 vjeçarit mohoi që shoku i tij të kishte probleme em alkoolin.

“Hipoteza se ai ishte i alkoolizuar nuk qëndron. Ai nuk pinte më shumë se të tjerët”, shton më tej anglezi tjetër nga Maqedonia.

Ai tha se Colin Jeffrey është nga Cambridge, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Sipas dëshmisë së mikut të tij ai e ka vizituar Afrikën përpara gjashtë vjetësh.

Gjithashtu ai shtoi se ishte çmenduri të mendonte se Colin kishte vdekur nga Ebola. Nëse kjo do të vërtetohej atëherë do të shtonte frikën se britaniku është infektuar me Ebola në Britani.

Ndërsa zyra e Ministrisë së Jashtme Britanike tha se po heton mbi ngjarjen.

Zyrat e Shëndetit Publik në Angli thonë se është e pabesueshme që vdekja të ketë ardhur nga virusi Ebola, por verifikimet po vazhdojnë.

Ndërkohë analizat e britanikut të vdekur janë dërguar në Gjermani për të mësuar nëse ai ishte i infektuar nga Ebola apo jo.

Por, për ta marrë vesh këtë do të duhen 48 orë.

 

1 komente në “Shkup/ Shoku i hotelit ku qëndronte britaniku i dyshuar me Ebola: Colin nuk ishte i alkoolizuar!”

  1. Biti says:

    Shih Maqedonia more. Nje bythe vend dhe ka lezet jane te organizuar jo si ne qe e kemi sherbimin shendetsor vari karet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje