Shpend Ahmeti në Tiranë, takime me zyrtarë të lartë

10 Tetor 2014, 19:33Rajoni TEMA

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhen konsoliduar si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal, deklaroi sot Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në takimin me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Meta u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë e inkurajon zgjerimin e bashkëpunimit mes dy Bashkive të Prishtinës dhe asaj të Tiranës.

Ai theksoi se Shqipëria mbështet pa kursim forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës dhe konsolidimin e të ardhmes së saj evropiane.

Në kuadër të vizitës në Tiranë, Shpend Ahmeti u prit edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Ahmeti, e njohu Kryediplomatin shqiptar me prioritet e punës se tij për Prishtinën si dhe projektet e ndërmarra në funksion të zhvillimit të qytetit.

Palët diskutuan edhe mbi mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta me impakt për qytetarët.

8 komente në “Shpend Ahmeti në Tiranë, takime me zyrtarë të lartë”

  1. emigranti says:

    Jo vetem z. Basha, por te gjithe politikanet shqiptare kane c’te mesojne nga Shpend Ahmeti.

    1. Epirioti II says:

      Ca po thu mo shoku !!!
      Shpend Ahmeti na u duk nje politkan i ri dhe per se mbari kur u zgjodh. Por i doli kallaji shume shpejt.

      Nje anadollak, fodull, truceket eshte.
      Nejse ti ke ca te drejte, se po ta krahasosh me Thacin, Isa Mustafen apo Lul Bashen eshte i shkelqyer.

  2. z says:

    emigranti-
    shum e vertet nje politikan me ndergjegje te pastert ,i pa korruptuar,dhe nje djalosh qe jeton me brengat e hallet e qytetareve.

  3. kuq e zi says:

    i lejme lloqet sikur kemi te bejme me nje shtet budalla si serbia
    e kuptoj une qe sjam diplomat dhe pa shkolle pale pala serbe
    shpend ahmeti nga kosova
    ali ahmeti nga maqedonia
    te gjitha keto vizita ne prag te vizites se kryeministrit ne serbi pas 70 vjetesh…
    rama te shkoje me mend dhe te dije cte kerkoje sepse serbet skane c’kerkojne ne shqiperi dhe ne troje

  4. DRENICA E KUQE says:

    Jo vallahi more shqiptare se ma mire eshte me shku me mesu drejt per drejt ne Beograd, se prej ketyre te VVLANIT. Mos tju mashtrojne “shqiptarte” e Tites, o shqiptarte e mi te Tiranes!…
    Kujdes, se ja u ha maca persheshin!…
    E, çka jane kta te VVLANIT, kerkush s’i njeh me mire se Drenica, se edhe n’Drenice i gjejne do “boronica”!

    DRENICA E KUQE

  5. z says:

    DRE. E KUQE-
    Mo mir mos tkish ken drenica e kuqe fare,shum me mir do i kishte patur punet Kosova.

  6. Kuksjani says:

    Ne Shipri ne 92shin edhe une me pa dal per presidente e kisha fitu.Doli Sali Serbi e fitoj.
    Shpende Ahmeti si SALA i berishes.
    Prishtina u lodhe me LDK ja dha ketij maskarai.
    Ismail Qemali kur erdhi ne Greqi per te rregullu mardhenjet Greqi-Turqi nje ushtare i tha:Ismail Beje shko regullo vendin tende pastaj rregullo te tjeret.O kafshe Ahmeti ,shko rregullo vendin tende e na lere rahat neve.APO ERDHE ME POROSI TE SERBISE.?

  7. Kuksjani says:

    Edi Rama k’theva borgjin.
    Nuk te priten, mos i prit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje