Ali Ahmeti për vizitën e Ramës në Beograd: Është koha të falim, jo të hakmerremi

12 Tetor 2014, 16:47Rajoni TEMA

Edhe pse kanë qenë në të njëjtin ditë në Tiranë, Ahmeti i Tetovës dhe Ahmeti i Prishtinës kanë mendime krejt të kundërta për vizitën e pritëshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd.

Kreu i BDI në Maqedoni Ali Ahmeti e sheh në këndvështrimin e faljes udhëtimin e Ramës në Serbi.

“S’kemi rrugë tjetër duhet të pajtohemi. Pajtohet Gjermania, Franca me 14 mijë fëmijë të vrarë. Ne duhet të falim, sepse ne jemi ata që kemi pësuar. Po çdo hakmarrje do të na siguronte ne një ditë më të mirë?”, tha Ahmeti për Ora News.

Batuta e tij në takimin me Ilir Metën sigurisht që zgjoi kureshtje. Çfarë nëne është për bijtë në rajon Tirana zyrtare? Shpjegimi i Ahmetit është simbolik por me shumë domëthënie:

Nëna sido që të jetë, me shëndet, e dobët përsëri ngelet nënë dhe nga më të mirat, pavarësisht shëndetit. Po flas në mënyrë simbolike, djemëve dhe vajzave nuk duhet tu rritet mendja se mund të jenë më të mënçur se nëna. Me qinda dhe mijëra luftëtarë kanë ngrënë bukë dhe janë përgatitur dhe kanë shkuar në beteja dhe nuk janë kthyer më te nënat dhe nëna dhe dhimbje për këtë. Këto bëma të mëdha si në legjenda, por që janë të vërteta ne nuk do t’i harrojmë.

Në kryqëndart e trojeve shqiptarët nuk po e gjëjnë dot rehatinë e bashkëpunimit e madje shpesh herë mes tyre ndeshen me grushta. Njeriu i luftës Ali Ahmeti e ka përgjigjen shumë të qetë.

Ne kemi kërkuar pluralizmin, kemi kërkuar demokracinë si vlerat shumë të mëdha të njerëzimit, sepse nuk ka ndonjë filozofi tjetër, të përpunuar siç është përpunuar filozofia e demokracisë dhe kjo duhet të respektohet, dhe tani në këto veprimtari sigurisht që ka debate, ka hidhërime, ka revolta, por këtë e kemi kërkuar; fjalën e lirë, debatin e lirë dhe në debat të lirë nuk duhet të bëhesh nevrik sepse nuk ta pranojnë që është e vërtetë. Ti ke krijuar bindjen tënde për një të vërtetë, por për mua ajo e vërtetë nuk është e vërteta më e mirë, sepse ajo që them unë është më e mirë dhe më e lartë.”

Sa i përket Kosovës lideri i shqiptarëve në Maqedoni nuk shqetësohet shumë, megjithë turbullirat që ka sjellë kushtetuta se kush mund të bëjë qeverinë. Në rast se nuk merren dot vesh si burrat, atëherë kosovarët të shkojnë në zgjedhje.

15 komente në “Ali Ahmeti për vizitën e Ramës në Beograd: Është koha të falim, jo të hakmerremi”

  1. Ali Ahmeti je ni njeri koti. Franca e Gjermania e vran njeri tjetrin. Shqiptaret nuk i sulmuen Serbet as nuk shkuen ti perdhunojn, as nuk shkuen ne Russi tua uzurpoin tokat si Serbet me ardhjen e tyre ne Ballkan. Edhe ta krasosh francen e Gjermanin me Serbin esht njejt sikur te thuesh qe Greket jan Rrace Europiane Arianitd. ;D muahahaha

    1. shqipo says:

      O TOC A KUPTON CFARE SHKRUAN? SI “VRANE NJERI TJETRIN”? QE TE KETE LUFTE NJERI GJITHMONE SULMON.GJATE LUFTES SE PARE BOTERORE FRANCA DHE ANGLIA HUMBEN 56 000 USHTARE per nje nate.Nje nate tjeter nga fundi I luftes gjermanet humben 13 000 per 4 ore.Si mbaroi lufta u pajtuan.Keto me fal apo te fal jane tregus I paburrerrise dhe e frikes.Ne lufte vret sa te mundesh e ne paqe punon ,jeton ,e dashuron sa te mundesh.

      1. Ti nuk kupton car kam shkruajtur. Me duket qe ke ardhur pe ni planeti tjeter. Me ke dhen ni pergjigje sikur t ishe rritur ne ni Dimension tjeter, kaq nuk nifesh me realitetin aaa ??? Ti mesiguri je ni njeri qe deri tashi kto 30 vjet ke fletur per realitetin qe shpreh ti!!

        1. shqipo says:

          Duhet te mesosh gjuhen tone te bukur.Shkruan me keq se nje 5 vjecar I lindur ne Kalis.Eshte keq te keqperdoresh germat e bukura shqipe.I rreshton sikur te ishin paramilitare a bashibozuke te padisiplinuar.

          1. Ti mo me trego ketu kush shkruan mir. Ti me kupton me symbyllur. Qe jetoj be Diaspor 25 vjet , ti me koh do ishe ber Grek apo Serb mos mf keq femis tende Ljudmilla ose Pordholljub do ja kishe ven emrin.

  2. kuq e zi says:

    z ahmeti
    gjermania u fal per luften e dyte por para se ta falnin ajo kerkoi falje
    te rezulton qe serbia ka kerkuar falje??????
    edhe per tradite shqiptari fal , por ka rregulla te sakta per te …
    ti i di apo njeh me mire traditen e shkjaut?????

  3. Aleksander says:

    Koha te falim ?!!!-Po kush na ka kerkuar falje ?!

  4. Wendy-B says:

    Edhe sikur Serbet te kerkojne falje , gje qe se besoj , eshte shume shpejt te falet gjaku i pafajshem i popullit kosovar, masakrat e vrasjet cnjerezore te mijera burrave, gra , pleq e femije .
    Ndoshta ka ardhur koha te ecet perpara jo duke harruar te shkuaren, por duke mesuar prej saj. Zor se serbi behet mik.

  5. alban says:

    po çfar kuptimi ka falja kur krimineli serb nuk e kerkon. mendoj se e di kjo drita e shqiptaris se kur serbi thot se kurr nuk do ta njohin pavarsine e Kosoves. kjo nenkupton se ne te parin rast ata do ta okupojn Kosoven. do me then se do ti shfarosin shqiptaret e Kosoves.
    per pajtim duhet e para serbi te kerkoj falje, e dyta ta njohin pavarsin dhe e treta ti demshperblejn shqiptaret per demet dhe krimet qe serbi i ka bere.

  6. Sadik Elshani says:

    Zoti Ahmeti,
    Eshte mire te falesh, por nuk mund ta falesh ate qe nuk te kerkon falje dhe nuk pendohet per ato krime qe ka bere.

  7. lili says:

    Turp i popullit shqiptar eshte ky horr qe bashkpunon qe moti me shkjet,
    Pse me djal kur nuk kerkojne falje?

  8. selman says:

    Falje u kerkohet atyre qe kerkojne te fal;ur.
    Ne rastin tone duhet qe serbet te kerkojne falje per krimet makaber qe kan bere ndaj shqipetareve per mbi 10000 te vrare , per qindar gra e vajza te perdhunuara , per mijera gra femij e pleq te vrare , per mbi 500000 te segreguar . Po serbet nuk e kan bere nje gje te tille , pra nuk kan kerkuar falje , atehere ne cfar duhet te bejme ? Tu themi pavarsisht se cfar ne bête ju ne ju falim. Kjo eshte nje nonsense I vetete, te cilin mund ta konsumojne vetem persona me stature si Rama apo Ali Ahmeti.

  9. DRENICA E KUQE says:

    Kwta “patriota” qe flasin keshtu pa dyshim jane klyshe te Beogradit…

    DRENICA E KUQE

  10. Bukoshi says:

    Po M.. I madh kishe qene bre Ali Ahmeti! Ti e shum si ti, na e humben mundin e gjakun. shekullor me sllavo shkije. Po si ti falesh o qen bir qrni kur jo vetem qe nuk te kerkojne falje, po per dite e per nate te vrasin, burgosin e poshtrojne kudo si ne trevat tona ne Maqedoni, si Ne Kosove, na Kosoven Lindore e gjer ne Tivar. Me mire kishte qene per ty te shkoshe me vellaum me bylykin e deleve, po ndoshta edha ato i qet fare!!!

  11. besi says:

    viqi i georgievskit po flet-sikur viqi i janatullosit rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje