AMA, nis zyrtarisht procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri/ Ja kush janë 8 kandidatët

13 Tetor 2014, 11:18Politika TEMA

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik nisi zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, pas shkarkimit të Endira Bushati.

Në mbledhjen e Komisionit të Medias, zhvilluar pa praninë e opozitës, deputetët e mazhorancës përmes një letre të hapur i bënë sërish apel kolegëve demokratë që të bëhen pjesë e këtij procesi.

Deputetja Mimoza Hafizi kërkoi që ti dërgohet sërisht letër opozitës për ta ftuar të bëhet pjesë e mbledhjeve të komisionit. Ajo kërkoi që opozita të rikthehet për zgjedhjen e kreut të AMA.

“Opozita do të ketë mbështetjen tonë”, theksoi Hafizi. 

Për pozicionin e Kryetarit të AMA -s janë në garë 8 kandidatë nga fushat e medias, drejtësisë dhe ekonomisë.

Kandidatët për kreun e AMA-s

Gentian Sala – jurist

Gentian Skënderaj – ekonomist

Anila Basha – gazetare

Zylyftar Bregu – gazetar

Raif Gorana – ekonomist

En Muci – ekonomi-biznes

Bers Hodo – jurist

Sokol Hasani – jurist

Pas zgjedhjes të enjten nga Kuvendi të dy anëtarëve të rinj të këtij institucioni, të propozuar nga maxhoranca, Gledis Gjipali dhe Pirro Misha, tashmë i është hapur rruga çeljes së procedurave për emërimin e drejtuesit të ri të AMA-s.

Para disa muajsh, në prani dhe të opozitës, komisioni i Medias nisi procedurat për zgjidhjen e ngërçit institucional në AMA dhe RTSH. Pas depozitimit të kandidaturave për vendet vakante në këto institucione komisioni bëri përzgjedhjen e tyre dhe zhvilloi dëgjesa me të gjithë konkurentët për vendet bosh në bordet e AMA-s dhe Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Por, procedurat nuk vijuan më tej për shkak të vendimit politik të opozitës për të bojkotuar punimet e parlamentit, situatë që vazhdoi dhe me fillimin e sesionit të ri parlamentar në shtator. Në këto kushte maxhoranca u detyrua të nisë e vetme procedurat për zgjidhjen e ngërçit institucional të krijuar në AMA, me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj, pak ditë më parë. 

5 komente në “AMA, nis zyrtarisht procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri/ Ja kush janë 8 kandidatët”

  1. sherifi says:

    Suksese,dhe RTSH-ja te jete per te gjith shqiptaret dhe jo si deri tani qe ishte ne dispozicion te saliut.

  2. Gjysma paskan emra dhe fizionomi pederastesh ?

  3. tigri says:

    fiton……Anila Basha

  4. sopiqoti says:

    Duke shprehur edhe mendimin e disa nga anetaret e shoqerise tone,mendimi per emerimin e zonjes Anila Basha ne ktye te AMA-s do te jete nje veprim me se i drejt.Te mos mbetemi tek parulla e “emancipimit” por te shkojme veprimi per te vendosur ne poste drejtuese shoqe/gra,te cilat shquhen per ndjenjen e pergjegjesise ndaj detyres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje