Daçiç: Serbia, vullnet politik për të qetësuar tensionet me Shqipërinë

20 Tetor 2014, 16:42Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka folur pas shtyrjes së vizitës së kryeministrit Rama në Serbi.

Në një interivstë për B92 Daçiç ka deklaruar se ky ishte një vendim për shtyrje dhe jo anulim.

Sipas tij tensionet pas ndeshjes Serbi-Shqipëri duhet të qetësohen.

Kjo situatë duhet të tejkalohet, dhe për këtë duhet të ketë vullnet politik.

Serbia e ka vullnetin politik për të kaluar këtë situatë”, tha ai, raporton Ora News.

Sipas Daçiç, duhet të përcaktohet si dhe pse ka ndodhur incidenti dhe sesi u shfaq ai dron që mbante një flamur ku shkruhej “Shqipëria e Madhe”

Çdo gjë që ka ndodhur gjatë lojës nuk ishte e mirë, sepse ai dron nxiti tensionet.

Kjo ka një ndikim negativ për stabilitetin dhe marrëdhëniet në rajon”, tha Daçiç

7 komente në “Daçiç: Serbia, vullnet politik për të qetësuar tensionet me Shqipërinë”

  1. DRENICA E KUQE says:

    Deklarate bajate e ketij fashisti serb. Shpreh vullnet politik per te qetesuar tensionet me Shqiperine dhe mban te pushtuara toka shqiptare! E çuditshme dhe e pa pare per Evropen e shekullit XXI!…

    DRENICA E KUQE

  2. david says:

    AUTOCHTHON mor shkrdh….

    si na e hoqen trunin me kto deformime.

  3. Kruja says:

    Tensionet I nxit Dhuna dhe Racizmi serb ndaj shqiptareve, kroateve, boshnjakeve dhe hungarezeve.

    Burimi I tensioneve ne Ballkan eshte Racizmi dhe Dhuna serbe. Serbise I eshte dhene dora e pajtimit ne Rambuje por e kafshoi ate dore prandaj Perendimi u detyrua te ndale spastrimin etnik duke e bombarduar Serbine.

    Sot shqiptaret, kroatet, boshnjaket dhe hungarezet duan paqe por serbet nuk heqin dore nga Urrejtja etnike. Nuk mund te kete progres perms Urrejtjes.

    Droni mund te ishte larguar nga loja dhe kaq. Por nuk kishte vullnet nga pala serbe, perkundrazi u perdor droni per politike dhe akuza etnike. Kete e ben Serbia dhe asnje shtet tjeter I Ballkanit.

    Serbia nuk kupton dot ose nuk do te kuptoje se ndjenjat dhe te drejtat e shqiptareve nuk mund te shypen me terror, dhune dhe racizem shteteror.

    Racizmin e ushqen shteti serb dhe tani del ky palacoja serb duke I bere makjazh surratin te tij prej krimineli serb.

    Populli shqiptar ju ka zgjatur doren e paqes por ju jeni Qene te Rusit prandaj nuk ecen puna ne Ballkan. Ka shpjegim me politiken Ruse dhe viziten e Putinit ne Serbi. Serbia nuk do normalizim sepse faktorizohet Shqiperia ne Ballkan.

    Me nje fjale Urrejtja eshte burimi I tensionit dhe jo droni.

  4. Labi Vlore says:

    Kurse Shqiperia ka edhe me teper vullnet per marrdhenie te mira me Serbine.Aq shume vullnet,saqe Kryeministri i Shqiperise insiston te vizitoje Beogradin zyrtar,nderkohe qe Beogradi zyrtar ka dhene shenja te qarta hezitimi per nje vizite te tille.

  5. paul says:

    trap trap po ca gjona i kap ky

  6. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

    daçiç prizrenasi akoma nuk e di se çdo të thotë autokton!
    si gjithnjë lexon atë që do ai!!
    në flamur ishte shkruar autokton dhe jo shqipëri e madhe!!
    do a sdo ai në preshevë ka shqiptarë.janë autoktonë,por nuk po kërkon njeri shkëputjen nga sërbia!kërkojnë të drejtat e tyre si pjesë e shtetit sërb!në maqedoni po ashtu,shqiptarët janë autokton dhe këtkojnë të drejtat e tyre!në mal të zi e në greqi po ashtu!
    vet daçiçi kërkon të drejtat e sërbëve në shqipëri!pavarsisht se ata,e pranon ai dhe vetë sërbët,nuk janë autoktonë,janë të ardhur!
    sërbët janë të njohur për shtrëmbërimin e fakteve,janë të njohur për vënjen e zjarreve,për të dalë më pas si zjarrfikës të zellshëm!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje