Nishani takon vëllezërit Keta

22 Tetor 2014, 16:21Sport TEMA

Presidenti, Bujar Nishani, priti në një takim vëllezërit Keta, Ismail Ketën, tre herë kampionin botëror në sportin e kikboksit dhe vëllanë e tij, Gjetan Ketën, i cili u rishpall kampion i Evropës dhe Azisë në sportin e boksit, në Federatën WBC.

Presidenti Nishani përcolli urimet më të mira për kampionin në Federatën WBC, Gjetan Keta, duke i shprehur vlerësimet maksimale për suksesin personal, por mbi të gjitha, për emocionet që përcolli tek populli shqiptar para pak ditësh në ndeshjen që zhvilloi në vendlindje, Bulqizë, duke u rishpallur kampion, këtë herë si sportist shqiptar, në mbrojtje të ngjyrave kuqezi.

“Jam shumë i kënaqur për arritjet tuaja dhe dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen për organizimin e ndeshjes sportive në qytetin e Bulqizës, në atë qytet që ka shumë vlera njerëzore dhe burime natyrore.

Me organizimin e shkëlqyer të atij aktiviteti sportiv në Bulqizë keni arritur të rrisni vlerat e sportit tonë si dhe të kontribuoni në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, ndaj në emrin tim personal dhe të gjithë popullit shqiptar ju falënderoj me mirënjohje.

Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë gjithmonë një derë e hapur për çdo sportist dhe do të mbështesë çdo personalitet dhe individ me kontribute pozitive që përcjellin mesazhe të tilla pozitive për fushën së cilës i përkasin dhe që forcojnë identitetin tonë kombëtar”, u shpreh Nishani.

Vëllezërit Keta falënderuan Kreun e Shtetit për pritjen e rezervuar si dhe shprehën angazhimin e tyre maksimal për të vijuar me iniciativa konkrete në dobi të sportit dhe në forcim të identitetit kombëtar.

Ata informuan Nishanin se të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave të ndeshjes së boksit të para pak ditëve do të shkojnë në dobi të komunitetit, për ngritjes së infrastrukturës sportive në qytetin e Bulqizës. /gj.k/

2 komente në “Nishani takon vëllezërit Keta”

  1. Pelasgian says:

    Grushta Shqipeje qe rrezojne edhe baben e shkijeve , rusin !

    Kto grushta do ti ” rezervohen ” thithesit !

  2. iliriashqiptare says:

    presidenti i Republikes perballe ketij djaloshi eshte nje zero me bisht.Ky djalosh i jep vendit te tij pa kerkuar gje ne kembim,kurse mustaqja merr nje rroge te majme nga ky vend dhe ne kembim them se prish vetem pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje