Dorzohet në UEFA dosja e incidentit që ndodhi në stadiumin “Partizani ” në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kreu i FSHF Duka së bashku me juristët , pasi kanë konsultuar të gjitha faktet kanë depozituar dosjen e skandalit të Beogradit.
“FSHF-ja shpreson që më datë 23 tetor Komisoni Disiplinor i UEFA-s do të gjykojë me objektivitet atë që ndodhi në fushën e lojës dhe jashtë saj , për shkak të mosmarrveshjes së masave dhe të një organizimi të pamjaftueshëm të ndeshjes nga ana e vendit organizator”, shkruhet në faqen zyrtare të FSHF-së.
Sipas “Panorama Sport” dosja është mbi 110 faqe dhe në të janë kërkuar zyrtarisht edhe tre pikët në tavolinë, pasi ka fakte të pakundërshtueshme për një gjë të tillë.
Nderkohë Federata Shiptare e Futbollit akuzohet edhe për banderolën me simbolet shqipate dhe refuzimin për t`u kthyer në fushën e lojës.
Për këtë pjesë , në relacionin që i është dërguar tashmë UEFA-s, shkruhet se skuadrës shqiptare në asnjë moment nuk i është kërkuar që të rikthehet në fushën e lojës, thjesht është pyetur nëse është në gjendje ose jo për të vazhduar pjesën e mbetur të ndeshjes./n.d
gjeja me e mire do te ishte te ribehen ndeshja me dyer te mbyllura dhe piket ti fitonim aty. Do ti mundnim dy here
Kush e mbron kete dosje ,ketu eshte problemi dhe gjerat duhen specifikuar ne mbeshtetje te rregullores se UEFA-s kur dihet se flamuri i shfaqur nuk eshte i Republikes se Shqiperise por i Shqiperise se Supozuar ,kur deri me sot Shqiperia Shteterore kurre nuk e ka kerkuar nje gje te tille .
3 piket n etavolin ejan egjeja me elementare por duhet denuar federata serbe e futbollit qe ndeshjet e ngelura ti zhvilloje jashte serbise ,sepse keshtu i shkon per Hosh edhe Ronaldes portugeze !
Ja pra qe zoti Armando Duka e paska bere punen qe i takon dhe paguhet, pavaresisht se po denigrohet per qellime politike.
Turp i modh po nuk morem 3 piket jo vetem per uefan por dhe qeverin bashke me federaten.
Un 3 piket i dua vetem per te pas shpresa per ne kualifikim se ne zemer do te doja FITORE NE FUSHE TE GJELBERT KUNDER SHKIJEVE !!!
Ne Beograd ja patem nis mire , dy raste te pastra goli !