PS-Bashkia e Tiranës vijojnë akuzat në distancë/ Bushati: Basha po pengon aksionin e INUK

27 Tetor 2014, 19:08Politika TEMA

Partia Socialiste ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se po pengon aksionin e INUK për të liruar hapësirat publike. Deputeti socialist Ervin Bushati, në një konferencë për shtyp tha se INUK po bën punën që nuk e bërri kurrë Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha.

 “Ligji që rregullon veprimtarinë e Inspektoriatit Ndërtimor dhe Urbanistik vendor e thotë qartë se: gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë apo komunës vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës dhe vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm”, deklaroi Bushati.

Sipas tij INUK ka prishur deri më sot 1400 ndërtime të paligjshme që lulëzuan në Tiranë në kohën e Bashës dhe  ka çliruar deri më sot 98.000 metra katrorë sipërfaqe publike, trotuarë e lulishte të zaptuara në Tiranë me bekimin e kryetarit të Bashkisë.

 “Por siç po e tregojnë faktet, skema për zaptimin e hapësirës publike të Tiranës ka qenë edhe më e turpshme e kriminale. Në njërën anë ishte Luli që i nxiste, e në anën tjetër Saliu që i legalizonte duke dhënë tapi për trotuare, lulishte e oborre pallatesh.

Opozita sot duhet të kërkonte ndjesë për këtë situatë të nxitur nga vetë ajo. Por natyrisht, kjo s’ka për të ndodhur.

Ashtu siç sulmoi policinë për çlirimin e Lazaratit nga droga, edhe sot opozita ka zgjedhur të bëhet palë me antiligjin duke sulmuar INUK”, tha deputeti socialist.

Reagimi

Bashkia e Tiranës e ka reaguar pas akuzave të bëra nga PS se po pengon punën e INUK. Në një deklaratë për mediat nga kjo BAshki theksohet se kryeministri  Edi Rama nuk mund të mbulojë dështimet me sulme politike.

 “Askush nuk mund ta amnistojë Edi Ramën për krizën ekonomike dhe paligjshmërinë ku e ka zhytur vendin. Qytetarët e kanë vënë me shpatulla pas muri për premtimet e pambajtura për bllokimin dhe shkatërrimin që po i bën Tiranës. Nuk preken pallatet dhe objektet e miqve e klientëve të Edi Ramës, të ndërtuara pa leje dhe në shkelje të çdo ligji në hapësira publike.

Prishjet selektive dhe tarifat e korrupsionit që qytetarët duhet të vazhdojnë të paguajnë, për të shpëtuar objektet e ndërtuara me bekimin e Edi Ramës kur ishte kryetar bashkie kanë shtuar zemëratën e qytetarëve ndaj tij”, theksohet në reagimin e Bashkisë.

Bashkia e Tiranës thotë se nga aksionet e INUK nuk preken objektete e miqve të kryeministrit Rama.

 “E kuptojmë frikën e Edi Ramës nga revolta qytetare por ai nuk mund të fshihet pas sulmeve politike dhe të njëjtit tekst që lexohet rëndom nga zëdhënës të ndryshëm, brenda mureve të partisë. Mijëra vende pune të shkatërruara, mijëra qytetarë vuajnë për bukën e gojës, ndërsa Edi Rama vazhdon të rrisë taksat, çmimin e energjisë elektrike, papunësinë dhe varfërinë.

Edi Rama, njeriu që betonizoi Tiranën nuk mund të mbulojë dështimin me sulme politike ndaj Bashkisë së Tiranës. Edi Rama di vetëm të bllokojë, shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët”, theksohet më tej në reagimin e Bashkisë. /gj.k/

7 komente në “PS-Bashkia e Tiranës vijojnë akuzat në distancë/ Bushati: Basha po pengon aksionin e INUK”

  1. gertjan says:

    Bashkia e Tiranes eshte pergjegjese per lejimin e ndertimit te shtesave kudo ne kryeqytet. Kjo gje shkaktoi zabtimin e siperfaqes se gjelbert nga shtesat si edhe prishjen e bukurise se qytetit.

    1. gjyshi says:

      Vazhdoni keshtu, lereni opoziten se ate pune ka! Populli do rregull!

  2. Arjani says:

    INUK duhet te shembe patjeter gjithe ndertimet anes rrugeve dhe rreth pallateve qe jane legalizuar ne periudhen Qershor/Gusht 2013.
    Ndryshe te fituarit do jene gjithe batakcinjte dhe maskarenjte qe me pare nen dore morren nga nje cope leter legalizimi.

  3. Treviso says:

    Nese miqte e EdiRama kane bere ndertime pa leje, pse ju qe ishit ne qeveri per 8 vjet nuk ja prishet? A mos kishit frike nga Edi Rama? Kerkoni te bashkoheni me te paknaqurit qe ti kundervihen qeverise, por keni njevite e gjysem qe prodhoni metem deshtime.Derisa te drejtojne kriminelet partine Demokratike,kjo parti do vije ne eleminim.

  4. o pallat e Edit says:

    te rruga e tregut elektrik nga INUK jane prishur shume ndertime qe te gjitha te ngritura kur edi ishte pasha i Tiranes. INUK ka lene vetem 2-3 lokale qe per ironi te fatit jane ndertuar gjate periudhes kur Lulimpotenti loqeveris Tiranen

  5. skelari says:

    nuk ju thote njeri pse po i prishni o plera mashtrus te rilindjes, por po ju kerkojne llogari pse beni prishje selektive? ptuuuuu fare e ndyre

  6. Tinku says:

    Kush do i vere fre ketij te cmenduri qe vetem shkaterron, prish, shtrengon, bllokon, ndalon? Mjere ne, ska as opozite, as media, as reagim. Te gjithe sahanlepires, te shitur, interesaxhinj, plehra, dallkauke, zara, cirake, skllever.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje