Qendra e Ekselencës inaugurohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sipas një postimi në rrjetin social Facebook nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, “kjo njësi do të koordinoje ekspertët e fushës së politikës së jashtme, do të kontribuojë në zhvillimin e politikave, planeve strategjike të politikës së jashtme për të siguruar vazhdueshmëri, vizion dhe stabilitet”.
“Qendra e Ekselencës do të shërbej si zyra e referimit për projektet që do të zhvillohen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe me organizatat rajonale e ndërkombëtare në përfitim të interesave të përbashkëta”, komenton Bushati. /gj.k/
Fantastike do te ishte edhe sikur te perfshinit te rinjte qe studiojne per politike te jashtme