Supermbesa egërsohet me Antenën, por vazhdon si personazh

30 Tetor 2014, 20:23Antena TEMA

Supermbesa është egërsuar me rubrikën Antena. Gjyshi me sa duket nuk ja ka treguar që rubrika “Antena brenda Familjes”, ka filluar 6 vjet më parë si një rubrikë humori, që bazohet mbi ngjarje imagjinare, dhe kur ndodh që njerëzit reagojnë ndaj saj, ne kemi kulmin e suksesit, pasi imagjinata na ka çuar afër realitetit. Shumë personazhe të Antenës kanë ecur para falë saj. Flamuri u bë ministër i Brendshëm, Sandri u bë milioner, Kunati po ja del të bëhet milioner, e kështu me radhë. Tani me sa duket, po i japim një dorë Supermbesës, ta bëjmë të madhe në PD.

Vetëm kemi një kërkesë, që mos të na tradhtojë me tekstet. Të vazhdojë t’i shkruajë vetë… Këtë tekstin e sotëm duket që ja kanë shkruajtur të tjerë, si punën e librit, se e kishte me fjali të plota dhe me gënjeshtra nga ato të gjyshit.

Sot rubrika Antena do vazhdojë me një letër që Supermbesa ja dërgon Berishës, portierit të Kombëtares:

Po i harxhoj nja 10 minuta dhe për ty, meqë ke mbiemrin e Supergjyshit. Mos mendo se ne kemi komplekse se ke mbiemrin tonë e të qujm tonin. Daja ime o martu me kushërirën e tret kur i ka dash qejfi dhe e ka nda kur i ka dash qejfi, se ne kemi të shenjt Familjen. Jo me të gjithë Berishët martohemi. Me ata që nuk bëjnë ndahemi.

Ene me ty i kam dy fjal. Mos më meno nga ato menjelehtat që thonë “Berishë martohu me mua”. Gjallë në botë jo. Pavarësisht se të thashë se kena problem si familje. As gjyshi se ka pas problem. Ka dasht një herë me kap i kushërirë të parë aty në katund, por u zunë pastaj, ku di unë mo, punë katunarësh ama.

Tani desha me të thën dy fjalë për atë neshjen tuj të famshme, se ke dhe mbiemrin tonë e na ke fëlliq.

Sdi ca menon gjyshi, por Berishë që të shkoj me u rraf si gomari në dru mes Beogradit, skam dash me pa me sy. Se kuptoj ca o kjo histeri ndaj meje. I thuj atij Canës, mos llap kot lart e posht, se bo si interesant se paska ndihmu gjyshen tek fondacioni. Po mirë ka bo mo, gjyshja lekët për popllin i ka dasht, ne sna ka dhënë gjë, ne kemi marr lekët prej prindërve tanë. Ajo pastaj i ka pas lekët për fëmijë autist. Të dukem gjë autike unë ty, që më përmen ai lekët e gjyshes?

Desha me thënë dhe diçka tjetër mo, se harrova. Prit, ah po shiko, se më kanë thonë shumë të huj që më shkrujn në Facebook, se vëllai yt o ky Berisha që lun me kombëtaren? Mos me të ngel qejfi, u kam thën se kena gjo, se fis Berisha ka në gjithë Jugosllavinë, se kshu thotë gjyshja, më ka ngel në menie. Plz, mos u mërzit se nuk e kam personale me ty, por me thonë të drejtën më kanë mërzit shumë. P.v.k. se kjo punë kshu o kur ngelet vendi në dorë të drogaxhinve dhe kriminelëve. Se deshën gjyshin se ishte njeri i drejt e i ndershëm, se i thoshin të vjedhin fmijt, jo po do t’i lërë fëmijt rrugëve si Ed Rama. Ne kena qenë dhe jemi familje e fort, e bashkume, për këtë na kan inat. Naj të shkrujta dhe ty, se ke mbiemrin tonë. E di që e ke siklet se të shanë, të thonë dhe ty ca e ke atë që mbro serbët? Thuj mo se kam gjo, janë fis i madh Berishët, martohen mes veti.

Plz me fal se të bezdisa, po isha e mërzitur se mo është prish kjo pianua që më ka ble mami, dhe du me e ndërru, se ka disa më të mira këtu në Holandë. Po i kena lekët në llogari të i shokut mamit e duhet me ardh ai këtë fundjavë. Tung

15 komente në “Supermbesa egërsohet me Antenën, por vazhdon si personazh”

  1. Tashkepi says:

    Lulooooo lene peden e vrap ne holland se u merzit dasara me argiten .

  2. bequa says:

    Nëse është ngjarje e imagjinuar OK.Por nëse është e vertet dhe se mbesa e Saliut vertet ka deklaruar kështu, atëhere truri i sajë nuk paska kurrfarë lidhje me gjuhën-gojë dhe mbeten disa pikë çditëse !!!!!!.

  3. Lokuc says:

    Mere a eshte e vertete qe yt bir drogohet?

  4. visi says:

    Latë nam, mereni me nje adoleshente dhe nuk mereni me hallet e problemet qe ka populli.More njerez a nuk lodheni ne vendet e punes qe ju ka hapur rilindja?. Shumë po ju duron familja e nderuar Berisha.

    1. Altini says:

      Familja e nderuar Berisha….????? hahahahahahah sa kam qesh

  5. elen says:

    super budallaqa, dhe besoj se jane te imagjinuara ato qe jane shkruar ketu sepse ska mundesi te jene te verteta ato gjera

    http://bit.do/Superkurva-e-Saless

  6. Gazetar pleher dhe idiot says:

    Po nuk e baltosni dot familjen berisha me shpifje te paskrupullta. Ik shikoni femijet tuaj qe I mbyti droga dhe pedofilia.

    1. Anxhelo says:

      Familja Berisha ka baltosur veten or lum miku.
      Po ti shkruan nga zyra e shqupit dhe do i ke syzat blu e nuk e shikon dot realitetin..

  7. arif says:

    Jane fisniker ata,pranda q..e njeri tjetrin,se nuk duan te ngateroi rrace e ndyre qe kane. Po thuaj njeher Dasares pak me shkoqur e me troc o mero, Kush eshte babi jote Dasara? Meqe je familje rende dhe shtepi pushke.

  8. ***** says:

    Pianoja e Desares eshte instrument i kaluar brez pas brezi nga dera e Supergjyshit.

    Harpa kelte, gajda nordike, dhe fyelli nje vrimor ajer-nxjerres dhe thithes; i hapin krahun kesaj relike qe shkelqen verbueshem ne ambjentet e asaj shtepie “Disnay Land” ku incesti shifet si nje e keqe e mire a paevitueshme.

    A e dini perse Sllobodanka kujdeset per autiket?
    -Sepse te atille ka edhe niperine e vet, krijesa te pafajshme produket i genomeve te njejta familjare.

  9. labinot says:

    Dhuroje pjanon Dasara dhe bjeri kavallit.

  10. ana says:

    Gazetat me kellire te shtypit shqiptar: “Tema”,”Sot” dhe “Dita”.Mbeshteten vetem mbi trillime.

  11. Arjan says:

    Cfare po ndodh me gazeten Tema qe Te bjere kaq poshte e te merret me supermbesen humbje kohe ,nuk ja vlen ti besh reklame nje adoleshenteje cope cope .

  12. ben says:

    Mbasi u muor mir e mir me familjen e Edi Rames dhe me vete Edin (e dini ju lexues te Temes, qe kemi degju qe nga kartelat e Edit ne psiqiatri, nga gjygjet me te atin e te birin, me incessin qe i jati kishte bere me nusen, deri aty sa kishte edhe femijen me te, cmendja e gruas, etj, etj,,,) Baze ka filluar te ngacmohet (mire me Saliun, se kushedi si i ka pas pazaret), por me supermbesen. Nje keshille miqsore per Meron…Mos u merr me me keto sajesa (se sajesa jane…nuk i beson as ti qe i shkruan!), se do vije nje dite qe do kemi ne krye supermbesen, ashtu sic sot kemi Edin…haha! Po vure dore ti me sharje, ofendime e sajesa..i ben kryeministra haha!!

  13. latifond says:

    Edhe tre jave serialin Mero,dhe super mbesa do perfundoje sj banka Fullanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje