Pas lajmit se klubi i Ristanit furnizohej me energji të siguruar nga një kabëll i paligjshëm, Kunati e thirri Ristanin për sqarime, por dhe për mënyrën si si duhet të mbrohej në këtë çështje.
-Më duhet nëj shpjegim nga ty, si është puna, i tha Kunati?
-Po ça pune o burrë, e kemi pallë fare atë administratorin. Që nga zgjedhjet atëhere për Bashkinë, kur isha në KQZ, që bleva dhe lokalin, ngaqë ishim pak hollë, në fillim i thashë lidhi dritat tek rruga. Ai palla si ka heq akoma që atëhere, se mendon se dritat varen nga Bashkia.
I thashë po pse se hoqe kabllin?
-Po pse mo shefo, kaq nuk bo për ty Luli, më tha? Ti e ke bë kryetar bashkie.
-O pall, i thashë, dritat i ka Rama, jo Luli.
-Po mirë mo shefo, mblidhuni e hiqjani, tha, siç ja hoqët mandatin. Është trap fare. E di se varet çdo gjë nga mua. I ka ngel që atëhere nga zgjedhjet.
Kunati u vu pak në siklet nga përdorimi i shpeshtë i nderit të zgjedhjeve dhe vazhdoi.
-Po mirë, a ka rrezik me të arrestu?
-Po jo mo burrë, e kam kalu burgun unë një herë. S’besoj se merren më me mua. Po shiko klubet e tua, se do të marrin më qafë këta administratorët. Se këta janë si ai imi, që e dinë se energjia varet nga Bashkia. Dhe me arrestu administratorin tim su bë qameti, po të arrestuan ty Odetën, bie gjysma e Këshillit Kombëtar.
-Ke të drejtë, tha Kunati, por nuk besoj se kemi probleme. Duhet vetëm të koordinohemi si ta mbrojmë këtë punën tënde në opinionin publik.
-Po ça ke mo burrë, se s’më plasi mu nga opinioni, sikur më ka zgjedh populli mu! Mu Luli më ka zgjedh, me Doktorin. Po të duan më zgjedhin, po të duan s’më zgjedhin. Ç’punë kam me popullin unë?
-Po jo mo burrë, se do fillojnë pastaj të thonë, mirë hajdut votash, mirë hajdut lekësh, por dhe hajdut dritash? Nuk ka ku të rrijë më.
-Po ça e vret mendjen mo burrë? Unë ja kam rrasur njërit që vinte pinte çdo ditë në lokal, sikur është ai pronar. Ai tani thotë në polici nuk jam, po nuk e di kush është. Tani policia le ta rrafë atë, sa të tregojë pronarin.
-Po si i bëhet, tha Kunati?
-Unë them mos e vri mendjen, tha Ristani. Këta kur s’më bënë gjë për mandatin e Bashkisë, për faturën e dritave ma rrujnë .
-Po ne mandatin e fituam me meritë, i tha Kunati.
-Po, edhe unë dritat për merita po i vjedh, tha Ristani!
Ne mandatin e fituam me merite
Po edhe une dritat per merita po vjedh
—E madhe, bravo!