Hiqet shtatorja e Jobs, pasi pasardhësi i tij u deklarua gay

3 Nëntor 2014, 17:14Lifestyle TEMA

Një monument i ish- themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs, i vendosur në Petersburg të Rusisë, është hequr.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi pasuesi i tij, Tim Cook, para pak ditësh ka pranuar publikisht që është homoseksual, raporton REL.

Monumenti i Steve Jobs ishte vendosur në universitetin IT në janar të vitit 2013, me iniciativën e një kompanie ruse të quajtur ‘Ëestern Union Financiar Evropian’.

Në një prononcim për radion ruse ‘Biznes-FM’, kreu i kompanisë, Maksim Dolgopolov, ka thënë se e ka  hequr atë për shkak ligjit, i cili ndalon përhapjen e propagandës së ‘homoseksualizmit’ në mesin e të miturve.

Kur Cook publikisht deklaroi se është homoseksual përmes një eseje publikuar në revistën Bloomberg Businessëeek, një aktivist anti-homoseksual, Vitaly Milonov, ka bërë apel që udhëheqësit të Apple t’i ndalohet hyrja në Rusi.

Kjo, pasi sipas tij, ai mund të sjellë SIDA-n, Ebolën apo sëmundje të tjera./b.l

1 komente në “Hiqet shtatorja e Jobs, pasi pasardhësi i tij u deklarua gay”

  1. sali maloku says:

    po xhozi qe mbajti nje minut heshtje ne parlament

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje