Dëshmia e rojes së lokalit/ Viktimat njiheshin me Konstandinin. Azzola u vra rastësisht

6 Nëntor 2014, 10:18Politika TEMA

“News24” ka intervistuar rojen e lokalit ku ndodhi vrasja e katërfishtë dy netë më parë. Ish-nënkomisari Anton Binaku, ka qenë personi që ka lajmëruar policinë dhe dëshmon ngjarjen në të cilën ka qenë prezent.

 

Z.Binaku çfarë dini për rrethanat e ngjarjes, pasi rezulton që keni qenë person, i cili keni njoftuar në kohe rekord sallën operative të policisë??

Unë jam punonjës i lokalit dhe kam qenë i pranishëm në ngjarje. Dua të them se deri tani janë dhënë shumë versione që nuk ekzistojnë.

Personat e përfshirë në konflikt njiheshin me njëri-tjetrin dhe nga mënyra se si komunikonin pak para ngjarjes, nga që kam qenë brenda në lokal i kam parë komunikimet. Dy tavolinat kanë qenë paralel me njëra- tjetrin. Dukej që njiheshin me njëri-tjetrin. Nuk kishin ndonjë konflikt. Personi që mendohet si autor, pak para ngjarjes ka qerasur dy viktimat (Edison Jaho dhe Enea Xhaj). Arsyet përse ka lindur debati dhe si ka lindur e di vetëm ai (Kostandini). Unë deri në momentin e të shtënave kam qenë prezent dhe kam para komplet ngjarjen. Në Drejtorinë e Policisë Tiranë kam dhënë deklarimin tim. Në momentin e të shtënave unë kam dalë menjëherë nga lokali pasi në ato momente degradoi situata dhe dola për të mbrojtur veten.

Në orën 04:19 minuta kam telefonuar numrin 129 të policisë, e kam të regjistruar dhe në telefon. Falë njoftimit në kohë dhe mbërritjes së shpejtë të patrullës së Komisariatit Numër 1 është bërë e mundur kapja e autorëve.

Ka arritur një patrullë me dy punonjës. Në momentin që i plagosuri (Arbër Demiraj) ka qenë në mjetin fuoristradë tip Benz kanë qenë dhe dy persona të tjerë, ata janë bllokuar nga një punonjës policie. Ndërsa punonjësi tjetër i policisë ka parë Kostandin Xhuvanin duke u larguar me vrap dhe madje kam dëgjuar të shtëna, ka mundësi të ketë qëlluar dhe në bazë të versionit të policisë ka kundërshtuar, atë do e nxjerrë ekspertiza. Në ikje e sipër dhe mund të ketë qëlluar në ajër a drejt nuk e di.

Me aq sa ju keni parë a ka qenë Kostandin Xhuvani personi që ka qëlluar me ose pa dashje ndaj të katër viktimave?

Nuk di gjë pasi sapo kanë filluar të shtënat kam dalë.

Shtetasi italian Paolo Azolo në ç`pozicion të lokalit ka qenë i ulur?

Paolo Azolo ka qenë rastësisht në lokal, ai ka mbetur viktimë e plumbave të qëlluar. Përfundimin do e nxjerrë ekspertiza por për mendimin tim ai ka qenë viktimë e rastësisë. Ai ka qenë i ulur pranë derës kryesore në krahë të majtë, tavolina e parë sa futesh mbrapa dy viktimave të tjerë të cilët në momentin që janë vrarë po përpiqeshin të dilnin.

A ka patur biseda Azolo me personat e përfshirë në sherr?

Azolo ka pas ardhur disa herë, njeri i dashur bënte muhabet me të gjithë, kujt nuk i shkonte, i përshëndeste të gjithë. Nuk mund ta themi se ka marrë plumbin afër zemrës, që ka qenë për hakmarrje. Për mendimin tim edhe si ish-punonjësi policie këto janë versione kot. Për mua ka qenë viktime e rastësishme. Përfundimin do e nxjerrë ekspertiza pasi unë nuk kam qenë në momentin kur janë shkëmbyer. Aty janë gjetur dy pistoleta dhe do merret vesh se cila pistoletë do të jetë përdor ndaj këtij apo atij, këto janë veprimet e mëtejshme të hetimit. Edhe Arbër Demiraj mendoj se mund të jetë viktimë e rastësishme.

A kishte klient në lokal në momentin e ngjarjes?

Ishte italiani me një shqiptar, një ish punonjës policie që ndodhej në banak , banakieri dhe kamarieri duke bërë llogaritë pak më poshtë sepse lokali ka qenë i mbyllur, orkestra ka qenë larguar ne po prisnim daljen e këtyre personave të dy tavolinave. Nuk mund ma mori mendja që do degradonte situata, sepse nuk pashë ndonjë shenjë se unë zakonisht lajmëroi vetë patrullën menjëherë dhe kështu kam vepruar. Kam disa muaj aty dhe ai lokal nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla, ai si lokal s’ka pas ndonjëherë probleme të tilla. Për mua ka qenë një ngjarje e çastit

Sa orë kishin në lokal?

Këta të katërt që ishin në tavolinë më vete…

Kur thoni të katërt kë keni parasysh?

Kostandini me shokët e vet, me Arbërin, Albanin dhe Eraldin se emrat më vonë ua mësova. Si fytyra unë njoh Albanin dhe Arbërin, se kanë ardhur shpesh kanë qenë klient, na kanë respektuar ndonjëherë dhe i kemi respektuar. Paralel me ta kanë qenë dy viktimat, kurse italiani me shqiptarin kanë qenë sa hyn afër derës së lokalit. E shtëna është bërë në derë të lokalit unë në ato momente kam dalë kam njoftuar menjëherë policinë. Në ato momente nuk e di çfarë është bërë brenda në lokal.

Ka qenë telefonata juaj ajo që ka ndihmuar policinë për kapjen e autorëve?

Është telefonata ime dhe ruajtja e vendit të ngjarjes, nuk kam lënë asnjeri që të prish vendin e ngjarjes ka ardhur doktori ka parë italianin me shenja jete dhe e ka marrë menjëherë dhe e ka çuar në spital ku ka ndërruar jetë. Mendoj se kjo është një ngjarje e çastit, banale.

A ka patur kamera sigurie brenda në lokal?

Lokali brenda nuk ka patur kamera sigurie, aty para (jashtë lokalit) mund të ketë

Situata gjatë natës si shkoj?

Shkoj gjithçka qetësisht. Nuk ka pasur probleme kurrë ai lokal, ndonjë debat të vogël dhe ka patur por deri në këtë pikë jo.

A kanë qenë klient të lokalit Edison Jaho dhe Enea Xhaj?

Edisoni ka pas ardhur shpesh në lokal, ndërsa Enea rrallë. Pronari Xhelo Vasjari ka qenë në shpi që në orën 10.

Po armët ku janë gjetur???

Një armë është gjetur në krah të viktimave në lokal në shesh ndërsa tjetra i është kapur Kostandin Xhuvanit, që thuhet se e kishte hedhur në ferra.

9 komente në “Dëshmia e rojes së lokalit/ Viktimat njiheshin me Konstandinin. Azzola u vra rastësisht”

  1. une says:

    i paska par te gjitha te gjitha te gjitha…..pervec vrasjeve…..

    1. enter says:

      Ore i ke mend ne koke apo jo? Te ishe ti atje cdo beje do rrije si trim mes plumbave apo do fshiheshe per jeten tende????

      1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU,KURSE SHQIPERIA BEHET VETEM ME RAMEN. says:

        Tutje enter se të hëngri lepuri ha ha ha ha

    2. c'a po thu o Qazimo says:

      Pse o debil,ky do rrinte ne mes te plumbave qe pastaj te tregonte per bythen tate se kush dhe si qelloi!? TRAP

  2. landi says:

    Duket sheshit qe shteti po e perkrah serish kete killer te lindur. njoh njerez qe kane bere nga 10 vjet burg per kanosje vetem se kjo ishte e perseritur, nderkohe qe media thote se ky kostandin na rrezikoka jo me pak se 20 vjet burg ne u vertetofshin akuzat. kete e ka pare nje dynja e tere duke vrare dhe keta thone “ne kushtet e tejklaimit te pozitave mbrojtese” e bla bla blara te tilla qe duan ta zbusin ceshtjen. nxirrni me pare dritan dajtin i cili de facto u mbrojt nga 4 njerez te armatosura me kalashnikove e pistoleta dhe pa shenja policie. atij i dhane 4 denime te perjetshme. ketij duhet ti japi 5 se bashku me denimin per vrasjen e musabelliut. edi rama po gabon rende kete here… serish po e perkrah…

    1. ca boneee says:

      Po ti nje cope karrocier plenash je mor Landi! Qe kur te paska vajt ner mend me bo analiza kriminalistike,masanej akuza prokuroristike dhe ne fund te japesh vendime gjyqesore! IDIOTE si puna tate kujtojne se te gjithe punet i bo vetem njoni,te tjeret presin fjalen e Land karrocierit… ?

  3. landi trapi says:

    Nje nga ata qe i ka pare dhe qe do i gjykoje duhet te jeshe ti Landi ( apo shkelzen berisha ) si e ke emrin.

  4. Albani says:

    Anton (mut)Binaku quhet roja,dosja e prokurorise derguar gjykates sakteson qe;ne lokal plas sherri e pas nderhyrjes se rojes se sigurise Anton(mut)Binaku situata normalizohet,ikin kostandini me shokun,( erald me duket e kish emrin)jashte,por khehen prap me pistoleta ne dore,dhe qitjet jane kryer nga e njejta arme,ajo qe mbante xhuvani ne dore ne momentin e arrestimit.KEtu kak(mut)bajga na thote qe nuk e pa kush qelloi.

  5. Illyrian says:

    Jo mer daj jo. Ky tipi tha qe I pa te gjitha, ne momentin e te shtenave ka dale jashte per te mbrojtur veten (shume mire deri ketu).
    Kur thote qe ne ato momente degradoi situata dhe ky doli per te mbrojtur veten, do te thote qe ky ka dale pas te shtenave, te cilat shenojne degradimin e situates. Meqenese ky ka qene duke pare gjithcka, do te thote qe ky e ka pare kush shtene… deri ketu ka pare ky.
    Megjithate, nuk ka shume rendesi, oasi ekspertiza verteton qe Kostandini I mami Luizes ka perdorur armen me te cilen jane vrare 4 vete.
    Prokuroria me duket se ka thene qe edhe I biri I ish prokurorit paska hyre me pistolte ne lokal… nese eshte keshtu, me mire qe e paska kapur plumbi, se perndryshe do kishim dy gjuajtes dhe ndoshta me shume viktima!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje