Veliaj i përgjigjet opozitës, publikon listën me emrat e 3840 minatorëve që përfitojnë nga ligji

6 Nëntor 2014, 14:04Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ErionVeliaj, ka bërë publike listën e 3840 minatorëve që përfitojnë ulje të moshës së daljes në pension me 5 vjet, dhe dyfishim të pensionit, duke hedhur poshtë akuzat e të ish ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili dje deklaroi se nga ligji që miratoi sot Parlamenti përfitonin vetëm 150 individë.

 “Nëse sipas opozitës përfitojnë vetëm 150 vetë, atëherë kishte 8 vjet kohë për ta zgjidhur, por fakti se nuk zgjidhën gjë as për 150 vetë flet keq për ta, e jo mirë për ne. Nga 3840 individë, 3700 përfitojnë menjëherë, pasi kanë qenë pjesë e një ligji, gjithashtu të majtë, për trajtim të veçantë financiar”,  tha Veliaj.

Gjithashtu, Veliaj hodhi poshtë pretendimin e opozitës se projektligji nuk është konsultuar me minatorët apo sindikatat e tyre dhe nuk reflekton kërkesat e tyre. Veliaj tha se ky pretendim është absurd, sepse jo vetëm që është diskutuar në Këshillin Kombëtar të Punës dhe hartuar në zbatim të premtimit të dhënë sindikatave, por ai është shkruar edhe në bashkëpunim të ngushtë me to.

Ai tha se në Shqipëri sindikatat nuk bien dakord për asgjë dhe e kundërshtojnë njëra-tjetrën për çdo gjë, por ky projektligj është i vetmi rast kur ato kanë rënë plotësisht dakord.

Edhe deputetit Braçe,  i kërkoi Veliaj në Kuvend që të publikonte listën me merat e 3700 minatorëve që përfitojnë nga ligji i ri për pensionet, për t’iu përgjigjur opozitës. Pas kësaj nga ministria esht publikuar edhe lista e gjate me  emrat e minatoreve. /j.h

 

 

 

10 komente në “Veliaj i përgjigjet opozitës, publikon listën me emrat e 3840 minatorëve që përfitojnë nga ligji”

  1. didi says:

    Bravo Velaij per punen kaq te mire qe po ben me keto kategori personash qe me te drejte u takon kjo qe qeveria po u jep.

  2. alisa says:

    Bravo Erion shenove dhe nje tjeter sukses.

  3. fieraku4u says:

    BRAVO ERION PER KETE ARRITJE…LUFTOVE PER KETA MINATOR DHE JA ARRITE.

    PUNA E MINATORVE PERVEC SE NJE PUN E VESHTIRE, ESHTE DHE NJE PUN ME RREZIK PER HUMBJEN E JETES…I TAKON KY PENSION MINATORVE DHE ULJA E MOSHES.

    KETA TE SHKRET RREZIKOJN JETEN CDO DITE PER TE NXJERR BUKEN E GOJES.

  4. alk says:

    Minatoret e meritojne uljen te moshes se pensionit dhe ministria sociale ka bere nje pune te shkelqyer me kete vendim.

  5. klaudia says:

    Bravo per Veliajn, urime per minatoret se e meritojne dhe shume turp per ish mazhorancen qe ska bere gje tjeter vecse i ka mashtruar

  6. flori says:

    Po beni nje pune fantastike dhe po merrni vendimet e duhura sidomos Ministria e Mireqenies Sociale

  7. ola says:

    Minatoret e meritojne ndaj shume mire qe kane menduar dhe per ta.

  8. klementa says:

    Opa dhe nje tjeter premtim i shkuar ne vend.

  9. merita dangsi says:

    I nderove ATA te cilet sakrifikuan per vite me radhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje