Kundërpërgjigjja e serbëve të Kosovës: Mirëserdhe kryeministri ynë Vuçiç

10 Nëntor 2014, 10:56Rajoni TEMA

Lugina e Preshevës është e mbushur me postera që i urojnë mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama.

Kjo gjë nuk është pritur nga ana e serbëve, që e kanë cilësuar si një provokim.

Për këtë arsye, serbët që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës në Kosovë, kanë vendosur poestera të ngjashëm për kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.

Edhe pse për momentin ai nuk ka ndërmend të shkojë për vizitë së fundmi në atë pjesë, ata i urojnë Vuçiçit mirëseardhjen, duke thënë se ai është kryeministri i tyre.

“Mireseerdhe kryeministë. Ne kemi një kryeministër, Aleksandër Vuçiç ”, shkruhet në posterat e vendosura në pjesën veriore të Mitrovicës./b.l

1 komente në “Kundërpërgjigjja e serbëve të Kosovës: Mirëserdhe kryeministri ynë Vuçiç”

  1. Ina says:

    po skane faj se shtypen njesoj si ata ne Presheve prandaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje