Mediat serbe i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Serbi.
“Tanjug” shkruan se Kryeministri shqiptar, viziton sot Beogradin pas shtatë dekadash, që kur ish-diktatori komunist Enver Hoxha, preku tokën serbe për herë të fundit më 1946.
Në të njëjtën linjë është edhe “B 92” duke e cilësuar këtë si një vizitë historike, që ndodh pas 68 vitesh.
Sipas “B 92”, vizita do të kishte qenë më pak e tensionuar po të mos ishte për trazirat që shoqëruan ndeshjen e 14 tetor Serbi-Shqipëri.
“Kurir” thekson se Kryeministrit shqiptar nuk do t’i dorëzohet çelësi i Beogradit. Ndër të tjera “Kurir” nënvizon edhe forcat e shumta të sigurisë që do të shoqërojnë kryeministrin shqiptar, si gjatë vizitës dy ditore, ashtu edhe gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Hyatt”.
Televizioni Kombëtar i Serbisë, teksa nënvzion se vizita e Ramës vjen pas 68 vitesh të asaj të diktatorit Hoxha, bën një përmbledhje të ngjarjeve historike të marrëdhënies mes dy vendeve që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, duke i kushtuar edhe një dokumentar.
“Blic” përqëndrohet në vizitën e Ramës ditën e nesërme në Luginën e Preshevës, ku siç theksohet do të takohet me komunitetin shqiptar në Pallatin e Kulturës. Po ashtu “Blic” nënvizon edhe vendosjen e banerave në Preshevë, për të mirëpritur kryeministrin shqiptar.
Gazeta “Danas” vëmendjen kryesore e ka tek mos takimi i Ramës dhe Presidentit Tomisllav Nikoliç, e cila sipas axhendës zyrtare nuk është parashikuar ndonjë takim mes tyre.
“Danas” nënvizon gjithashtu edhe se në ndryshim nga axhenda e vizitës që ishte parashikuar më 22 tetor, por e shtyrë për shkak të incidenteve të ndeshjes Serbi-Shqipëri, Rama nuk do të mbajë tubim në Preshevë, por vetëm një fjalim të shkurtër me komunitetin shqiptar në Pallatin e Kulturës. /gj.k/
Ate e dime ne po ky eshte me i fuqishem se ai i pari
http://bit.do/Rama-ne-Beograd-tension-me-flamurin
Eshte nje vizite historike per nje kryeminister i cili nuk ndikohet nga nje ndeshje futbolli apo nga disa huligane serbe,por eshte i vendosur per te bere nje vizite per te futur ne nje rruge te re mardhenien midis dy vendeve dhe per me teper per te treguar se mardheniet midis dy vendeve nuk mund te bien pre e disa provokimeve por politika duhet te qendroje gjithmone me lart dhe te jape shembullin me te mire sesi keto mardhenie mund te rregullohen ashtu sic kane bere vende te zhvilluara.