Pas furtunës me Vuçiç, Rama një takim “të qetë” me Tadiç

10 Nëntor 2014, 19:51Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Boris Tadic, njëkohësisht ish-kryeministër i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë biseduar sot për marrëdhëniet e dy shteteve dhe për situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në rajon, gjatë vizitës që po mban Rama në Beograd.

Ata kanë rënë dakord se është e domosdoshme që të tejkalohen tensionet e shkaktuara me incidentin në ndeshjen e luajtur më parë të futbollit midis Serbisë dhe Shqipërisë dhe kanë rënë dakord se Serbia dhe Shqipëria duhet të fillojnë në mënyrë të pavarur, pa ndihmën e Bashkimit Evropian, t’i zgjidhin çështjet e hapura bilaterale, transmeton Koha.net.

Tadiçi dhe Rama kanë përfunduar se me një trajtim të tillë me përgjegjësi të zgjidhjes së problemeve do të ngritnin kredibilitetin ndërkombëtar të dy shteteve dhe do të lehtësonin procesin e integrimeve evropiane”, ka deklaruar Partia Socialdemokrate e Serbisë./b.l

2 komente në “Pas furtunës me Vuçiç, Rama një takim “të qetë” me Tadiç”

  1. raimond vlonjati says:

    Tadic eshte politikani me modern, me i afte dhe me prudent i Serbise

  2. Majram says:

    po ky sikur eshte zbutur pak, e ka kuptu qe ajo pune ka marre fund

    http://bit.do/Tadic-shume-me-i-moderuar-se-plehra-komuniste-Vucic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje