Autoritetet lokale të Preshevës do ti dorëzojnë Kryeministrit Edi Rama çelësat e komunës me simbolikën për t’i hapur shqiptarëve të Luginës derën për në BE.
Përgatitjet për ta mirëpritur Ramën në Luginën e Preshevës, kanë filluar. Në rrugë janë vendosur banera që i urojnë mirëseardhjen Ramës në Preshevë, duke e mirëpritur si kryeministër.
Sipas axhendës, Kryeministri Edi Rama ka parashikuar të vizitojë Luginën e Preshevës, në ditën e dytë të vizitës, më 11 nëntor.
Kryeministri shqiptar pritet të shpallet qytetar nderi i qytetit të Preshvës ose i Bujanocit. /gj.k/
O sa mire me qene Shqiptar ohe ohe
Sa krenar po ndihem nga ato banderolat: mireserdhe kryeminister
http://bit.do/Rama-nuk-do-marre-celesin-e-ndyre-te-Beogradit-por-ate-te-Presheves