Serwer: Atë që Rama e tha publikisht, shumë udhëheqës ia kanë thënë Serbisë privatisht

10 Nëntor 2014, 19:29Rajoni TEMA

Eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer tha sot për Zërin e Amerikës, se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Serbi është diçka e natyrshme dhe pozitive dhe se dy vendet prej kohësh nuk kanë pasur probleme madhore dypalëshe mes njëra-tjetrës. Duke iu referuar konferencës së sotme të shtypit dhe shkëmbimit për Kosovën, zoti Serwer tha se është e qartë që kryeministrat Rama dhe Vuçiç kanë qëndrime të kundërta për Kosovën dhe kjo është e ditur pavarësisht nga fakti nëse e thonë apo jo në një konferencë për shtyp:

“Ajo që tha Edi Rama në Kosovë, është diçka që shumë udhëheqës të huaj i kanë thënë Serbisë privatisht. E veçanta në këtë rast është që u tha publikisht. Kryeministrit të Serbisë i duhej të përgjigjej ashtu siç u përgjigj, sepse Serbia nuk e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ose që të jemi më të saktë nuk njeh sovranitetin e Kosovës, se në fakt e ka njohur që nga marrëveshja e prillit 2013 integritetin territorial të Kosovës”.

Zoti Serwer tha se nuk e konsideron provokim atë që tha zoti Rama, pasi është një qëndrim që e kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Zoti Serwer tha se është e rëndësishme për udhëhequr të zgjedhur në rrugë demokratike të deklarojnë qëndrimet e tyre hapur në publik.

Ai shtoi se me deklaratat e tyre, dy kryeministrat po i drejtoheshin dy audiencave të tyre të brendshme dhe komunitetit ndërkombëtar.

Por ai tha se nuk sheh asnjë arsye që vendet që mund të kenë mospajtime, të mos bashkëpunojnë për çështje të tjera. Gjithsesi sipas tij, do të kishte qenë më mirë që dy kryeministrat të përqendroheshin në çështje më të rëndësishme si për shembull nëse do të kompletohet rruga që shkon tani nga Durrësi në Prishtinë, deri në Nish, si edhe çështje të tjera të përfitimit dypalësh.

Përsa i takon Serbisë, zoti Serwer përsëriti qëndrimin e tij se do të ishte në të mirë të Serbisë dhe të rrugës së saj evropiane, ta njohë Kosovën sa më parë, megjithatë ai shton se është në të drejtën e saj si vend që të mbajë qëndrimin e vet./b.l

5 komente në “Serwer: Atë që Rama e tha publikisht, shumë udhëheqës ia kanë thënë Serbisë privatisht”

  1. robert th. says:

    Analist me shkolle. E kuptueshme, ka shume mundesi qe qysh ne ditet pasardhese Kosoven ta njohin edhe dy-tre shtete te tjera. Po ishalla i degjohet ne te ardhmen zeri pjeses perparimtare te kosovarve, sepse deri tani po u degjohet zeri vetem patriotve fallco mafjoze, qe pervec kercenimeve dhe grabitjeve nuk dine tjeter gje te bejne; (kujtojne se nuk i shohim ne nga larg!).

    1. jozefina says:

      Po nuk trembet rama se nuk eshte vene ne krye te ketij vendi nga pazaret e pista te ketyre pseudolidervae, po eshte votuar nga 1 milion shqipetare dhe atyre po u sherben, bravo rames.

  2. bledi says:

    Dhe e di pse?
    SE EDI RAMA ESHTE BETUAR QE DO TI SHERBEJE KETIJ POPULLI DHE JO VETES E OBORRIT TE TIJ NDAJ U BE KESHTU.

  3. Po mer llapush experti ,
    por pikerishte ktu qendron efekti ;
    Se dikush i peshperit ne vesh ,dikush me te qeshur ,dikush duke pi noj gote vodka me te ,
    e nji tjeter DIKUSHI qe eshte kryeministri Shqiperise ,
    ja vendos altoparlantin ne vrym te veshit serbis q,duke bere ta degjoj gjithe Bota .

    (Apo do te sjellim nji tjeter krahasim bindes ,ne nji sequence te filmit shqiptare me Mato Grudan ,kur i spjegonte pipinos efektin e presionit te topit qe goditi Fizet ? a me rruac llapo )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje