Rama: Europa pa Ballkanin është në rrezik, duhet të jemi krenar që jemi pjesë e një Ballkani të ri

10 Nëntor 2014, 18:01Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Forumin e organizuar në Serbi nga Dr. Dusan Janjic dhe Forum for Ethnic Relations me temë “Cooperation between Albania and Serbia” në prani të rretheve intelektuale, biznesmenëve, trupit diplomatik, parlamentarëve serbë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medias. rama ka ritheksuar edhe njëherë në fjalën etij rëndësinë që ka bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit.

Kryeministri Rama tha se është koha që të shkojmë në Europë si një familje vendesh.

“Ne jetojmë në një rajon ku për dekada ka humbur vetveten. Në Ballkan ne të gjithë kemi nevojë  për Europën, por edhe Europa ka nevojë për ne. Kjo është  një bindje që unë e kam. Pa Ballkanin, Europa nuk është e plotë, por edhe në rrezik të themi.

Por le t’i kthehemi tematikës këtu. Dua të falenderoj forumin e marrëdhënieve me jashtë që na ftoi të jemi pjesë këtu. Ne duam të hapim një faqe të re mundësish dhe një kapitull të ri në raportet mes dy vendeve. Jam mirënjohës për faktins se ky është një vend i nderuar dhe sfida jonë duhet të jetë se si mund t’i gjallërojmë marrëdhëniet mes dy popujve. Fatet tona janë të ndërlidhura. Dhe sfida që ne të jemi të susksseshëm është gjithnjë e më  lidhur me suksesin e të tjerëve në rajon. Pa pasur këtë lidhje më njëri-tjetrin, shanset janë më të ulta për të ecur përpara.

Unë mendoj se ne kemi një mundësi fanatstike për të jetuar në një moment fantastik në të gjithë Ballkanin. Mund të jetë viti i parë pa konflikte në rajon dhe pas marrëveshjes të paqes mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur një rrugë e re. Ne kemi hyrë në një botë të re. Për shumë vite Ballkani ka qenë metaforë për të dalluar botën e pacivilizuar nga bota tjetër. Janë një familje vendesh që pasi kanë ecur në rrugën drejt BE-së kanë refuzuar të quhen pjesë e Ballkanit. Unë dëshiroj që të dalë në modë që këto vende por edhe të tjerat ta quajnë veten me krenari pjesë të Ballkanit. Të një Ballkani që po jeton një epokë tjetër, pa luftë dhe konfikte pas 100 vitesh”, – tha kryeminsitri Rama në fjalën e tij në këtë forum. /j.h 

 

3 komente në “Rama: Europa pa Ballkanin është në rrezik, duhet të jemi krenar që jemi pjesë e një Ballkani të ri”

  1. Pelasgian says:

    Opo cna knaqe sot o Boss. KATOLIK PRA …. TE LEGENOS MU NE MES TE SHPIS “BOTI”.

  2. Klimax says:

    Per ke “Ballkan te Ri” e ke llafin more Rama qe ndihesh kaq krenar qe jemi pjese??!! Nuk e di, por Greqia, Bullgaria, Rumania e Kroacia kane shkuar ne BE, dikush vite me pare e dikush para pak kohesh, dhe nuk priten te behen pjese e ketij “Bllkanit te Ri” qe te ndihen “krenar”!!!! Me kete “Ballkan te Ri” qe ka ngelur ne kete gjendje, ku bejne pjese Shqiperia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Kosova e panjojtur nga OKB-ja, ndoshta Europa do te rrezikohej shume me teper ne qoftese ky “Ballkan i Ri” do te ishte pjese e BE-se se sa jasht saj!

  3. Tironsi says:

    Eshte ashiqare qe Shqiperia ka gjetur Liderin e Duhur per te shkuar ne Europe.Urime dhe Faleminderit Zoti Rama.Me fjalimet tuaja na ke bere te krenohemi ,kur te vijsh ne Tirane merru nje cike me zagaret qe po perpiqen ti vene shkopinj rrotes se zhvillimit te vendit.Veru festen sipas kaptines qe kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje