Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka publikuar një poster grafik, ku tregon se në buxhetin 2015 do mbështeten me 10 milionë dollarë më shumë shtresat në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe 16 milionë dollarë pas heqjes së fashës 300 kw.
“Buxheti 2015 – Më shumë mbështetje për njerëzit në nevojë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
“10 milionë USD më shumë për familjet në ndihmë ekonomike e personat me aftësi të kufizuar dhe 16 milionë USD, direkt pas heqjes së fashës 300 kw”, shkruhet në posterin grafik të shpërndarë nga kryeministri Rama. /gj.k/
Mos o ram se na preke me kete merakun e kujdesin tend ndaj shtresave ne nevoje . Mos se nga ngarkesa e madhe do te dobesohesh , he aman . Sukses i madh heqja e vizave per pasaportat diplomatike me kuvajtin . Tashme i zgjidhe shtresat ne nevoje . Apapapa po me ate modelin ekonomik fasono -bujqesi e blegtori na kenaqe fare . Te lumte , hallall vota jone e 23
qershorit ????
bravo zoti kryeminister ky je mbeshtet te varfrit te pamundurit dhe vere taksa per ata kane dhe nuk duan te paguajn