REPORTAZHI/ Rituali fetar në “Malin e Seksit”, seks me të huaj për fat

20 Nëntor 2014, 11:08Lifestyle TEMA

Është një nga vendet sekrete më të çuditshëm  dhe më i fshehur në Indonezi. Në vendin me përqindjen më të lartë të myslimanëve në botë, mijëra pelegrinë udhëtojnë për në Gunung Kemukus, i njohur ndryshe si “Mali i Seksit”.

I vendosur në qendër të ishullit Java, ky vend tërheq qindra njerëz që shkojnë në këtë kodër për t’u lutur dhe për të bërë seks me të panjohur, si pjesë e një rituali fetar që ka për qëllim ndjelljen e fatit të mirë.

Për të gërmmuar nëpër sekretet e “Malit të Seksit” ka menduar Patrick Abboud, gazetari televiziv SBS, i cili ka qenë në mal dy javë për të depërtuar në kultin e pazakontë.

Rregulli është se ju duhet të shkoni në mal çdo 35 ditë dhe duhet të keni marrëdhënie seksuale shtatë herë rresht në mënyrë që rituali të quhet i përfunduar. Sipas një vlerësimi, më shumë se 8 mijë njerëz, kryesisht indonezian marrin pjesë në këtë maratonë seksi  për të pasur fat dhe të kenë një kthesë rrënjësore në  jetën e tyre: burra të martuar, shtëpiake, politikanë dhe prostituta, një mori njerëzish marrin pjesë në këtë rit seksual në kërkim të fatit të mirë.

Rituali javanez i ka rrënjët në shekullin e 16,  ku sipas gojëdhënave një princ i ri indonezian ra në dashuri me njerkën e tij dhe ata vendosën të largoheshin në mal për të bërë dashuri. Por një natë,  pikërisht kur ata ishin duke bërë seks, u kapën, u vranë dhe u varrosën.

“Atje ku u varrosën trupat e tyre tani është vend i shenjtë – shpjegon gazetari Abboud. “Që atëherë besohet se kushdo që mund të kryejë aktin seksual shtatë herë do të ketë fat të mirë, ndryshe nga dy të dashuruarit fatkeq”.

 Mbijetesa e “Malit të Seksit” në një vend ku feja e ndalon seksin jashtë martese është shumë e çuditshme. Por tani kjo gjë është bërë kaq popullore sa pushteti lokal e ka kthyer këtë rit në një lloj tërheqjeje turistike, duke bërë që shitësit e rrugës dhe artistët e rrugës të  akomodohen duke jetuar në mënyrë të përhershme në mal.

“Kjo është absolutisht kontradiktore – thotë Abboud – qeveria e di që bëhet fjalë për tradhti bashkëshortore dhe vepra morale të pahijshme, por e ka bërë një sy qorr”.

“Ajo që duhet të kihet parasysh është se ky është një ritual javanesë që është shumë i ndryshëm nga bota myslimane dhe pjesa tjetër e Indonezisë, ku  kjo gjë nuk është e lejueshme. Besimet janë një përzierje e Islamit, Hinduizmit dhe Budizmit“, shpejgon gazetari.

 

Por kontradiktat nuk mbarojnë këtu. Edhe pse gazetari, u magjeps nga rituali, ai tha se i vetmi problem ishte se shumë burra dhe gra e kanë kthyer këtë vend në një territor komercial për punonjësit e seksit.

“Prostitucioni i të miturëve dhe rritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është një problem në Malin e Seksit. “Kam biseduar me një mjek – thotë Abboud, i cili më tha se shumica e punëtorëve të seksit kanë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Burrat nuk përdorin kondom, kështu  që HIV është në rritje. “

Por pavarësisht kësaj, pelegrinët në Malin e Seksit janë në rritje. Mardiyah, një vejushë që për vite ka qenë në vështirësi financiare, pas përfundimit të turit tha:

“Unë vij këtu prej disa muajsh. Pas ritualit të seksit më ka ardhur fati: Biznesi im është përmirësuar dhe të ardhurat janë rritur,- tregon gruaja.

Një burrë dhe disa miq, të cilët preferuan të qëndrojnë anonim për shkak të frikës se bashkëshortet e tyre do t’I zbulonin thanë se ishin në kërkim  të “lirisë dhe pasurisë”.

“Ju kurrë nuk do të gjeni një ritual si ky kudo në botën myslimane”, – thotë Abboud, interpretimi Javanese është shumë më liberal”./ Përgatiti: J.H

 

15 komente në “REPORTAZHI/ Rituali fetar në “Malin e Seksit”, seks me të huaj për fat”

  1. F.K says:

    Islam -porn ,edhe bazarhesap dhe net i kane nisur byrazerkat ne ate vend ,mos me keq kuptoni sepse eshte thjesht pune fati ,,,,hahahahahahahaha

  2. DAJTI says:

    Ja cdo te thote ta vesh kurvllekun mbi baza shkencore.

  3. mirel says:

    Keta e paskan bordellon ne mal.
    Biznesi I seksit sjell fitime te medha. Industria e pornit eshte me fitimprurese se industria e filmit artistic.
    Keta vene ne mal qe te marrin dhe bekimin e allahut.

  4. desa says:

    cdo gje nga islami ka ardh edhe q….. ne b……

  5. albina says:

    po nga keta albanezet tane vene ne kete vend kaq te bukur paska radhe te madhe o i hengert ja cben politika dhe varferia

  6. orli says:

    Prandaj vete xeni atje,per ti sjelle fat me kusherirat!

  7. mos na cani bidonat says:

    KA DY GJERA ESHT TJETER TRADITA E NJE VENDI DHE TJETER GJE FEJA, MOS HARRONI ATO PRIFTAT PEDOFILE APO SHTETET MODERNE QE TE CAJN PEDERASTAT ,NGA TE GJITHA FET NE LIBRA BESOJ SE KETO GJERA NUK PRANOHEN OR KOKLOKE

    1. realsit says:

      Eshte e vertete se ka edhe profterinj pedofile, por feja islame eshte feja e satanit mjaftojne keto fakte:

      1- Lejon pedofiline-muhameti ka pasur per grua nje vajze 9 vjecare.
      2- Lejon nekrofiline (marredheniet seksuale me te vdekur) ne Egjipt eshte ne fuqi nje ligj i tille,
      3- Lejon poligamine.

      Do me per Belulin?

      1. mos na cani bidonat says:

        o Belul te flasesh per fene duhet te kesh respekt per te derguarit e Zotit Moisin ,Jezusin Muhamedin ETJ . Nuk mund te gjykosh ti me ligjet e sotme para 15 shekujsh . se dhe ne shqipri martoheshin te vegjel pa u njoh fare mor Gjino ,
        per marrdhenie me te vdekur qe mos ja ngjit fese kot se Egjipti ka qene i faraoneve
        po ti REALPIS paske lulelaker ne vend te trurit

  8. Genti35 says:

    Une them qe edhe Lura te jete kult, vend i seksit, se aty vdiq dhe ambasadori amerikan me Inisin. Ndoshta keni fat e ju bie llotaria Amerikane.

  9. shvejk says:

    Kot nuk thone : pac fatin e kurves.

  10. lindushja says:

    Qenka vend ideal per edushka ramen. Do te kenaqej ne k…

  11. ari says:

    Kete vent munde ta quash bordello e madhe dhe jo vend i shenjt

  12. Ujii says:

    Bre a po thu qe funksjonon se ne vend kisha ardh jo qe per diqka me funksjonu po per argetim kush do te beje sex me mua le te vie ne durrs ne shqiperi k*** do p***.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje