Samer: Rrezikova jetën në 1997

21 Nëntor 2014, 15:21Sport TEMA

Staphylococcus aureus. Ky eshte emri i bakterit, qe Matias Samerit i ndryshoi jeten, e qe per pak sa nuk ja mori ate.

Fituesi i Topit te Arte ne vitin 1996, njohu majen e suksesit profesional, por vetem nje vit me pas karriera e tij u shkaterrua pikerisht prej ketij bakteri imun ndaj antibiotikeve, raporton Sport News.

Ne nje interviste te dhene per mediat e vendit te tij, Matias Samer zbuloi se kishte rrezikuar jeten pikerisht si pasoje e ketij bakteri.

Me 13 tetor 1997, Samer u shtrua ne nje klinike te Berlinit per nje nderhyrje rutine ne gju, por ne fakt gjerat nuk shkuan ashtu sic pritej.

Pas operacionit, mbrojtesi i Borussia Dortmund ndjente dhimbje, fryrje ne trup dhe temperature te larte.

“Mjeket folen menjehere me bashkeshorten time dhe i dhane shume pak shpresa duke e pergatitur per me te keqen. Kete ajo ma tregoi me vone, kur makthi kishte perfunduar. Ne ate periudhe gjithcka dukej e erret dhe mundesite qe gjerat te ktheheshin si me pare ishin te vogla. Asnje antibiotik nuk pati efekt, por atehere kur une isha ne prag te vdekjes mjekimi i fundit dha rezultat duke me shpetuar jeten”, shprehet ai.

Sot Samer mbulon postin e drejtorit sportiv te Bajernit, por 17 vjet me pare rrezikoi te humbte jeten, ose te mbetej invalid. Qe pas asaj nderhyrjeje kirurgjikale ai nuk mundi te luante me kurre:

“Nese nuk do te isha perballur me ate semundje atehere do te mund te kisha vazhduar karrieren time futbollistike edhe per 4-5 vite te tjere. Sot nuk mund te vrapoj as me femijet e mi. Gjithsesi, jam shume mirenjohes per jeten, jam mirenjohes qe gezoj familjen time dhe qe serish jam i pranishëm ne boten e futbollit. Familja dhe futbolli jane busulla e lumturise time”

1 komente në “Samer: Rrezikova jetën në 1997”

  1. ülokiju anticensurë says:

    ?????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje